Një orë para protestës së PD-së, reagon Berisha: Nuk do të lejoj që fëmijët të përjetojn&...
Bota
Hapja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, BE: Angazhime bilaterale të palëve
7 Shtator 2020, 11:46Nga DOSJA
PRISHTINË- Vendimi i Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jeruzalem, pasi Izraeli deklaroi se e njeh zyrtarisht si shtet ka shkaktuar reagime të shumta, mes tyre sot zëdhënësi i BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se sa i përket kësaj çështje këto janë angazhime bilaterale të palëve.
Më tej ai ka thënë se Bashkimi Europian ka qëndrim të qartë sa i përket Jeruzalemit dhe se në këtë qytet nuk ka ambasadë asnjë shtet i BE-së e nuk ka as delegacion të BE-së atje.
“Sa për ambasadat është angazhim bilateral i tyre. Këto pyetje duhet t’u bëhen atyre. Unë vetëm mund të them se pozicioni i BE-së për lëvizjet e ambasadave në Jerusalem është i njohur dhe nuk ka ndryshuar. Nuk ka shtet të BE-së me ambasadë në Jerusalem. Nuk ka delegacion të BE-së në Jerusalem. Është në vijë me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara. BE e ka përsëritur përkushtimin për zgjidhjen për dy shtete. Duhet gjetur rrugë nëpërmjet dialogut për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqendër e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës. Pasi që Kosova dhe Serbia e kanë prioritet integrimin në BE, BE pret që të dyja të veprojnë në vijë me këtë përkushtim.”– ka thënë Zëdhënësi i BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.
Në takimin e katër shtatorit në Uashington, si pjesë e marrëveshjes Kosovës iu premtua njohja nga Izraeli me kusht që ambasadën ta hapë në Jerusalem. Serbia u zotua që vitin tjetër ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BJELLORUSI- Rrëmbehet në Minsk Maria Kalesnikova, një nga figurat kryesore të opozitës bjelloruse. Ajo u rrëmbye ditën e sotme nga disa persona, teksa ndodhej p...
ITALI – Marina Berlusconi, vajza e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, ka rezultuar pozitive me Covid-19.Sipas “Reuters”, ajo ka simptoma të lehta dhe ...
SHBA- Aktivisti i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Dallasi, Ismet Smajli, sekretar i përgjithshëm i Rrjetit Global të Bizneseve...
FRANCË– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, ku një burrë ka shkatërruar gjysmën e shtëpisë së tij për shkak të një mize.Sikurse shkruajnë mediat ...
BRUKSEL-Borrell tashmë është duke zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimet bilater...
BRUKSEL– Sot po mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i ndërmjetësuar nga diplomatët e BE-së, Josep Borrell, emisari special i BE-së për dialogun, Mi...
BRUKSEL– Diplomati i BE-së, Josep Borrell i cili është i angazhuar në ndërmjetësimin e takimit të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, A...
KORE E JUGUT- Tajfuni “Haishen”, ka goditur Korenw e Jugut, pasi u përplas më parë në Japoni. Pjesa më e prekur është Ulsan, një nga qytet më të mëdha të Koresë...