Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS– Ka kalur një vit pas tërmetit të 21 shtatorit me magnitudë 5.6 rihter, ku mbetën të lënduar mbi 100 qytetarë. Partia Demokratike ka shkuar në fshatin Shahinaj në Shijak, në familjen e Shpëtim Shahinit, banesa e të cilit ka pësuar dëmtime si pasojë e lëkundjeve.
Gjatë bisedës me Shefin e kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ai u shpreh se ndihet i pasigurt në shtëpinë e tij nga dëmtimet që ka marrë banesa dhe ndryshimi i vlerësimit nga inxhinierët.
Pjesë nga biseda:
“Kam frikë me prit dimrin me këtë shtëpi, një furtunë na zë të gjithëve brenda”. Denoncimi i qytetarit Shpëtim Shahini nga Shijaku: Që tërmetin e parë në shtator bëmë dosjen, ende s’kam marrë asnjë lekë. Letrat i bëra me lekë borxh. Shtëpia e Shpëtim Shahinit në fshatin Shahinaj në Shijak, ka pësuar dëmtime serioze që në tërmetin e 21 shtatorit. Në vlerësimin e parë, inxhinierët e kishin nxjerrë për shembje, ndërsa në vlerësimin e dytë i kanë thënë që është për DS3. Në bisedën që pati me Shefin e kabinietit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ai thotë se ndihet i pasigurt në shtëpinë e tij nga dëmtimet që ka marrë banesa dhe ndryshimi i vlerësimit. Ai shprehet se është futur në borxh për të mbyllur letrat e shtëpisë, pasi bashkia i ka kërkuar të paguajë taksat, në mënyrë që të përfitojë dëmshpërblimin dhe se lekët e vlerësimit nuk i dalin as për të larë borxhet.
Shpëtim Shahini: Quhem Shpëtim Shahini, jam banor i fshatit Shahinaj, Njësia Administrative Gjepalaj. Kam një ankesë që më tako me e ba. Që tërmetin e parë në shtator që u tund shpia erdhën, bëmë dosjen gati tu marr shpërblim. Prit shpërblim s’ka, iku shtatori. Erdhi nëntori, më i fuqishëm. Erdhën e panë, këmbëngulën me e bo për shembje se fatkeqësisht ju e shihni.
Dorian Teliti: Pra, s’t’i kanë dhënë lekët që të takojnë?
Shpëtim Shahini: Jo s’i kanë dhënë!
Dorian Teliti: Sepse thonë, paguaj përpara detyrimet që ti ke?
Shpëtim Shahini: Po, po, kusht!
Dorian Teliti: Taksat që ti ke?
Shpëtim Shahini: Po, po, po, kusht! Shkova i qava hallin.
Dorian Teliti: Shpëtim, me sa veta jeton në familje?
Shpëtim Shahini; Unë jam vetë i 5-ti, nusja, çuni dhe dy pleqtë. Pleqtë janë të sëmurë, i kam 80 vjeç, 75-85, me ilaçe janë.
Dorian Teliti: Kush fle në këtë dhomë këtu që muri është…
Shpëtim Shahini: Këtu është çuni.
Dorian Teliti: Këtu fle djali?!
Shpëtim Shahini: Po, po deshe shkojmë te dhoma e pleqve, ta shihni me sytë tuaj, ka rënë tavani në tokë.
Dorian Teliti: Pra, djali fle me këtë murin e çarë te koka?
Shpëtim Shahini: Këtu, këtu. Na ka ardh DS3, çfarë do bëj unë më 5 milion lekë kur 1 milion e 300 mijë unë i kam bërë harxhime. Duhet të zbriten këto se unë s’kam lekë, unë lekët i kam marrë borxh. Me inxhinierë, me taksën, me noterë, me rrugë, me shkuan 1 milion e 300 mijë lekë.
Dorian Teliti: I ke marrë borxh këto lekë?
Shpëtim Shahini: Borxh o vlla, t’i jap me emër po deshe, po s’besove. Si qe kjo punë kshtu ore. Më thuaj ti mua si qe kjo punë kështu, prit e të shohim. Unë kam frik me prit dimrin mje këtë shtëpi ore, me ardh nje furtunë e madhe na ze të gjithë brenda.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ditën e sotme një hollin e një spitali privat në kryeqytet është gjetur pa shenja jete një ndihmës anestezisti spitalit, shtetasi M.A., 46 vje&cced...
KAPSHTICË– Ditën e sotme një grup i madh njerëzish janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të mos plotësimin e formularit për koro...
TIRANË– Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës që iu gjet në çantë, duke lënë jashtë përgjegjësive dy djemtë që e shoqëronin në momentin që u a...
ITALI– Shqiptari i cili u qëllua ditën e djeshme me armë zjarri teksa po kalonte fundjavën në bregdet, është në gjendje të rënduar shëndetësore. Mediat italiane...
BERAT– Dy persona, të identifikuar si Sotir Avrami, 68-vjeç dhe Spiro Veshi, 63-vjec kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë shtruar në spitalin e Beratit...
LUSHNJE– Dy punonjës të njësisë administrative Bubullimë në qytetin e Lushnjes kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se pasi kanë rezultuar të prekur dy p...
TIRANË– Fisnik Syla, një nga personat që shoqëronte Fjolla Morinën, kur kjo e fundit u arrestua me armë në pikën kufitare të Morinës, është një emër mjaft ...
GJERMANI– Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë! Në demonstratat e Coro...
TIRANË– Dy personat me të cilët këngëtarja Fjolla Morina ishte brenda automjetit të llojit ‘AudiQ7’, kur u prangos janë Fitim Muji dhe Fisnik Syla. Vetë kë...