LIVE UPDATES
Insights

“Tregimi i së dielës”/ Agim Xhafka: Forca e dashurisë

21 Mars 2021, 10:43 Nga DOSJA
“Tregimi i së dielës”/ Agim Xhafka: Forca e dashurisë

Më parë njeriu mëson fjalën “e dashur” se sa fjalën “dashuri”. Nisi nga fillorja kur shoku im Calja më caktoi Tatjanën si të dashurën time.
-Ti me dhjeta,ajo me dhjeta,-e vulosi ai.
Kur ma tha në fillim qesha,por më pëlqeu shumë. Se Tatjana qe çupkë e bukur,e gjatë,me sy bajame dhe me një të qeshur plot gëzim. Nga ajo ditë u ndjeva më i madh e gjeja sebep që të rrija sa më pranë saj.
Kështu ikën vitet. Nisa tetëvjeçaren dhe pashë që në klasë Tatjana s’qe. E kishte babain oficer dhe u transferua në Fier. Po klasa kishte plot vajza me dhjeta. Nuk prita Calen që të më caktonte ndonjë. I rashë vetë në shenjë. Ishte Irena. E bukur yll,me sy blu. Si deti i ka,i thoja vetes. Ia fusja kot se unë deri në Pogradec kisha shkuar. Po lexoja libra dhe dija pér detin aq shumë sa të lodhja kokën e kujtdo. Dija dhe pér hënën madje.
E kjo Irenka më hyri në zemër. Nuk gjeja shpjegim pse e doja. Po ama sa herë vinte pranë meje më mbushej krahu me mornica,sikur afrohej rrymë korrenti atë çast. Zëri më trashej vetiu dhe pandehja se po t’i jepja pak shtysë vetes mund ta kapja për një sekondë tavanin e klasës. Dhe qeshja shumë. Shpesh herë kot,ama dhe Irena qeshte e kështu bënim një duet gazmor.
Unë afërmendsh se guxoja t’i thoja e doja. Edhe ajo nuk e priste kaq guxim se pérherë më fliste veç pér detyrat e shkollës. Po kaq më mjaftonte. Këtë quaja dashuri. Që rrija ca çaste me të. Ato vite prania e Irenës ishte korniza e pasionit tim. Sigurisht që unë nuk dija fare nga emértimet. Dhe se si quhej dashuria as e kisha lexuar e as mësuar. Po brenda zemrës i kisha bérë fole. Si ato të dallëndysheve te ballkoni. Dhe kështu atje rrinim bashkë,si zogj,unë dhe Irena.
Më pas mësova plot gjëra për dashurinë. Qe si kalejdoskop që një pamje e tregonte me qindra ngjyra. Në atë kolorit të magjishëm unë zbulova kryesoren;dashuria të bën të fortë. E zbulova duke e provuar në kurrizin tim njomcak.
Në një orë kimie,kur mësuesi më shumë e kishte mendjen nga dritarja dhe pranvera,unë me ca shokë po luanim me llampat e alkoolit në laborator. Nuk e di se si ca shkëndija fluturuan në një pjatë me squfur a pérbérje tjetér veç kur klasa u pérfshi nga një buçitje si topat që shtinin për çlirimin imagjinar të Korçës. U trondit shkolla dhe veshët nisën të lëshonin një tingull violinë,por nga ai teli më i hollë. As shihja,as dëgjoja,veç ndjeja duart e qullura që dikush m’i bashkoi e më pas mësova se rridhnin gjak e m’i mbështolli mësuesi të më pakësonte hemoragjinë.
Erdhën ambulancat dhe disa prej nxënësve përfunduam në spital. Unë isha më i lënduari. Me fytyrë të djegur,qepalla të çara dhe me duar shqyer nga mishi,me kocka të dala. Isha i vogël,kështu quhet sot një 14 vjeçar. Më futën te salla e operacionit dhe mes atij tingulli të violinës në vesh ndjeja që dikush më shponte te gishtat e duarve. Doja të klithja nga dhimbja,po në sy më erdhi Irena.
-Ti je heroi im,-më dha kurajo.
Më pas shihja pa sy sytë e saj blu,buzët e saj flakë të kuqe dhe zemra u ngroh,i dha komanda trurit të rrinte urtë,të bëhesha trim se vajzat nuk i duan frikacakët. Më pas ose do më ketë rënë të fikët,ose më ka zënë narkoza. Mbaj mend që u zgjova në një dhomë mes disa krevatëve. Mbi kokë nëna,babi,gjyshja. Po unë rrija me sytë nga dera. Prisja Irenën,t’i tregoja se kisha qëndruar si trim.
Ai vit rri në memorje si leksion i çmuar dashurie. Nëpér mote pas Irenës caktova plot të dashura e sa herë ndjehesha në situata delikate,që duhej të provohesha ato më jepnin forcë. Dashuria ndaj ka lindur,ndaj e duan të gjithë. Se ua lehtëson dhimbjet,lëndimet,brengat.
Sot e di pérkufizimin e dashurisë,me gjithë ngjyrat. E di anën romantike dhe erotike. Dhe në shqip edhe në gjuhë të huaj. Di dhe nënkuptimet më të holla. Ama s’kam gabuar që kryesorja ishte forca. Pa forcë dashuria është si një tokë pa farën e saj. Shterpë dhe e thatë.
U rrita mes halleve,përpjekjeve dhe dashurisë. Qe kjo e fundit pika e Arkimendit,pika ku mbështeta forcën time dhe kalova aq e aq male.
Dashuri më deshe,të desha,më gëzove,më hidhërove,por më mësove. Më mësove shumë…
Calja ma caktoi të dashurën… Sot qesh,por ama nuk i thashë jo zgjedhjes së tij. .

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

blog blog agim xhafka tregimi i se dieles agim xhafka tregimi i se dieles

Sondazh

Poll
Insights 16 Mars 2021, 12:49

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur!

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur. Ajo shprehet:1. Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh2. Kriminalizimi i gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por l...

Insights 13 Mars 2021, 20:26

TIRANË– Mosmbajtja e një maske i kushtoi sot një keqtrajtim dhe një fyerje publike gazetares Edona Haklaj, e cila u shty nga kryeministri Edi Rama. Me mikr...

Insights 13 Mars 2021, 10:23

Papa Bergoglio si “shenjë kundërshtie”

Megjithëse na mungon distanca historike e duhur për ta studiuar pontifikatin e Papa Francesco-s, nëse do ta përmblidhja në pak fjalë, do të përdorja togfjalëshi...

Insights 13 Mars 2021, 10:21

E vërteta ime… edhe politike

Të dashur Miq,Ju falenderoj të gjithëve, të njohur e të panjohur që më keni shkruar, i jam thellësisht mirënjohëse kujdesit tuaj!Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe ...

Insights 11 Mars 2021, 07:17

Kur dëshira për fitim e gllabëron moralin

GJERMANI– Në kohë krize njerëzit mbajnë shpresën tek politika. Muajt e kaluar ishin muaj të lodhshëm pandemie, dhe njerëzit i besuan politikës. Për një ko...

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet