LIVE UPDATES
Bota

Normalizimi i marrëdhënieve mes vendeve! Hoti dhe Vuçiqi hapin çështjen e asociacionit, financave dhe pronave

7 Shtator 2020, 14:03 Nga DOSJA
Normalizimi i marrëdhënieve mes vendeve! Hoti dhe Vuçiqi hapin

BRUKSEL– Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel theksoi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti janë zotuar në Bruksel se do të dyfishojnë përpjekjet për afrimin e vendeve të tyre me Bashkimin Evropian dhe për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve – duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Ekipet e ekspertëve kanë punuar në fundjavë me përkushtin dhe respekt serioz në tratjimin e temave, siç janë të pagjeturit, të zhvendosurit dhe bashkëpunimi ekonomik. Ndërsa në takimin e sotëm (e hënë 07.09.2020), kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE, Miroslav Lajçak, kanë hapur edhe disa tema shumë të rëndësishme: Të drejtat e komuniteteve jo shumicë, kërkesat e ndërsjella financiare dhe pronësore.

“Të dy temat janë shumë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për jetën e njerëzve në këto vende”, u shpreh Borrel.

Përafrimi i qëndrimeve për disa çështje

Hoti dhe Vuçiqi bën të ditur se janë përafruar qëndrimet për çështjen e të pagjeturve, të zhvendosurve dhe për bashkëpunimin ekonomik. Përafrimin e qëndrimeve mes palëve për këto çështje e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili pas takimit tha se sot janë hapur edhe disa tema tepër të rëndësishme. Hoti tha se në takimet në vijim, Kosova do të hapë edhe çështjen e kërkesave financiare ndaj Serbisë si dhe çështjen e dëmeve të luftës. Ndërsa çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe ësthë një çështje e cila duhet të zgjidhet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saja.

Negociatat për asociacionin e komunave me shumicë serbe do të vazhdojnë me 17 shtator, në nivelin e shefave të ekipave negociatore. Ndërsa takimi i radhës në nivelin e lartë do të mbahet me 28 shtator:

Vuçiq: Në radhë janë temët më të komplikuara

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se sot janë hapur disa nga çështjet më të komplikuara në dialog: Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe kërkesat financiare të palëve. “Janë tema shumë të komplikuara, shumë të rënda, por s’kemi çfarë të bëjmë”, tha Vuçiq.

Ai bëri të ditur se gjatë ditës ka pasur dy takime me Hotin dhe përfaqësuesin e Kosovës për dialog Skender Hyseni, duke shtuar se takimet e këtilla nuk janë “kurrë të lehta dhe të thejshta për Beogradin”.

Presidenti i Serbisë tha se palët kanë rënë dakord për çështjen e të pagjeturve dhe të zhvendosurve si dhe çështjet ekonomike. “Më i rëndësishmi për ne është qarkullimi i lirë i mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Kjo është tmerrësisht e rëndësishme”, tha Vuçiq, duke shtuar se “kjo do të ndihmojë zhvillimin e tërë rajonit”. Vuçiqi rikujtoi se me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, Kosova ka pranuar të bëhet pjesë e mini shengenit.

Çështja e Kosovës në parlamentin e Serbisë

Presidenti i Serbisë Vuçiq bëri të ditur se menjëherë pas krijimit të qeverisë së re do të mbahet një seancë e parlamentit të Serbisë kur do të bisedohet për Kosovën. Në parlament do të raportohet për negociatat e deritanishme dhe gjërat që janë bërë deri tani. Vuçiqi tha se nuk është i pakënaqur me ato që janë bërë sot, sepse marrëveshjet e tilla ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që çdo lloj ndihme për Serbinë është e mirseradhur.

Marrë nga: DW

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksandar vuçiq avdullah hoti shefi i diplomacisë evropiane josep borrel t aleksandar vuçiq avdullah hoti shefi i diplomacisë evropiane josep borrel t

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet