LIVE UPDATES
Insights

Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës

29 Mars 2021, 19:04 Nga DOSJA
Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës

Bashkim Fino u përcoll për në banesën e fundit me një procesion ku u bashkuan lotët e familjes, dashuria e miqve dhe respekti i kundërshtarëve. Sot Shqipëria humbi një nga shtetarët më të mirë, Gjirokastra një nga njerëzi e saj më të njohur.

Plot 24 vjet më parë, sytë e shqiptarëve u kthyen gjithë shpresë tek një 35 vjecar pothuajse i panjohur në Tiranë. Vendi ishte në prag të lufës civile. E vetmja hapësirë ku krijohej iluzioni se shteti mund të ekzistonte ishin ato 500 metra që ndajnë selinë e Qeverisë me atë të Presidencës. Çdo përpjekje për të vënë situatën nën kontroll rezultonte donkishoteske.

Situata mund të dukej akoma dhe më e pashpresë kur për ti dhënë fund marrëzisë kolektive shqiptare u zgjodh dikush që kishte lindur përbri një rrugice me emrin “sokaku i të marrëve”. Misioni i Finos ishte në kufijtë e të pamundurës. Me gjeste pajtimi , të vogla në dukje si një ndeshje futbolli, por mbi të gjitha me mesazhe paqe, Fino arriti ti kthejë shpatat në parmenda. Vetëm ato katër muaj si kryeministër i mjaftojnë që të hyjë në historinë e Shqipërisë. Mbi të gjitha, të mbahet mend për mirë nga të gjithë. Arritje tepër e rrallë në këto vise.

Kontakti i parë me Bashkimin për këdo duhet të ketë qenë një kurth. Shpërthimet e tij të ngjashme me ato të përrenjve të shumtë të Gjirokastrës ta krijonin këtë iluzion. Mund të grindeshe në kafe për një penallti të anulluar të “zikaltërve” ashtu dhe për një amendament kushtetues në Parlament. Por ky ishte veçse kontakti i parë.

Pas polemizuesit pasionant fshihej një nga njerëzit më racionalë të politikës shqiptare. Fjala “bonhomme” duket se ishte kostumi real i Finos. Ishte sfiduesi i konfliktit. Mbeti pasionant i arsyes , kompromisit. Ishte vetë boshti i simetrisë. Gjithnjë duke ruajtur cipën në faqe, ndërkohë që kjo e fundit është bërë më e rrallë se uraniumi në politikën shqiptare.

Disa besonin se Fino kishte një mangësi si politikan. Nuk fliste gjuhë të huaja. Dokra snobësh. Fino i fliste kujtdo në gjuhën që kuptonte. Fjalët e tij ishin po aq të qarta si për Mellanin, hamallin e lodhur në Qafë të Pazarit ashtu dhe për Klintonit në Zyrën Ovale.
58 vitet e jetës së tij kaluan një e nga një nën krahët e ëngjëlli mbrojtës. I ati iku nga kjo botë tre muaj para se Bashkimi të vinte në këtë jetë.

Aneja vuri shallin e zisë të cilin nuk e hoqi deri ditën e fundit të saj. 58 vitet e tjera të jetës së saj i jetoi vetëm për një arsye : të bënte të lumtur Bashkimin. Dhe ai vërtet kaloi një fëmijëri të lumtur, mes dy pasioneve që fare s’kanë lidhje me njëri tjetrin: violinën dhe futbollin. Aneja i kaloi plot 58 vite si një fuqi providenciale e Bashkimit. Luftën me vdekjen Fino e nisi pesë vjet më parë. Të gjithë besuam se e fitoi. Por jo aneja.

Parandjenjat e nënës kurrë nuk gabojnë. Ndaj u nis para tij pak javë më parë për ta pritur sërish Bashkimin në tjetrën jetë. Diku në qiell me shpresën se mund ta shikojnë bashkë sërish Gjirokastrën. Nga lart.

Lamtumirë miku imPërqafime Dianës, Megit , Redit

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

blog blog ilir babaramo ilir babaramo

Sondazh

Poll
Insights 16 Mars 2021, 12:49

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur!

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur. Ajo shprehet:1. Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh2. Kriminalizimi i gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por l...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë