LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk ka qenë i saktë dhe i sinqertë”/ KPA lë në fuqi shkarkimin: Alltun Çela cënoi besimin te drejtësia

25 Shtator 2020, 17:02 Nga DOSJA
“Nuk ka qenë i saktë dhe i sinqertë”/ KPA lë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA la në fuqi vendimin e shkarkimit të ish-kryetarit të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, por dha një vlerësim të ndryshëm mbi kriterin e figurës dhe profesionalizmit nga shkalla e parë e vetingut.

Trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari argumentuan se gjyqtari Çela gjendej në kushtet e konfliktit të interesit dhe shkelje serioze të etikës –duke cënuar besimin e publikut te drejtësia.

Për kriterin e figurës, KPA rrëzoi një raport negativ të DSIK-së, duke e konsideruar atë të paprovuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kolegji i dha të drejtën ish-gjyqtarit Çela mbi disa prej shkaqeve të ankimit, por i konsideroi ato të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Komisionit.

KPA i vlerësoi si të pabazuara e të paprovuara pretendimet e subjektit lidhur me shkelje të Komisionit në aspektin procedural, si dhe ka rrëzuar shkaqet e ankimit të tij për diskriminim dhe shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Problemet për pasurinë

Pasi shqyrtoi pretendimet e ish-gjyqtarit Çela si dhe të gjitha provat dhe aktet e administruara nga Komisioni gjatë hetimit administrativ, Kolegji arriti në përfundimin se subjekti ka kryer deklarime të rremë dhe të pasakta për pasurinë.

Sipas KPA, Çela nuk ka arritur të shpjegojë mospërputhjen e sipërfaqes 500 m² të shtëpisë dhe truallit në fshat, të përfituar me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi, AMTP në vitin 1994, që më pas e ka regjistruar si pronë me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Delvinë të datës 12 tetor 1995, me sipërfaqe prej 600 m².

Pretendimet e Çelës se sipërfaqja truall prej 600 m2 përbëhet nga 100 m2 shtëpi dhe 500 m² truall, ku sipërfaqja e truallit në funksion të banesës nuk përllogaritet, u cilësua si alogjik nga Kolegji.

Trupi gjykues i Kolegjit vëren gjithashtu se disa elemente të vendimmarrjes nga Gjykata e Rrethit Delvinë për njohjen e kësaj pronësie, përbëjnë shkak për të arritur në konkluzionin që subjekti i rivlerësimit ka cënuar besimin e publikut.

Kolegji e mbështet këtë konkluzion në faktin se gjykata që drejtonte Çela i ka njohur pronësinë të atit të tij mbi një shtëpi në një sipërfaqe trualli që është evidentuar një vit më herët nga AMTP-ja, të lëshuar në emër të vetë subjektit. Ndërkohë, pak muaj më pas, i është dhuruar ish-gjyqtarit Alltun Çela nga i ati.

Sipas Kolegjit, vendimi gjyqësor është dhënë brenda 6 ditësh nga data e regjistrimit, në një kohë mjaft më të shkurtër krahasuar edhe për kategoritë specifike të procedimeve civile që për nga natyra kërkonin përparësi.

“Me fjalë të tjera, pak muaj pas emërimit të subjektit të rivlerësimit kryetar, gjykata që ai drejtonte i ka njohur babait të subjektit të rivlerësimit pronësinë mbi një shtëpi dhe ka tejkaluar kufijtë e dokumentacionit ligjor me 100 m2, brenda gjashtë ditësh pune [regjistruar më 06.10.1995 dhe gjykuar më 12.10.1995] sipas ligjit të kohës,” thuhet në vendim.

Lidhur me shtëpinë tjetër në qytetin e Sarandës, të ndërtuar para viteve 1990, me sipërfaqe objekti 48,9 m² dhe me shtesë të ndërtuar mbi banesën ekzistuese me sipërfaqe 110 m², Kolegji vlerëson se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të rremë lidhur me sipërfaqen e banimit, si në deklaratën periodike, ashtu edhe në atë veting.

Çela kundërshtoi në ankim përfundimet e Komisionit se ka bërë deklarim të rremë dhe të pamjaftueshëm në lidhje me sipërfaqen e apartamentit dhe shtesën e tij. Por Kolegji vëren se Çela nuk ka qenë i saktë në deklarimin e kësaj pasurie ndër vite apo gjatë procesit të rivlerësimit, pasi rezultojnë situata që ai nuk ka mundur t’i shpjegojë dhe t’i justifikojë bindshëm para Komisionit apo në ankim.

Sipas KPA, Çela nuk ka qenë i saktë dhe i sinqertë, qoftë në deklarimin e sipërfaqes së disponuar prej tij si banesë; për vlerën e shpenzuar; për veprimet e ndërmarra për ndërtimin e saj dhe me regjistrimin me vendim gjykate, duke disponuar përtej asaj çfarë diktonte leja e dhënë për rikonstruksionin e banesës ekzistuese.

Kolegji sjellë në vëmendje se subjekti i rivlerësimit përzgjedh dispozitat ligjore në mënyrë të pjesshme dhe qëllimisht konfuzuese.

Sipas Kolegjit, nga vendimi i gjykatës Sarandë për njohjen e pronësisë në vitin 2013 të kësaj pasurie, rezultojnë të paktën tri probleme esenciale në dokumentacionin mbështetës të paraqitura nga subjekti dhe të pranuara e referuar nga gjykata. Akti i kolaudimit daton dy vjet përpara përfundimit të punimeve; kolaudatori është edhe përfaqësues i shoqërisë së ndërtimit që sipas Kolegjit është në kundërshtim me ligjin dhe se ky akt duhej të ndiqte një rrugë institucionale që përfshinte urbanistikën dhe ZRPP-në Sarandë.

