Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm KPK-ja ka shkarkuar nga detyra kreun e gjykatës Tropojë, Dritan Secin pasi kishte probleme me pasurinë, duke e mosjustifikuar atë.
Sipas KPK-së Seci ka bërë deklarim të rremë në pasurinë e tij, nuk e ka justifikuar dhe ka bërë shkelje në disa vendime gjyqësore.
Trupi gjykues që mori këtë vendim ndaj Secit përbëhet nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici, të cilët hetuan në të tria kriteret e rivlerësimit. Seci e ka filluar detyrën si gjyqtar në Gjykatën e Tropojës që në vitin 2004, disa vite më vonë u emrërua në krye të këtij institucioni.
Pasuria:
Për Dritan Secin KPK-ja bëri hetime përqëndruar në apartamentin 76 metra katrorë në Tropojë, të blerë në vitin 2012 për 2.2 milionë lekë.
“Rezulton se ka mospërputhje në deklarimin e çmimit të objektit dhe nga analiza e financiare rezulton se subjekti dhe bashkëshortja nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme për të bërë investimet në vitin 2012.
Probleme janë konstatuar edhe në lidhje me makinën e blerë në vitin 2004, të cilën gjyqtari e ka deklaruar të blerë për 250 mijë lekë. Por nga hetimi rezulton se ky mjet, në bazë të kontratës së shitblerjes është shitur për 200 mijë lekë”, u shpreh KPK-ja në seancën dëgjimore të së premtes.
Në lidhje me përdorimin e një apartamenti në Tiranë, në pyetësorin e KPK-së Seci kishte deklaruar se e kishte përdorur këtë apartament pa dokumentacion dhe kontratë. “OSHEE ka depozituar pranë KPK-së, dokumentacionin e dorëzuar nga vetë subjekti për ndryshimin e emrit të kontratës. Kështu, gjyqtari ka depozituar një kontratë porosi për blerjen e këtij apartamenti, që kishte në përdorim për 50 mijë euro”, shpjegoi relatori.
Për këtë apartament gjyqtari Dritan Seci ka shpjeguar se, është e vërtet që në 2008-ën është lidhur kontrata e porosisë për blerjen e këtij apartamenti, ku ka paguar edhe shumën 4 mijë euro por likuidimi i shumës së plotë nuk është bërë asnjëherë, pasi kishte vendosur të merrte një tjetër apartament. “Për shkak të miqësisë, e kam përdorur në vitet 2014- 2015 dhe kontratat e ujit dhe dritave kanë ngelur për shkak të neglizhencës”, është justifikuar Dritan Seci.
“Rezulton se subjekti ka fshehur apartamentin e banimit në Laprakë, të porositur me kontratën e porosisë në vitin 2008, me çmim 50 mijë euro. Kjo pasuri dhe pagesat përkatëse nuk rezultojnë të paguara nga ana e subjektit. Të gjitha këto tregojnë se kemi të bëjmë me një deklarim të rremë, pasi është deklaruar vetëm në përdorim për këto dy vite. Duket se ky apartament banimi vazhdon të jetë ende në përdorim të tij”, tha relatori i çështjes.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ushqimet jashtë standardit apo shpesh herë edhe të skaduara, janë një ndër problemet më të hasura. Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, K...
TIRANË– Këto janë titujt kryesor në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
TIRANË– Këto janë titujt kryesor në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton mjetet lundruese për kohë të paqëndrueshme, shoqëruar me erë të fortë dhe dallgëzim të lartë në det.Për këtë arsye kjo d...
Angli- Prestigjozja britanike “The Sun”, i ka kushtuar një artikull historisë se si janë krijuar bandat shqiptare në Britaninë e madhe.Në shkrimin me titull “Ma...
Ndonëse ditët e fundit për shumë prej nesh u duk sikur dimrit i erdhi fundi dhe për këtë vit dhe vera po vinte me shpejtësi, sinoptikanët japin lajmin e keq.Mot...
Grupi hetimor që po heton ekzekutimin mafioz të ish-policit Arben Bilali në 30 Janar në Tiranë ka krijuar identikitin e dy personave që morën pjesë në atentat.N...
TIRANË- Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, njëherësh drejtor i Inspektoriatit Qendror, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar propozimin e një...
Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Peshkopi, ku konflikti mes dy personave ka degraduar në përdorimin e armëve.Burime bëj...
DIBËR- Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Aksin-Maqellarë-Peshkopi, ku për pasojë kanë humubr jetën dy persona.Nga të dhënat ...