LIVE UPDATES
Insights

Ndikimi i rivalitetit SHBA-Kinë në rajonin e Euroazisë

24 Mars 2021, 07:24 Nga DOSJA
Ndikimi i rivalitetit SHBA-Kinë në rajonin e Euroazisë

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një rivalitet gjithnjë e më të ashpër dhe konkurrenca e tyre në rritje pritet të reflektojë ndryshe-ndryshe në vendet e Euroazisë. Këto dy fuqi botërore kanë një qasje të veçantë strategjike në këtë rajon, krahasuar me pjesët e tjera të botës.

Tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit kanë dalë dukshëm në pah në Alaskë, më 18 dhe 19 mars, gjatë një takimi të zyrtarëve të lartë kinezë dhe amerikanë.

Bisedimet e nivelit të lartë midis dy ekonomive më të mëdha në botë – të parat qëkur presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë detyrën në janar – janë shoqëruar me kritika të mprehta nga secila palë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i shoqëruar nga këshilltari për siguri kombëtare, Jake Sullivan, ka kritikuar ashpër qëndrimin gjithnjë e më luftarak të Kinës ndaj Tajvanit, internimin e pakicave myslimane në provincën e saj perëndimore Ksinjiang, kufizimin e demokracisë në Hong Kong dhe veprime të tjera.

Grindje publike midis SHBA-së dhe Kinës

Yang Jiechi, i dërguari më i lartë i udhëheqësit kinez, Xi Jinping, i cili ka përfaqësuar Pekinin në Alaskë së bashku me ministrin e Jashtëm, Wang Yi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë një “mentalitet të Luftës së Ftohtë” dhe se përpiqen “t’i nxisin” vendet e tjera për të sulmuar Kinën. Ai ka kritikuar ashpër zyrtarët amerikanë për, siç ka thënë, problemet racore.

Episodi i zjarrtë diplomatik u ka dërguar mesazh vendeve të tjera, që tashmë lundrojnë në tensionet e fuqive botërore, se ato duhet të përgatiten për një mjedis edhe më sfidues në vitet e ardhshme.

Për vendet e ndryshme të Euroazisë – që shtrihen nga Evropa Lindore në Azinë Qendrore dhe Jugore – llogaria mund të dalë ndryshe. Kina ka rritur ndikimin ekonomik në rajon dhe shumë analistë besojnë se ajo do të tërheqë më shumë vëmendje.

“Euroazia nuk është në qendër të konkurrencës SHBA-Kinë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Daniel Markey, profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, i përqendruar në Azinë Jugore.

“Kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë një rajon i rëndësishëm për t’u parë, por konkurrenca më e mprehtë po zhvillohet më afër brigjeve lindore të Kinës, jo oborrit të tij perëndimor”, thotë ai.

Brigjet lindore vs. “oborri perëndimor”

Zyrtarët amerikanë janë takuar me aleatët në Japoni dhe Korenë e Jugut, në prag të takimit në Alaskë, për t’i riafirmuar lidhjet e tyre dhe për t’u koordinuar më mirë për çështjen e Kinës.

Ekonomia e Kinës i ka rezistuar një lufte tregtare me administratën e ish-presidentit amerikan, Donlad Trump, dhe është rikthyer fuqishëm nga goditjet që ka sjellë pandemia e koronavirusit.

Kjo ka ndodhur pjesërisht për shkak të pranisë së zgjeruar të Kinës në të gjithë Euroazinë, që është mundësuar përmes Nismës së Brezave dhe Rrugëve.

Kjo nismë financon projekte infrastrukturore në të gjithë rajonin dhe, në të njëjtën kohë, rrit ndikimin politik dhe ekonomik të Kinës.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping duke pranuar urdhrin më të lartë që ndaj Kirgizia nga presidenti i këtij vendi, Sooronbai Jeenbekov. Bishkek, qershor, 2019.

“Ajo që po bën Pekini në të gjithë Euroazinë, është domethënëse dhe do të ketë rezultate, nëse mund t’i përmbushë qëllimet e saj, por kjo nuk është një arritje e lehtë”, thotë Markey.

Derisa Azia Lindore është ende një rajon që e karakterizon prania ushtarake amerikane, Euroazia është një rajon i komplikuar i vendeve, që paraqesin një mjedis politik shumë më pak armiqësor për Pekinin.

Kjo është pjesërisht ajo që e ka motivuar zgjerimin e Kinës në perëndim, përmes Nismës së Brezave dhe Rrugëve. Atje, Kina ka hasur në qeveri të etura për kapitalin kinez dhe në një zonë ku Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur bazat ushtarake.

“Kina ka pasur dëshirë që t’i shmangë konfrontimet e hapura me Perëndimin, andaj strategjitë kineze kanë ndjekur mundësitë në të gjithë Euroazinë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Edward Lemon, ekspert i Azisë Qendrore në Universitetin A&M të Teksasit.

“Kina do të vazhdojë të rrisë rolin e saj në rajon, veçanërisht kur [Shtetet e Bashkuara] po vazhdojnë tërheqjen nga Afganistani”, shton ai.

Interesat euroaziatike

Përfshirja amerikane, në anën tjetër, është shumë më ndryshe. Irani është një çështje kryesore për administratën e Bidenit, por rajonet e tilla si Azia Qendrore nuk janë përparësi politike për Uashingtonin.

Përfshirja dhe interesat amerikane në Azinë Qendrore janë rritur dhe zbehur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Rajoni, edhe një herë, është duke marrë më shumë vëmendje, pasi Uashingtoni i sheh Kinën dhe Rusinë si dy rivalët kryesorë në skenën globale, por ai nuk duket i gatshëm të konkurrojë me xhepat e thellë të Kinës.

Një çështje që mund të marrë më shumë vëmendje është rajoni Ksinjiang, ku Qeveria kineze thuhet se ka burgosur mbi një milion ujgurë dhe pakica të tjera myslimane në kampe internimi.

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore janë bërë gjithnjë e më të zëshme sa u përket këtyre kampeve. Më 22 mars, Bashkimi Evropian ka sanksionuar disa zyrtarë kinezë, për shkak të veprimeve të Pekinit në Ksinjiang.

Në vitet e fundit, Pekini ka rritur mbikëqyrjen në rajonin e tij perëndimor, i cili ndan kufi me Kazakistanin, Kirgizinë dhe Taxhikistanin, si dhe ka rritur goditjen brutale ndaj pakicave myslimane.

Pesha e këtyre përpjekjeve është përqendruar në popullsinë ujgure të Kinës, por kazakë dhe kirgizë kanë përfunduar gjithashtu në kampe – gjë që ka dëmtuar imazhin e Kinës në rajonin e gjerë.

“Azia Qendrore nuk është një fushëbetejë për rivalitetin SHBA-Kinë, por nuk do të jetë e lehtë [për të mos u përfshirë], duke marrë parasysh se marrëdhëniet janë aq të dobëta dhe konkurrenca [midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës] po rritet”, thotë Nargis Kassenova, eksperte në Harvard, e cila përqendrohet në rolin e Kinës në rajon.

Por, përkundër rivalitetit të thelluar midis Pekinit dhe Uashingtonit dhe një klime më të vështirë politike, asnjëra palë nuk ka shumë interes për të ndryshuar qasjen tradicionale në Azinë Qendrore dhe më gjerë.

Sipas Kassenovas, trajtimi i presioneve në rritje do të jetë gjithnjë e më i vështirë për vendet e vogla, pasi ato duhet të merren edhe me Rusinë, e cila po afrohet gjithnjë e më shumë me Kinën, pasi lidhjet e saj me Uashingtonin janë në nivelin më të ulët të parë ndonjëherë.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

opinione opinione tensionet kine-shba tensionet kine-shba

Sondazh

Poll
Insights 16 Mars 2021, 12:49

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur!

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur. Ajo shprehet:1. Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh2. Kriminalizimi i gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por l...

Insights 13 Mars 2021, 20:26

TIRANË– Mosmbajtja e një maske i kushtoi sot një keqtrajtim dhe një fyerje publike gazetares Edona Haklaj, e cila u shty nga kryeministri Edi Rama. Me mikr...

Insights 13 Mars 2021, 10:23

Papa Bergoglio si “shenjë kundërshtie”

Megjithëse na mungon distanca historike e duhur për ta studiuar pontifikatin e Papa Francesco-s, nëse do ta përmblidhja në pak fjalë, do të përdorja togfjalëshi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet