LIVE UPDATES
Insights

Nuk e njoh Tiranën time, e ka humbur nurin dhe hijeshinë e saj, E kam të pamundur të eci në këtë qytet ku është varrosu

30 Mars 2021, 20:53 Nga DOSJA
Nuk e njoh Tiranën time, e ka humbur nurin dhe hijeshinë e saj, E kam

Nuk e njoha Tiranën time
“ Ish plakur aq shumë, sa nuk njoha” -thoshte nëna shpesh teksa takonte ndonjë të njohur që kish vite pa e parë. Sa herë nëna e thoshte këtë shprehje, unë përfytyroja një njeri të mposhtur nga jeta. E vërteta është që vijmë në jetë, por edhe mposhtemi prej jetës.

Fati tragjik mund të na kërrusë, mund të na vyshkë, mund të na zbehë dhe mund të zhdukë çdo tipar rrëzëllitës që kishim dikur. Sytë treten në zbrazëti dhe gjymtyrët kryejnë mekanikisht funksionet e tyre. Shndërrohemi në të panjohur për të njohurit.
Prej vitesh jam larguar nga Tirana. U riktheva për të vizituar varrin e nënës. Na merr malli për të fjeturit e tokës dhe takohemi me ta veç në kujtime ose në banesën e tyre.
Në pallatin tim të vjetër, banonim në katin e pestë. Dikur shihja Dajtin nga dritarja e dhomës. Më pëlqente ta shihja veçanërisht të zbardhur. Tani nga dritarja ime e dhomës shoh ballkonin e një pallati shumëkatësh.

Ai ballkon është aq pranë dritares sime, sa mbrëmë dëgjoja të qarat e një foshnjeje që nuk pushonte. Në mesnatë pushoi. Mbase u lodh duke qarë.
Teksa zbres katet e pallatit për të shkuar në varreza, hedh sytë për të kërkuar me sy, vendin kur luaja dikur me fëmijët e pallatit. E kërkoj, por nuk e gjej askund. Shoh veçse një vilë dykatëshe dhe një dordolec të varur mbi majën e saj.

Çapitem në Tiranë dhe kthej kokën majtas e djathtas. Nuk e njoh Tiranën time. Kaloj pranë maternetit të kafshuar nga fadroma dhe më kujtohet rrëfimi i nënës sa here që kalonim pranë tij- Ti ke lindur këtu. Ka qenë një mbrëmje e ngrohtë pranvere dhe unë isha në katin e dytë. E sheh atë dritaren atje? Tek ajo dhomë të mbajta për here të pare në krahë. Ngre sytë dhe nuk e shquaj më atë dhomë.
Vazhdoj rrugën drejt qendrës. Kulla shumëkatëshe më zënë shikimin. Ndërtesa e bankës është tretur brenda tyre. E ka humbur nurin dhe hijeshinë e saj. Kthej sytë nga Sahati. Një bashkësi vinçash rrotullohen mbi kokën e tij. Monumenti i Skëndërbeut më duket krejt i zvogëluar. Lulishtja pas tij nuk më kujton më asgjë. Duket sikur dikush ka fshirë me gomë gjithë fëmijërinë time.

Vazhdoj të eci. Gjendem përballë Teatrit Kombëtar. Kërkoj me sy ndërtesën por në vend të saj shoh veç një hapësirë të rrethuar me llamarina. Mbi llamarina ka një mbishkrim me ngjyrat e ylberit që shkruan – “Tirana”. Mbaj mend që në sallën e Teatrit Kombëtar, në llozhë, në çastin që fikeshin dritat, im shoq më puthte shpesh.
Eci në xhiron e madhe. Në atë xhiro kur dikur dilja çdo pasdite. Mbi kokën e hotel “ Dajtit” rri pezull një vinç ngulur mbi një kullë. E shmang shikimin pasi me dhembin syte dhe kthej kokën nga ana tjetër. Një bashkësi gungash që imitojnë kodrat kanë pushtuar parkun e dikurshëm.

Vazhdoj të eci. Dy përbindsha betoni përballë piramidës. Piramida nuk është shembur, ama rrethohet me llamarina si teatri dhe atje shkruhet – “Rijetësim i piramidës.”
Marr kthesën për të parë këndin e lojrave. Gjendem përballë një kulle shumëkatëshe sa duket sikur do shembet nga çasti në çast.

Largohem. Kuptoj se këndi është zhdukur. Vazhdoj rrugën drejt liceut. E kam dashur shumë atë rrugë. Nga larg vë re kulla që kanë zëvendësuar stadiumin e dikurshëm.
Përbindësha shumëkatësh betoni që gërvishtin qiellin. Kjo nuk është Tirana ime.
E kam të pamundur të eci në këtë qytet ku është varrosur gjithçka.
Marr një taksi. Taksisti është një burrë rreth të gjashtëdhjetave. I them të më çojë në varreza. Trafiku është i mbingarkuar. Taksisti shan, turfullon dhe mallkon me zë të lartë kryetarin e bashkisë.
Nga xhami i makinës hedh sytë rreth e rrothull. E pyes për kinematë e dikurshme. Ai më përgjigjet me nerva: “I ka heq të gjitha ai i gjati ene ka bo pallate. Asigjo nuk i ka ngel mo Tironës. E shkatërroi ai.”
Nuk flas më. Pas një kohe të gjatë në trafik gjendem tek qyteti i të vdekurve. Vetëm në qytetin e të vdekurve nuk ngrihen kulla dhe duket se është më i banueshëm qyteti i të vdekurve se ai i të gjallëve.

Post Scriptum- Kërkoj varrin e nënës. E gjej dhe filloj të flas me të:
– Nuk e njoha Tiranën, mam. Aq shumë ish thinjur nga betoni.
Elona Caslli

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

blog blog tirana tirana


Sondazh

Poll
Insights 29 Mars 2021, 19:04

Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës

Bashkim Fino u përcoll për në banesën e fundit me një procesion ku u bashkuan lotët e familjes, dashuria e miqve dhe respekti i kundërshtarëve. Sot Shqipëria hu...

Insights 16 Mars 2021, 12:49

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur!

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur. Ajo shprehet:1. Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh2. Kriminalizimi i gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por l...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet