LIVE UPDATES
Aktualitet

23-vjeçarja humbi jetën në spitalin e Vlorës, flet babai: S’e kisha parë që 15 vjeçe, e putha për herë të fundit

30 Shtator 2021, 11:12 Nga DOSJA
23-vjeçarja humbi jetën në spitalin e Vlorës, flet babai:

VLORË – Babai i 23-vjeçares, që vdiq tragjikisht në Spitalin e Vlorës, u përlot, teksa fliste për të bijën në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24.

Rrëfimi i babait të të ndjerës:
Burri: Nuk kam qenë në dijeni që personi që u fut për vajzën time mori 1 mijë euro. Po ta di këtë, personi do të ketë plumbin. Vajza nuk ma ka thënë kurrë, nuk do ta lija çupën të shitej. Ajo u fejua me mblesëri, më tha se do ta marrë, edhe pse i thashë që të priste. Më tha që e donte. Pyeta nja dy veta dhe më thanë që ai është djalë i mirë, nuk ka vese, është punëtor. Për mua kumarxhi nuk ishte, punëtor ishte, dy vitet e para kaluan për së mbari. Më merrte në telefon çupa, më thoshte që kalonin me hare dhe për bukuri. Bashkëshortja e di që ne kemi humbur dhe një çupë tjetër, të porsalindur, dhe nuk e lija unë këtë, çupë të vetme.Pse u divorcuat dhe pse fëmijët ndenjën me ty?
Nëse i kam asaj gruaje një gjysmëfaji, unë mbaj përgjegjësi dhe përgjigjem para Perëndisë. Për vjehrrin kam respekt, më ka respektuar si babai im, jap jetën për të. Vetëm kur e pashë që kishte bërë rrobat gati. U mundova gjatë, por çdo gjë ishte e kotë. Unë s’e kam dashur kurrë ndarjen, për atë Zot lart, sepse nuk jam i tillë. Zonja e di shumë mirë sa e kam dashur dhe respektuar. Hodha gjithë njerëzit e mi poshtë për të. Nuk i di kurrë ajo llafet nga unë, sharjet, etj. Jam një njeri hallexhi, s’jam unë një njeri të varros vajzën 23 vjeçe. E kam pritur për rreth dy vite, me kokën nga rruga se mos vinte, e kam lutur të bashkoheshim për shkak të fëmijëve. E dija që vuante nga milingjiti, i kam ndenjur në këmbë. Kur u fejua vajza, nuk kam folur me të, se nuk kisha me çfarë të flisja, nuk i kisha numër. Për herë të fundit ka folur çupa me gjyshen, që i kërkoi nënën, por ajo i tha se nuk flet dot, pasi është me të vjella.

Kur e more vesh që vajza dhunohej nga burri?
Sapo erdha nga puna, po haja bukë. Sapo u ula të qetësohesha, më merr në telefon nëna ime dhe më thotë që vajzën e kemi sëmurë. Vajza kishte shkuar në spital. Fola me vëllain e vogël, na duheshin lekë. Mora vëllanë e madh dhe i tregova problemin, tha direkt që do na ndihmonte. Më mori sërish vëllai i vogël dhe i thashë që do i dërgojë lekët me autobus vëllai i madh. Pastaj, më merr vëllai i vogël dhe më jep lajmin. Kisha një brengë se çfarë do bëhej, atë fëmijë s’e pashë që 15 vjeçe, kisha pesë vite pa e parë. E putha për herë të fundit dhe e varrosa.

Si të mos e mbaj mend telefonatën e fundit me të. Më mori në telefon, më pyeti se çfarë po bëja. E pyeta çfarë kishte, më tha që ‘thjesht të mora’. E pyeta nëse kishte nevojë për ndonjë gjë, jo më tha. Pastaj më fiku telefonin, sepse më tha që kishte pak punë e do më merrte sërish. I rashë dy-tre herë, por nuk ma hapi. Kjo ishte telefonata e fundit me të 10 ditë para se të vdiste.

A kishte hatërmbetje mes jush? Thuhet se ka dëshmitar që biseda e fundit mes jush nuk ka qenë e qetë. I ke thënë “Akoma je gjallë”?
Jo nuk është e vërtetë. I kam kërkuar mos prishë familjen. Kam folur me dhëndrin ai më thoshte gjëra të tjera.

Pse është në burg sot?
Thonë për dhunë por nuk e di. Dhëndri ka përfituar nga neglizhenca ime. Nipërit shkova i takova, pasi varrosa vajzën. Ishin mirë. I nxora shëtitje në Vlorë.

Marrë nga BalkanWeb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet flet babai i 23 vjecares ne vlore lajm nga balkan web nderron jete 23 vjecarja ne vlore flet babai i 23 vjecares ne vlore lajm nga balkan web nderron jete 23 vjecarja ne vlore

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit