LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk lëvizte, u ndjeva shumë keq, nuk dija ç’ti bëja”/ Vëllai i Adriatik Alimadhit tregon ditët e vështira tek Infe

30 Prill 2020, 10:33 Nga DOSJA
“Nuk lëvizte, u ndjeva shumë keq, nuk dija ç’ti

Tiranë- Vëllai i deputetit Adriatik Alimadhi,  Fatos Alimadhi, përmes një statusi në Facebook bën me dije se edhe ai është prekur nga COVID 19. Ai tregon se është shtruar në spitalin Infektiv, madje ka qenë në të njëjtën dhomë me vëllain e tij, për të cilin është kujdesur, pasi gjendja e tij shëndetësore për disa ditë me radhë ka qenë e rënduar. Në rrëfimin e tij, ai tregon me detaje simptomat, gjendjen e tyre dhe tronditjen e të afërmve.

“Ai pothuajse nuk lëvizte fare dhe të gjitha shërbimet i’a bëja unë. E njëjta situatë vazhdoi për ditë të tëra. Në datën 8 të këtij muaji i bënë një skaner. Nga bisedat që bëra më thonë që skaneri nuk kishte dalë fortë mirë dhe adriatiku nuk duhet ta marrë këtë informacion. U ndjeva shumë keq dhe nuk dija çtë bëja. Në këtë situatë ishte doktor maksi, të cilin e falenderoj pasi me ndërhyrjen e tij e qetësoi situatën. Ai i bëri të ditur se skaneri ka dalë pak më mirë se herën e parë. Një gënjeshtër e bardhë që duhej në atë moment për pak kurajo”, tregon ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:
Përshëndetje miq dhe të afërm, Me këtë status po i’u rrëfej historinë time në luftën me covid 19… U bë gati një javë që kam dalë nga spitali por nuk i’ u njoftova për shkak të gjendjes jo të mirë të tim vëllai, adriatikut i cili ndodhej në reanimacion të sanatoriumit. Mëngjesin e 24 marsit u zgjova me disa shenja që përkonin me ato të covid 19: temperaturë, ethe, dhembje koke, dhembje fyti, dhembje trupi e sidomos dhembje mesi e barku. E kalova ditën e parë duke përdorur paracetamol. Edhe dy netët më pas ishte e njëjta situatë. Paracetamolët, limonat dhe hudhrat nuk po bënin më efekt. Në mbrëmjen e ditës së tretë vendosa të marrë 127. I mora dhe i’u shpjegova gjendjen në të cilën ndodhesha. E dini cila ishte përgjigjja e tyre? Izolohuni në një dhomë më vete dhe kur të keni temperaturë pini paracetamol. U mundova t’iu mbushja mendjen por ishte e kotë. Ata vazhdonin me të tyren, më tepër si organ këshillues, me pak fjalë, si avokati i popullit. Pas dy orësh i telefonoi era, vajza ime e madhe por ata sërish vazhduan të jenë këshillues.
Kështu unë vazhdova duke menduar kalon sot e kalon nesër. Të dielën në mbrëmje i telefonon vëllai i vogël e i’u thotë për gjendjen time por ata sërish këshillues. Më pas i telefonon vëllai i madh, flamuri dhe siç duket ky i’u erdhi hakut. Më telefonojnë dhe më thonë që ishin urgjenca e infektivit. Interesoheshin për gjendjen time, gjithashtu qe do vinin të më merrnin me ambulancë. Pas një ore mbërritën pranë shtëpisë dhe unë përfundova në urgjencën e infektivit. Më morën tamponin dhe me thanë se përgjigjja dilte për 24 orë. Ju thashë që nuk kisha problemin tim por të familjes pasi edhe ata kishin simptoma të covid-19 por nuk më dëgjuan. Ditën tjetër në mbrëmje erdhi lajmi që pritej, isha pozitiv. Më pyetën çfarë e kisha alimadhin tjetër që kish ardhur 3 ditë para meje. I’u tregova që jam i vëllai dhe kështu përfundova në të njëjtën dhomë me adriatikun. Kalova gati një javë në spital në një gjendje jo të mirë por shumë shpejt e mora veten. S’do i harroj tre ditët e para ku veç të tjerave mu bënë kryqet dhe brinjët copë. Dysheku i krevatit ishte skandaloz. Deri sa e ndreqëm atë punë me një dyshek tjetër. Me disa vuajtje por e kalova. Nuk kisha