LIVE UPDATES
Ekonomi

Një rrugë “njerëzore” mes ullinjve shekullorë; Shtigje dhe harta mes Puljes, Molises, Malit të Zi dhe Shqipërisë

12 Prill 2021, 05:17 Nga DOSJA

Trungjet e përdredhur, gjethet gri në të argjendtë, të cilat mahnitën edhe Van Gogh-un. Forca, bukuria, lashtësia, puna e fshatarëve, tmerri nga Xylella*.

Ullinjtë janë shumë gjëra bashkë dhe ndoshta nuk ka bimë më joshëse në Mesdhe, nuk ka një gjigant të tillë më të mirë siç është kjo pemë mijëvjeçare, e cila duket se bart peshën e historisë dhe magjinë e “paqes së saj të pashtershme” siç e cilësonte Pablo Neruda.

Dhe tani që paqja dhe qetësia po mungojnë, si nga pandemia apo për shkak të bakterit të tmerrshëm infektues, një dritë shpresë shfaqet te komunitetet dhe organizatat ndërkombëtare – një program që ka bërë bashkë Puljen, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Molisen dhe ka vënë në zbatim një sërë praktikash të mira, falë të cilave kanë lindur shtigje turistike slow, aktivitete për t’i mbrojtur, harta njohëse dhe një sërë nismash që krijojnë një Udhë të Ullirit, jo vetëm një rrugë trekking (edhe këto përfshihen) por edhe një zhvillim kompleks me mundësi ndërkombëtare.

Bilanci i këtij aktiviteti u bë në një takim online nga CIHEAM Bari, për të reflektuar mbi zhvillimet e shumta të INTERREG IPA CBC me programin CBO (Cross Border Olive), i cili ka lidhur territore të afërta dhe të largëta, aktivitete për mbrojtjen e mjedisit dhe kulturës rurale, ndërgjegjësimin dhe informimin e komuniteteve.

Po, se ndonjëherë, edhe ne që jetojmë pranë këtyre mrekullive nuk ua njohim vlerën e vërtetë, trashëgiminë e pafundme që shprehin, si në lidhje me traditën, ashtu edhe me thelbin e funksionit të tyre për të krijuar “ura” të qëndrueshme mes popullsive të ndryshme.

Mendoni pak, sa gjuhë të ndryshme fliten rrëzë ullinjve?

Mesdhetare, europiane, ballkanike dhe jo vetëm. Gjuhë që jehojnë në këtë projekt CBO, përbri Puljes dhe qendrës së Italisë, mes Puljes dhe zonave të mrekullueshme natyrore të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Mjedis, turizëm i qëndrueshëm dhe vlera kulturore – tha në fjalën e hyrjes drejtori ekzekutiv Biagio Di Terlizzi, duke përfaqësuar drejtorin e Ciheam, Maurizio Raeli – janë mundësi që ne i ndihmojnë të rriten.

Të njëjtën gjë shtoi edhe Pandeli Pasko, duke paraqitur dhe duke moderuar debatin, i cili përfshiu gjithë ekspertët e interesuar në këtë program, të cilët sollën shumë zëra, imazhe, ndjesi e rezultate të planifikuara që ndërthurin përvoja të ndryshme, nga ajo e Ciheam dhe Rajonit të Puljes te Parku i Venafros në Molise, nga Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Bujqësisë), deri te Bashkia e Tivarit, Instituti i Kërkimeve Urbane (Shqipëri) dhe Shoqata e Valdanosit.

Peizazhe të pafundme, trungje, mure veç prej guri dhe fusha pafund janë skenografia e këtij rrëfimi. Pjesëmarrësit e ndryshëm si Crescenzio Antonio Marino dhe Aurora Losacco nga Interreg-u, apo rektori shqiptar Fatbardh Sallaku, Endrit Kullaj, Erdona Demiraj, Romina Koto, Adhurim Lazaj, Ita Angoni nga ana shqiptare treguan se si përreth ullinjve shekullorë lindin dhe do të lindin shtigje.

Shumë, po kaq shumë profesionistë të përfshirë! Për Institutin e Kërkimeve Urbane foli eksperti i mjedisit Erni Kocani; për Malin e Zi, Komunën e Tivarit, Ana Zivanovic; për Shoqatën e Valdanosit, Fjolla Cakuli; për Parkun e Venafros, drejtuesi Emilio Pesino me Adele Rossi; ndërsa nga Ciheam, ishin të pranishëm Rosanna Quagliariello, drejtuese e Marrëdhënieve të Jashtme, dhe u përfshinë, përveç të sipërpërmendurit Pandeli Pasko, Mara Semeraro, Eustachio Dubla, Jenny Calabrese, Roberta Callieris, Pandi Zdruli, Gianluigi Cardone, Gianfranco Cataldi, Gianfranco Ciola, Giuseppe Morganella e Salvatore Fabiano.

Për ata që kanë dëshirë të udhëtojnë dhe të ecin mes ullinjve – sapo të bëhet e mundur – janë gati materialet (harta, broshura, shënjimet e shtigjeve dhe trajnimi i komuniteteve, video, rrugët dhe udhëzimet për ndërhyrje). Dhe nuk ka vetëm fjalë tregimtare, por ka edhe shumë humanizëm, sepse janë trajnuar edhe vetë fermerët, të rinjtë, punonjësit. Dhe është krijuar një rrugëtim i vërtetë për shpirtin dhe mendjen, që me siguri do të japë frytet e veta.

Në Molise, shtegu i ullinjve kryqëzohet me Udhën e Sh. Timoteos; Në Mal të Zi, Rruga Dinarike është cilësuar nga National Geographic si një ndër rrugëtimet më të bukura për trekking. Bashkia e Tivarit ka realizuar një video të rrugëtimit malazez që gjendet në https://youtu.be/NFagwoNk2j4. Ashtu si edhe në Shqipëri, në Pulje e Mal të Zi ka itineraret ciklo-turistike për t’u provuar.

Duke ndjerë erën në fytyrë dhe shushurimën e saj mes gjetheve të ullinjve.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi rruga shqiperi-mali i zi rruga shqiperi-mali i zi

Sondazh

Poll
Ekonomi 11 Prill 2021, 05:48

TIRANË – Statistikat e ecurisë ekonomike për vitin 2020 habitën shumëkënd. Pas një tkurrjeje prej -5.5% për 9-mujorin, ekonomia bëri një kthesë të papritur...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës