"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
‘Nuk lahesh dot se je shumë pis!’/ Kush është ish-gjykatësi Arben Vrioni, si e liroi para kohe nga burgu Lul Berishës,
17 Prill 2020, 20:00Nga DOSJA
ELBASAN– Mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit i është vënë flaka dy makinave të ish-gjyqtarit Arben Vrioni, i cili është shkarkuar nga Vettingu. Ai u shkarkua nga posti i Apelit të Durrësit në 22 nëntor të vitit të shkuar, pasi nuk justifikonte 85 mijë dollarë.
Gjatë gjithë procesit, Vrioni tentoi që të shtynte hetimin në tre shtylla të figurës së tij, me pretendimin se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe. Megjithatë procesi vijoi edhe pa pjesëmarrjen e tij, duke sjellë edhe largimin e tij nga detyra. Emri i tij ka qënë i lakuar bashkë me atë të shumë personave të njohura të botës së krimit në vend.
Në dhjetor të vitit 2016, gjyqtari i Apelit në Durrës Arben Vrioni ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila liroi nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, pesë vite para afatit. Vendimi i marrë nga Apeli shkaktoi edhe reagime të forta, sidomos nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili kërkonte kapjen e gjithë atyre që ai i quante “peshq të mëdhenj”.
Ai është një nga gjyqtarët, për të cilët anëtarët e grupit të Shullazit kërkonin dorëheqjen, ndërsa u zbulua se ai ishte goditur me automjet nga vëllai i Gilmando Danit dhe ishte marrë në mbrojtje nga Policia. Gjatë një seancë, mësohet se Dani ishte shprehur se gjyqtari Vrioni kishte konflikt interesi pasi kishte gjykuar edhe çështjen “Vollga”.
“I nderuar nuk mund të lahesh me dosjen tonë sepse je shumë pis. Ta bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë!”.
Ish-gjyqtari Vrioni u largua nga gjykimi i çështjes në verën e 2018 pas hedhjes së shortit.
Lidhur me rastin Vrioni është shprehur se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të ketë kryer sulmin ndaj tij, megjithatë ka shtuar se prej muaj është në ‘vetëmbrojtje’ prej dosjes “Shullazi”. Arben Vrioni ka qënë gjyqtar në Apelin e Durrësit, por vitin e shkuar u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikonte pasurinë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero, është emocionuar sot në mbremje dhe i janë mbushur sytë me lot. Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Pipero u su...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka folur sot për situatën e COVID-19 dhe ka dhënë këshillat e tij se si të mbrohemi. Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë ...
LUSHNJE– Një ngjarje që rrallë kemi fatin ta shohim, është parë dje nga banorët e Lushnjës.Një shi meteorësh. Kanë qenë të shumtë njerëzit që fillimisht u...
ELBASAN– Dy makina janë përfshirë nga flakët pranë bulevardit të qytetit të Elbasanit, rreth 500 metra larg stadiumit “Elbasan Arena”. Mësohet se një prej tyre ...
TIRANË- Mjeku, Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë për koronavirusin nuk e përjashton mundësinë që virusi të ketë qarkulluar në vendin tonë...
ITALI– Veprimi i një shqiptari në Torino të Italisë ka tmerruar fqinjët e tij, aq sa kanë telefonuar Policinë. Pasi panë 49-vjeçarin shqiptar me rroba me...
VLORË– Efektivi i Policisë, Ardjan Shehaj është vetëplagosur mbrëmjen e sotme teksa po pastronte armën e tij të shërbimit.Burime të Dosja.al bëjnë me dij...
FIER– Zjarr në zonën e Fakullës në Fier, ku flakët nuk kanë kursyer hapësira të tëra të mbjellura me ullinj. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse t...
ITALI- COVID-19 ka gjunjëzuar Italinë, por disa shqiptarë që jetojnë aty kërkojnë dhe gjatë kohës së pandemisë të vijojnë aktivitetin e tyre kriminal. Mediat në...