hallin tim por te tim vëllai pasi gjendja e tij u përkeqësua jashtëzakonisht. Ai pothuajse nuk lëvizte fare dhe të gjitha shërbimet i’a bëja unë. E njëjta situatë vazhdoi për ditë të tëra. Në datën 8 të këtij muaji i bënë një skaner. Nga bisedat që bëra më thonë që skaneri nuk kishte dalë fortë mirë dhe adriatiku nuk duhet ta marrë këtë informacion. U ndjeva shumë keq dhe nuk dija çtë bëja. Në këtë situatë ishte doktor maksi, të cilin e falenderoj pasi me ndërhyrjen e tij e qetësoi situatën. Ai i bëri të ditur se skaneri ka dalë pak më mirë se herën e parë. Një gënjeshtër e bardhë që duhej në atë moment për pak kurajo. Ai i tha dhe disa këshilla për tu bërë sa më i besueshëm. Erdhi dhe doktori i cili kujdesej vazhdimisht për ne por nuk tregoi realitetin. Gjendja ishte e rëndë. Im vëlla luftonte çdo ditë e çdo natë me të keqen. Situata vazhdonte e tillë me një përmirësim të lehtë. Pas 2 testeve të bëra rezultuam negativ. Më vonë, të hënën e datës 21 të këtij muaji i bënë skanerin tjetër. Doktoresha na njoftoi për skanerin i cili kishte një përmirësim por duhej të transferohej në sanatorium. Me gjithë këmbnguljen e tim vëllai për të qëndruar aty doktoresha ishte e vendosur për ta kaluar në sanatorium pasi aty ishin specialistët për mushkritë. Vendim i drejtë, por unë gjykoj se duhej të ish marrë më herët.
Ditën tjetër me ambulancë i’u drejtuam sanatoriumit. Adriatikun e shtruan në reanimacion kurse unë duhej të kthehesha në shtëpi. Kthimi im në shtëpi e tensionoi situatën. Familjarët mendonin se gjendja e adriatikut ishte më e rëndë derisa ishte shtruar në reanimacion. Nuk kishim as mundësi komunikimi, e më në fund gjetëm mundësinë nëpërmjet një doktori i cili na informonte mbi gjendjen e vëllait. Ditët e para mjekët e paraqitën gjendjen të rënduar. Me kalimin e ditëve im vëlla e mori veten dhe doli nga reanimacioni e tani ndodhet në një nga dhomat e spitalit. Sot, gjendja e tij është më e qëndrueshme dhe më e mirë. Me kurajo, me forcë, me vullnetin e tij të hekurt, me fizikun e fortë ja doli të fitojë këtë luftë. Gjatë ditëve të qëndrimit në spitalin infektiv kisha edhe një detyrë të vështirë. Duhet t’iu komunikoja gjendjen time dhe të adriatikut miqve dhe të afërmve. Më të vështirë e kisha kur flisja me gocat e tikut dhe mbesat e mija kelën dhe geçin që ndodhen në turqi por edhe me sheqeren bashkëshorten e adriatikut. Mundohesha ta bëja gjendjen sa më të mirë për ti qetësuar. E vështirë ishte edhe me vëllezërit, nipërit, pasi që të gjithë ishin shumë të shqetësuar. Por edhe me miqtë dhe dashamirësit tanë ishte e vështirë. Të gjithë kërkonin informacion për shëndetin e adriatikut. Tani që gjendja e adriatikut është përmirësuar me pa durim po e presim të kthehet midis nesh. Forca adriatik! Mos harro se të duam shumë! Ardhja juaj në familje do na qetësonte të gjithëve. Një falenderim të sinqertë dua të shpreh për stafin mjekësor që na shërbyen sikur të ishim familjarët e tyre. Janë heronjtë e vërtetë në këtë betejë. Nuk dua të harroj dhe një këshillë për të gjithë, Ruhuni dhe tregoni kujdes për veten dhe familjaret tuaj! Mirenjohje dhe respekt… Fatos alimadhi!

Deputeti Adritatik Alimadhi  ka fituar betejën me COVID-19, por po qëndron sërish në spital. Mësohet se ai ka dalë nga reamimacioni dhe se gjendja e tij është përmirësuar. Pak ditë më parë reagoi edhe vetë deputeti, i cili tregoi se ndihet më mirë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi fatos alimadhi adriatik alimadhi fatos alimadhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj