"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
10 Maj 2020, 12:03Nga DOSJA
ITALI-Pandemia e koronavirusit ka bërë që futbollisti i Interit,Christian Eriksen, të jetojë ditët më të vështira të jetës së tij në shtetin italian. Ish-ylli i Tottenham, u bashkua me zikaltërit në janar, por arriti vetëm tetë paraqitje për klubin e tij para se Covid-19 të bllokonte futbollin. Ankthi filloi kur duhej një vend për fjetur, pasi hotelet ishin të mbyllura për shkak të vendimit të qeverisë. Dane mendoi të pyeste disa nga shokët e tij të rinj, nëse mund të flinte në divanet e tyre, por zgjodhi të qëndronte në qendrën stërvitore të “Sunning”.
“Kam menduar të flas me Romelu Lukaku dhe Ashley Young, por ata ishin me familjen për t’u kujdesur, dhe 14 ditët e fjetjes në divanin e dikujt janë shumë të gjata,” tregoi Eriksen për The Sun.Në vend të kësaj, unë përfundova në qëndren stërvitore të klubit me një kuzhinier dhe pesë anëtarë të stafit që zgjodhën të karantinojnë veten aty për të mbrojtur familjet e tyre.”
Makthi i Eriksen u përkeqësua edhe një herë kur doli për Pazar por u ndalua nga poilicia gjatë masave të rrepta të bllokimit.
“Policia më ndaloi dhe me italishten time të keqe më duhej të shpjegoja se çfarë po bëja, ku po shkoja dhe pse isha jashtë shtëpisë,” tha ai, para se të vazhdonte të shpjegojë metodat e stërvitjes që Interi i ka dhënë mesfushorit danez.
“Ne ndjekim orarin e stërvitjes të dërguar nga klubi gjithashtu edhe dietën. Unë kam qenë duke vrapuar në bodrumin e parkingut dhe kam llogaritur se mund të vrapoj 35 metra, pastaj duhet të bëj një kthesë dhe të vrapoj 35 metra mbrapa.Unë nuk e kam prekur topin në shtatë javë. Ka qenë periudha më e gjatë pa futboll në jetën time dhe me të vërtetë kam filluar të mërzitem.” Përfundon Eriksen
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOLUMBI-Me Tino Asprilla si shok skuadre me siguri nuk mërzitesh. Sulmuesi kolumbian mbërriti në Parma në vitin 1992, mes festave, femrave e shakave, mori me ve...
ANGLI- Piloti i Mercedes,Lewis Hamilton arrin të gjejë aspekte pozitive në pauzën që urgjenca e koronavirusit detyroi Formula 1 të mbyllte çdo aktivitet....
ITALI-Del Piero dhe Ronaldo “Fenomeni” ishin drejtpërdrejtë në Instragram, dy legjendet kujtuan të shkuarën e tyre në futbollin italian, por edhe përplasjen e f...
ANGLI-Koronavirusi vazhdon të prodhojë debate të mëdha në shtete të ndryshme, atje ku disa figura të njohura e mendojnë se kjo pandemi është tërësisht e krijuar...
SPANJË-Gerard Pique është parë në shëtitje me familjen pas shumë javësh të kauara në karantinë për shkak të coronavirus-it. Mbrojtësi i Barcelona-s ka shij...
Modelja e fitnesit, Lusia Javorçekova, nuk është nga ato që e durojnë karantinën.Bukuroshja sllovake i ka thyer të gjitha rregullat dhe ka vendosur të pr...
GJERMANI-Tani është vendosur. Bundesliga gjermane do të rifillojë aktivitetin më 16 maj. Kampionati u ndërpre në javën e 25-të dhe çdo skuadër do të zbre...
Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenalit, ka folur mbi hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo në dekadën e fundit në botën e futbollit. Sipas tij, atyre po iu vjen f...
Fabio Cannavaro po bëhet gati për lëvizjen e radhës. Ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe Juventus aktualisht po punon si trajner i Guangzhou Evergrande në Kinë.Ital...
Bundesliga 2 duket se nuk do të nisë ashtu si mendohej. Koronavirusi vazhdon të jetë problem në Gjermani, pasi Dynamo Dresden ka bërë testet e fundit për Covid-...