"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
25 Shtator 2020, 10:38Nga DOSJA
ITALI – Një çift shqiptar ka rënë nën prangat e policisë italiane pasi merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Bashkëshortët 40 dhe 37 vjeç, u arrestuan në Cesena, Savignano sul Rubicone në Itali mbrëmjen e së mërkurës.
Por çfarë ndodhi dhe si u arrestua çifti shqiptar nga policia italiane?
Në rrethin Cesare të komunës Savignano, personeli i policisë arriti të kuptojë praninë e një burri i cili duke ndalur pranë një institucioni publik, kishte një qëndrim të dyshimtë, që ua bëri më të thjeshtë efektivëve të policisë të kuptonin se ai është i përfshirë në aktivitetin e tregtimit të drogës.
Kontrolli ka provokuar te burri një gjendje të dukshme nervozizmi, pasi ai ka pasur me vete në atë moment lëndë narkotike. Për këtë arsye, policia zhvilloi kontrolle të makinës, brenda së cilës me një mbështjellje celefoni u gjet kokainë, shkruajnë mediat italiane.
Pas zbulimit të drogës policia vijoi kërkimin edhe në shtëpinë e burrit. Në këtë mënyrë u zbulua se edhe gruaja e tij merrej me këtë aktivitet.
Ajo u përpoq të largohej me shpejtësi duke mbajtur një qese, brenda së cilës, nga një kontroll i operuar u gjetën mbështjellësa të tjerë që përmbanin shumë kokainë. Gjithashtu në shtëpinë e çiftit shqiptar u gjet edhe peshore elektrike.
Arrestimi i dy bashkëshortëve u vërtetua të enjten në mëngjes nga Gjykatësi i Gjykatës së Forli, i cili urdhëroi arrestin shtëpiak në pritje të dënimit.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- OFL, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët 4 personave të dënuar, të cilët janë Tauland Starova, Marinelo Sula, Kliton Hoxha, Nderim ...
TIRANË– Saimir Taullau, i cili u arrestua ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut për llogari të drejtësisë zvicerane është një person mjaft i njohur për drej...
ELBASAN– U ekzekutua nga RENEA pas një rezistence të armatosur për më shumë se 5 orë, por Lefter Zhidru nuk ishte as fqinji më i mirë për banorët e pallatit në ...
VLORË– Në portin e Vlorës për shkak të motit të keq dhe dallgëve mbi 7 ballë në det ka detyruar autoritetet të pezullojnë lëvizjet e tragetit Vlorë-Brindi...
MAQEDONI E VERIUT– Saimir Taullau, i njohur në Shqipëri si rivali i fortë i Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjes, është vënë në pranga në Maqedoninë e Veriut...
TIRANË– Pas takimit të Kryeministrit të Shqipërisë në Stambol me Presidentin Turk, Rexhep Tajip Erdogan kanë qenë të shumta reagimet e mediave greke dhe a...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka lajmëruar dorëheqjen e prokurori Leonard Filopati, i cili ka në dorë dosjen e atentatit ndaj Preng Gjinit. I ftuar në studi...
ITALI- Një shqiptar sërish në telashe në shtetin fqinj. E.S., 40 vjeç nga Shqipëria duhet të përballet me akuzën e dhunës seksuale dhe dëmtimit personale...
TIRANË- Gëzim Dervishi, pronari i çerdhes në Durrës, ku u dhunua foshnja 18 muajshe, fajëson fëmijën se ka qenë grindavec. Pronari thotë se fëmija n...
ELBASAN– Pamjet që po shikoni vijnë nga shtëpia e Lefter Zhidrus, aty ku dhe ndodhi terrori i një dite më parë në qytetin e Elbasanit. Siç shihet dhe në ...