Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
TIRANË-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është përgjigjur kritikave të deputetit Artur Roshi, i cili tha se nga tekstet shkollore janë hequr figura të rëndësishme dhe janë glorifikuar disa të tjerë me të padrejtë, ata që kanë 0 kontribut.
Shahini sqaroi, se librat e historisë janë të hartuara nga grupe autorësh, midis të cilëve pedagogë dhe historianë. Më tej ajo shtoi se tekstet janë të shkruara sipas kritere të përcaktuara nga Këshilli i Europës.
“Historia letërsia gjeografia dhe artet janë lënë shkollore dhe fusha të pashtershme të debatit kombëtar. Debati kombëtar rezulton në mënyrën më të mirë për ti përcjellë te gjeneratat e tjera dhe për t’i përdorë për zhvillimin e shoqërisë. Librat e historisë shkruhen nga grupe autorësh, janë pedagogë, pjesë e institutive të historisë, shkruhen sipas kritereve të përcaktuara nga KiE. Paraqiten faktet dhe që i jep mundësi nxënësit të hulumtojë”, tha Shahini.
Më pas Roshi u afrua sërish tej foltorja dhe këtë herë u kap me filmat e prodhuar nga kinostudio “Shqipëria e Re”. Roshi kërkoi ndalimin e këtyre filmave, me argumentin se përhapin ideologjinë komuniste dhe frymën e luftës midis kategorive të ndryshme shoqërore.
“Vazhdojmë të prodhojmë një histori të gënjeshtërt, për të përmbushur tekat dhe për t’i dhënë lavdi një klike pse jo edhe kriminale që kishte të gjitha pushteten në dorën e saj për 50 vite. Janë dhunuar, plackitur e vrarë më shumë njerëz sesa nga pushtimet e huaja. Njerëz që ende nuk kanë marrë pronat e tyre dhe as vendin që takon në shoqëri. Një shoqëri e helmuar nga e shkuara që mbahet gjallë nga tekste shkollore dhe filmat e pavlerë prodhuar nga kinostudio “Shqipëria e Re”. Filma që duhen shpallur të ndaluar sepse përhapin ideologjinë komuniste dhe frymën e luftës midis kategorive të ndryshme shoqërore. Filma që nuk kanë asnjë cilësi“, u shpreh Roshi.
(k.m/g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor të institucionit që ajo drejton. Ajo u shpreh se mungesa e një sistemi ...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ishte gjithashtu pjesëmarrës në ceremoninë e inagurimit të memorialit të holokaustit tek liqeni Artificial. Veli...
TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar se në Shqipëri është krijuar një tension artificial dhe ende nuk ka një datë për zgjedhjet. Ky reagim i...
TIRANË- Nis seanca plenare. Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se është shqetësuse që 30-vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në librat e hist...
TIRANË -Deputeti Artur Roshi, i cili kërkoi interpleancë me ministren e Arsimit, listoi nga foltorja e Kuvendit pyetjet për Shahinin. Roshi kërkoi llogari ...
TIRANË -Seanca parlamentare e ditës së sotme, nisi me një replikë midis kreut të Koservatorëve, Kujtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Shk...
TIRANË– Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler ka mbajtur një fjalë të shkurtër në përurimin e memorialit të holokaustit në Shqipëri. Në fjalë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë në përurimin e memorialit të holokaustit në Shqipëri, ku edhe ka treguar rolin e shqiptarëve gjatë luftë...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ishte gjithashtu pjesë e ceremonisë së përurimit të memorialit të holokaustit në Shqipëri. Kim, në fjalën e saj, vl...