"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Njoftim me rëndësi për pensionistët, Posta Shqiptare: Pensioni do ju vijë në shtëpi, pa asnjë kosto
11 Mars 2020, 10:31Nga DOSJA
Tiranë- Posta Shqiptare ka njoftuar se të gjithë pensionistët nuk duhet t’u drejtohen sporteleve të postave për të tërhequr pensionin e tyre, pasi ky shërbim do t’u vijë në shtëpi pas asnjë kosto. Ky vendim është marrë për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Njoftimi i Postës Shqiptare:
Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se:
1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJË kosto.
3. Pensionistët, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe Nr.ID ose fotokopje të kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
4. Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve. Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes së pensioneve në shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni. Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush!
Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë masash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike se qeveria u kishte dhënë mjekëve 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, dosja shkuar në Prokurorinë...
TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka bërë me dije në një konferencë për shtyp se gjatë 24 orëve në Shqipëri janë identifikuar 2 raste të r...
TIRANË- I ftuar në Provokacija” mjeku infeksionit Tritan Kalo ka theksuar edhe njëherë kujdesin që qytetarët duhet të kenë për koronavirusin, pasi në vendi...
SHKODËR- Mali i Zi ka marrë masa kundër koronavirusit duke bllokuar të gjithë autobusët që vijnë nga Italia dhe kërkojnë të shkojnë në Itali.Sipas informac...
GJIROKASTËR– Një infermiereje në fshatin Ballaban të Këlcyrës po i merren mostrat për t’u testuar për koronavirus. Infermierja, së fundmi ka takuar një ita...
Tiranë- Gjinekologia e njohur, Anika Dokle ka publikuar 10 fakte optimiste për koronavirusin, që tashmë është i përhapur edhe në vendin tonë.Reagimi: 10 fakte o...
Lezhë– Arrestohet ish-rregjistruesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive së Paluajtshme në Lezhë, Eraldo Smaçi, i cili kërkohej nga policia prej dy vitesh...
Tiranë-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, për situatën e koronavirusit, iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të regjistrohen në ...
Durrës- Durrësi është një tjetër qyteti i prekur nga koronavirusi, pasi një e moshuar, 73-vjeç rezulton e infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërkohë, ba...
Tiranë– Mjeku i njohur Gëzim Xhepa, pas denoncimit të Partisë Demokratike për maskat e skaduara ka deklaruar se ato përhapin infeksione bakteriale, virale, apo ...