"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Deri në kufi me kafshë, pastaj në kamion, arrestohen dy shqiptarët me 115 kg kanabis, policia greke u gjen pakot me drogë,
14 Tetor 2020, 15:29Nga DOSJA
JANINË– Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e Policisë greke pasi janë kapur me 115 kilogramë marijuanë në aksin Kakavijë-Janinë, në vendin e quajtur Kranula. Dosja.al ka mësuar se ata janë: Spiro Dukoli, 29 vjeç nga Gjirokastra dhe B.Kovaçi, 60 vjeç nga Dropulli. Të dy personat, sipas policisë greke u arrestuan me 115 kilogram kanabis.
Policia grekeka konfirmuar në bazë të dëshmive të të arrestuarve se droga ishte marrë nga kufiri i gjelbër shqiptar përmes kafshëve dhe tre transportuesve. Këta të fundit janë paguar me nga 50 euro vetëm për transportin e drogës nga Kakavija në thellësi të territorit grek.
Droga u zbulua pas një kontrolli të befasishëm në një nga dy kamionët që ishte ndaluar nga policia greke. Një prej kamionëve ishte “i pastër”, ndërsa në tjetrin u gjetën 24 pako me marijuanë dhe në total 115 kg. Ajo ishte e paketuar ne pesë çanta, si dhe u sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe 1500 euro. Sipas Policisë, një prej kamionëve ishte bosh për të kontrolluar rrugën, në të cilën do ta ndiqte mjeti me çantat me kanabis.
Dosja.al ka zbuluar edhe fotot e të riut nga Gjirokastra, i cili ka pozuar edhe me kamionë.
(k.m;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH– Ka përfunduar takimi i naftëtarëve të Ballshit me përfaqësuesit e firmës. Ky takim nuk ka dhënë asnjë rezultat duke bërë që mbledhja të jetë një dështim...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka dalë kundër qeverisë në lidhje me gjobitjen e qytetarëve për mos mbajtjen e maskave me detyrim, rregull që nis ditën ...
GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme pasi dyshohen se kanë qenë të lidhur me organizimin e transporitit të 1.2 ton kanabis që u kapën dje në Greqi. ...
TIRANE– Ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, inxhineri i njohur nga Elbasani Edmond Tafa. I ndjeri kishte ditë që ishte shtruar në një spital në Turqi, aty ku ...
TIRANE–Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima dhe 203 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Në 24 orë...
ANGLI– Policia angleze ka ngritur akuzë ndaj shqiptarit Armando Gjyla, 32 vjeç, pasi dyshohet për hedhje acidi me qëllim dëmtimin e një oficeri policie d...
TIRANE– Ndërron jetë nga COVID-19 drejtori i shkollës ‘Lidhja e Prizrenit’, Dedë Malaj.Nuk dihet se prej sa kohësh Malaj ishte infektuar nga virusi, apo nëse ka...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin katër personave me precedentë kriminalë nga Tirana, Burrel dhe Dibër. Mësohet se formulari ...