Kolegji ngre edhe dyshime për ndikim të ish-gjyqtarit Alltun Çela në vendimmarjen e gjykatës për këtë pasuri, që rezulton të jetë dhënë brenda 20 ditësh nga regjisrimi i çështjes.

“Në kushtet që subjekti i rivlerësimit ka zgjedhur t’i drejtohet gjykatës për të bërë regjistrimin e pasurisë me parashkrim fitues në 2013-ën, pas një harku kohor prej 9 – 11 vitesh nga përfundimi i ndërtimit, për një pasuri të cilën de facto dhe më pas de jure e ka zgjeruar më shumë se 4-fishin e sipërfaqes së blerë në vitin 1995, krijon bindjen se përzgjedhja e kësaj rruge ligjore për regjistrimin e kësaj pasurie është bërë edhe për shkak të aksesit që subjekti i rivlerësimit kishte në gjykatën në të cilën ai ushtronte edhe detyrën e drejtuesit,” thotë Kolegji, duke e konsideruar këtë cenim të besimit të publikut te drejtësia.

Qëndrimi ndryshe për figurën

Kolegji çmon se Komisioni nuk arriti të provojë me dokumente dhe argumente bindëse se faktet e parashtruara në dokumentin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit Klasifikuar, DSIK plotësojnë rrethanat për shkarkimin nga detyra të subjektit.

Sipas KPA, elementet e identifikuara gjatë hetimit administrativ në Komision, që referojnë dyshime për veprime të paligjshme me natyrë korruptive dhe ndikim të paligjshëm në disa çështje gjyqësore, nuk kanë lidhje me figurën, por me profesionalizmin.

Në vendimin e KPA-së thuhet se grupi i punës së DSIK-së nuk rezulton të ketë referuar të dhëna konkrete për kontakte të papërshtatshme të subjektit të rivlerësimit me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe se as Çela nuk ka deklaruar të kishte pasur kontakte të tilla.

Trupi gjykues vëren se rastet e referuara në raportin e DSIK-së, që ngrenë dyshime për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Por në mungesë të provave apo hetimit nga ana e Komisionit, nuk përmbajnë elemente të qenësishme që të cilësohen me ndikim në vlerësimin e kriterit për kontrollin figurës.

Trupi gjykues shprehet se qëndrojnë pretendimet e Çelës lidhur me vlerësimin e kontrollit të figurës, pasi nuk ndodhet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm. Ndërkohë, Kolegji vëren se nuk qëndron shkaku i ankimit për shkelje të garancive për një proces të rregullt ligjor dhe një qëndrim jobjektiv, paragjykues e armiqësor nga ana e Komisionit.

Konflikti i interesit

KPA arrin në përfundimin se ish-gjyqtari Alltun Çela ka ushtruar detyrën në kushtet e konfliktit të interesit dhe në shkelje serioze të etikës, duke konstatuar papërshtashmërinë për kriterin e profesionalizmit.

Trupi gjykues vëren se Komisioni nuk ka referuar bazën ligjore se ku është mbështetur vlerësimi për konkluzionet e arritura për cilësi të papranueshme në punë të gjyqtarit Çela; gjykim nën nivelin mesatar dhe se nuk është efektiv. Në vazhdim të arsyetimit, KPA evidenton faktin se relatori i çështjes në KPK nuk ka propozuar vlerësimin “i papërshtatshëm” dhe Komisioni nuk ka disponuar me masën disiplinore të shkarkimit nga detyra.

“Kjo zgjedhje e bën të paqartë të kuptohet nëse shkeljet/mangësitë e konstatuara nga gjetjet gjatë rivlerësimit të aftësive profesionale nuk kanë qenë në atë masë sa mund të justifikohet dhënia e kësaj mase disiplinore”, vëren trupi gjykues, duke e konsideruar përfundimin e KPK “të paargumentuar bindshëm”.

Kolegji trajton konfliktin e interesit të identifikuar në gjykimin e disa çështjeve me palë ndërgjyqëse H.Ç., me të cilin ka patur marrëdhënie miqësore.

Në vendim thuhet se që prej vitit 2000, në të paktën pesë raste, ish-gjyqtari Alltun Çela ka gjykuar çështje dhe ka marrë vendime në favor të H.Ç., që në disa raste ka qenë i përfaqësuar edhe nga motra e tij.

Miqësia mes tyre është vërtetuar nga komunikimet në rrjete sociale të administruara nga Komisioni dhe nga një takim i zhvilluar në Kanada. Sipas Kolegjit, disa prej vendimarrjeve kanë pasur të bëjnë me konflikte për pronat.

“Këto rrethana e vendosin subjektin e rivlerësimit në kushtet e konfliktit të interesit, duke cënuar në këtë mënyrë besimin e publikut te drejtësia”, vlerëson KPA.

Trupi gjykues i Kolegjit sjell në vëmendje se gjyqtarët kanë përgjegjësinë që edhe në jetën jashtëgjyqësore të jenë të vëmendshëm për të mos cënuar autoritetin e pushtetit gjyqësor dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

“…Trupi gjykues i Kolegjit vlerëson se veprimet e subjektit të rivlerësimit, duke krijuar marrëdhënie miqësore me individë të cilët i ka pasur palë në proces, sikurse ka ndodhur me subjektin e rivlerësimit, përbëjnë sjellje që minimalisht nuk i shërbejnë besimit të publikut te drejtësia”, citohet në vendim.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alltun çela kpa vettingu alltun çela kpa vettingu

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më