LIVE UPDATES
Politike

“Nuk e kemi draftin”/ Rama habitet nga ‘Diaspora’: Dërgojuani menjëherë! Përplasje mes Gjiknurit dhe Majkos, ministr

22 Qershor 2020, 16:49 Nga DOSJA
“Nuk e kemi draftin”/ Rama habitet nga ‘Diaspora’:

TIRANË– Votimi i emigrantëve ka qenë në fokus të mbledhjes së Këshillit të Diasporës që u zhvillua pasditen e sotme. Në një komunikim virtual, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh se ata shqiptarë që jetojnë jashtë nuk mund të quhen emigrant dhe se votimi I tyre është një e drejtë Kushtetuese.

Sipas Majkos, votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit nuk mund të udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri nuk ishtë i të njëjtit mendim. Ai tha se është KQZ-ja ajo që udhëheq procesin.

“Nuk është ideja të vendosësh një koncept, por si ta zbatosh atë. Në Kod u sanksionua dhe do jetë KQZ-ja që do udhëheq procesin dhe do të merret me votën e emigrantëve dhe për të bërë aktet nënligjore. Ne nuk ishim në gjendje të detajonim se si të funksionojë dërgimi i votës me postë. Pra, çdo emigrant i regjistruar në një regjistër, automatikisht do të gjenerohet në listën e zgjedhësve. Nuk e di nëse më dëgjoni apo jo sepse shikoj që ngrin figura. Pra kjo është situate, që kushdo ta ketë të qartë. Emigranti apo qytetari me banim jashtë vendit të jetë regjistruar në gjendje civile. Vota do të llogaritet në qarkun e Tiranës, sepse kështu funksionon mënyra e regjistrit civil. Diskutimin nëse emigrantët të kenë mandatet e tyre apo kuota, nuk e bëjmë dot sot, në kuadrin Kushtetues në të cilën ndodhemi,”- tha Gjiknuri.

Por Majko u shpreh se ata janë shtetas që banojnë jashtë vendit dhe nuk janë emigrantë, dhe sipas tij nuk kanë nevojë për kompromise.

Maxhoranca ka vullnetin dhe besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të marrin pjesë të gjithë shtetasit tanë që banojnë jashtë vendit. E drejta Kushtetuese e tyre është e jashtëzakonshme, nuk duhet parë që duhet bërë një kompromis në Komisione. E drejta Kushtetuese nuk ka nevojë për negociatë. Edhe opozita jashtëparlamentare dhe ajo në parlament janë shprehur për votën e shtetasve tanë jashtë vendit. Është një moment i rëndësishëm dhe nëse ka një reform e mirë për momentin, është kjo. ky është parlamenti i parë që ka krijuar Komisionin e Reformës Elektorale.

Ideja jonë nuk ka qenë që të ishte një model alla shqiptarçe për votimin e shtetasve tanë jashtë vendit, pritëm, pritëm, pritëm nga Komisioni i Reformës që të merrte një vendim, më pas morëm një vendim vetë dhe bashkëpunuam me OSBE-në. por nuk është përmendur fare nga këta. Krizë pas krizë e deri sa opozita u largua nga parlamenti, kjo shkaktoi vonesë të jashtëzakonshme. Pataj erdhi Opozita tjetër dhe duke parë që s’po bëhej gjë, krijuam një grup të veçantë dhe ja çuar Komisionit të Reformës, që në vitin 2019. Unë jam support I marrëveshjes në Këshillin politik, por kemi ndasi për detaje teknike. Ne dhe Gjiknuri nuk jemi përçarë por kemi disa gjëra të vogla.

Rëndësi ka të vendosen detaje dispozitash ligjore sa i përket votës së emigrantëve. Së pari nuk janë 10%, së dyti, duhet ndarë, do ketë listë të veçantë për votimin brenda vendit dhe listë të veçantë për votimin jashtë vendit. Vota e shtetasve tanë jashtë vendit është shumë e rëndësishëm që t’ja lemë në dorë KQZ. Nuk mund t;I lihet thejsht si akt normative. Cështja e votave të shtetasve shqiptarë jashtë vendit është shumë me rëndësi për t’u lënë në dorë të KQZ-së.

KQZ nuk ka të drejtë të diskutojë për votën e shtetasve tanë jashtë vendit. Është një presion i jashtëzakonshëm, detajet teknike ne mund t’i diskutojmë, por dëshiroj të nënvizoj se ne i kemi qëndruar nga pas kësaj historie, por interesat politike kanë qenë kaq të komplikuara dhe afatshkurtra sa nuk kanë krijuar hapësire për vendimmarrje të tilla. Është e rëndësism etë thuhet që ky është një vendim I rëndësishëm. Të tjerat janë pastaj, a ke besim ti tek ky apo tek ai. Detajet teknike mund t’I diskutojmë. Dëshiroj të nënvizoj një fakt, i kemi qëndruar që nga fillimi nga pas kësaj historie por interesat politike s’na kanë dhënë hapësirë. Jam i kënaqur sot që në zgjedhjet e ardhshme shtetsit shqiptarë jashtë vendit të votojnë për fatet e vendeve të tyre,”– tha Majko.

 Më pas fjalën e mori avokatja Brikena Muharremi, e cila tha se do të niset një rrugë e re tashmë.

“Mendimi im është që Shqipëria me nisjen e votës së diasporës të nisë një rrugë të re. I bashkohem komenteve të kolegëve të mi. Falënderoj z. Majko për punën që ka bërë deri tani me diasporën. Kërkesa kryesore jonë është që të merret parasysh vota e diasporës. Pyetja tjetër që kam është për kodin zgjedhor. Ne nuk i kemi parë këto amendamente dhe nuk na janë dërguar. Do ishte mirë që z. Gjiknuri të na i niste dhe ne të shihnim çfarë ka ndryshuar,”- tha Muharremi.

Kjo deklaratë, habiti edhe vetë kryeministrin Edi Rama, i cili u shpreh se i duket çudi që Këshilli i Diasporës nuk e disponon draftin. Gjithsesi, Rama shtoi që ky draft duhet t’u dërgohet menjëherë.

“Deri në momentin e konsolidimit të këtij mekanizmi që është ende duke punuar do ishte e mirëseardhur , më duket çudi që nuk e keni draftin por do ju vij menjëherë drafti aktual, por kini parasysh që akoma nuk është një draft i dakordësuar 100 % nga të gjithë palët,”– tha Rama.

Këshilli Koordinues i Diasporës ka zhvilluar sot një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe kanë kërkuar që të realizohet vota e tyre. Rama, Gjiknuri dhe Majko kanë hedhur fajin tek opozita për ngadalësimin e procesit, por u shprehën se do të arrihet gjithçka për zgjedhjet e ardhshme. Votimi do të bëhet me postë ose në mënyrë elektronike

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike brikena muharremi damina gjiknuri edi rama pandeli majko rama mbledh diasporën brikena muharremi damina gjiknuri edi rama pandeli majko rama mbledh diasporën

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni