LIVE UPDATES
Politike

“Nuk falenderoi FSK e Kosovës”, Ministrja Xhaçka i përgjigjet Buzhalës: e shëmtuar të bësh politikë në kët

1 Dhjetor 2019, 11:28 Nga DOSJA

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar ndaj analistit Berat Buzhala, pasi ky i fundit përmes një psotimi në rrjetet sociale kishte treguar se ministrja Xhaçka kishte harruar të falenderonte për mbështetjen ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova.

Në reagimin e saj Xhaçka është shprehur se të bërit politikë gjatë këtyre ditëve fatkeqësie për vendin tonë është është një gjë e shëmtuar.

Në reagimin e saj ministrja e Mbrojtjes pasi shprehu falenderimet e saj, ka shkruar se të gjithë këto burra e gra kanë ardhur në Shqipëri për të e punuar e shpëtuar jetë dhe jo për të bërë foto për Facebook, siç bëhet rëndom.

Postimi i plotë: 

Është e shëmtuar të bësh politikë në këto ditë tragjike. Por është perverse që pikërisht sot, të përpiqesh të mbjellësh farën e dasisë mes shqiptarëve këndej e andej kufirit. E bëj këtë sqarim, jo për t’ju përgjigjur atij që e hodhi në shesh këtë teori të shëmtuar, por për hatër të gjithë atyre, që me të drejtë, shqetësohen kur dëgjojnë nga goja e një figure publike të flitet për urrejtje patologjike për Kosovën e mosmirënjohje të Ministrit të Mbrojtjes për djemtë e shkëlqyer të FSK. Postimi në FB të cilit i referohet ky pretendim i turpshëm erdhi pas një takimi të paplanifikuar paraprakisht me disa nga specialistët, që na kanë ndihmuar aq shumë në këto ditë tragjike. Rastisëm aty dhe ata që rastisën aty i takuam e i falenderuam. Aty nuk ishin djemtë e FSK, por nuk ishin po ashtu as kontigjentët amerikanë, kroatë, zvicerianë, grekë, serbë e izraelitë që po ashtu u bënë pjesë e operacioneve të kërkim shpëtimit. Sepse, ndryshe nga sa mendon analisti që e ngriti këtë stuhi në gotë, të gjithë këta burra e gra kanë ardhur këtu për të e punuar e shpëtuar jetë e jo për të bërë foto për FB e për të marrë dekorata.
I kam falenderuar unë e nuk ka ngelur përfaqësues i qeverisë jo e jo, po nuk ka ngelur shqiptar pa i falenderuar e pa u ndjerë krenar për punën e jashtëzakonshme të ekipit të FSK. Nuk kam pasur unë e nuk ka pasur asnjë shqiptar kurrë dyshim që vëllezërit kosovarë do na gjendeshin në orën tonë të tragjedisë, ashtu si ju gjendëm ne atyre kur tragjedia kish pllakosur andej kufirit. Ju jemi gjendur e na janë gjendur e do t’ju gjendemi e do na gjenden, jo sepse këto i shohim si mundësi për të bërë foto për FB, por sepse jemi një popull. Gjatë këtyre ditëve shqiptarët ia dolën të mahnisin botën mbarë me solidaritetin mes tyre. Është vërtet një turp i madh, në fakt është perverse, që në këtë situate të marrësh e të nxjerrësh një postim në FB nga një takim spontan e ta përdorësh pastaj me një poshtërsi të tillë si provë për një urrejtje patologjike mes shqiptarëve. E kuptoj luftën politike dhe kritikën politike. E kuptoj dhe e pranoj edhe pse të bësh politikë në kohën e një tragjedie të tillë është vërtet e ulët. Ama ndjej neveri, asgjë veç neverisë e përçmimit, për këdo që bën politikë duke nxitur dasinë mes shqiptarëve. Turp!

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të akstivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berat buzhala olta xhacka termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 berat buzhala olta xhacka termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll
Politike 1 Dhjetor 2019, 07:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë u shpreh se do të ngrihet një Komisionit për të informuar publikun lidhur mbi llojin e dëmit...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit