Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Për gazetarin Hamdi Jupe, 2 korriku mbetet gjithnjë një datë e mirë për të bërë një bilanc mbi atë cka ëndërronin shqiptarët 30 vite më parë. I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, Jupe thotë se gjërat në vend kanë ndryshuar edhe pse jo në mënyrë të kënaqshme.
“Kishte shumë pritshmëri ato pritshmëri nuk janë realizuar të gjitha. Natyrisht ka edhe arritje të pamohueshme. Shqipëria ka hyrë në rrugën e ekonomisë së tregut. Institucionet funksionojnë, vendi është hapur me botën. Jemi bërë anëtarë të NATO-s. Ndërsa pjesa tjetër ka mbetur rrugës“, u shpreh Jupe. Jupe, kujton se shkrimi i botuar në gazetën ‘Zëri i Popullit’, nga Ylli Popa, ndonëse nuk u kuptua shënoi nisjen e ndryshimit.
“Ai i tha gazetarit se jam i bindur që ju nuk e botoni. Por Musa Ulqini kishte besimin se shkrimi do të botohej pasi ishte shkrimi i një profesori, i një deputeti. Dhe u botua shkrimi në dy numra gazete. Ai I drejtohej pjesës së ngritur të inteligjencës, nuk i drejtohej popullit. Shumë gjëra aty nuk kuptoheshin. Dhe kur I jam kthyer tani edhe unë I kam kuptuar. Ai flet për Picason, kur për të ishin burgosur njerëz. Shkrimi, nuk u kuptua sikur dicka po lëvizte. Po u tha se ka gjëra të reja të cuditshme, por këto i di udhëheqja. Kryesorja ishte se nga lart nuk pati asnjë reagim për shkrimin. Nuk them e kishte konsultuar me Ramiz Alinë, po ai e kishte ndjerë se sistemi po hapej në Shqipëri. Ndoshta Ramiz Alia kishte bërë premtime, dhe ai ishte ekzaltuar dhe e kishte kaluar masën.” -u shpreh Jupe. Hamdi Jupe kujton se nga ai moment cdo ditë në gazetë botohej dicka ndryshe, një ndër to ishte njoftimi se në Zvicër ka 25 mijë vende të lira pune.
“Çdo shkrim që botohet në gazetë ka një mesazh. Cili ishte mesazhi i këtij, kjo lidhej edhe me artikullin e Ylli Popës, thonim dicka po ndodh këtu, por kryeredaktorin nuk e pyesnim. Ai kishte një status të lartë, psh. Unë kam hyrë vetëm dy herë në zyrën e tij nga dy minuta, në 4 muaj“, ndërsa sjell në vëmendje mbledhjet e mëngjesit në redaksi.
“Ai zhvillonte mbledhje me shefat e sektorit, dhe quhej kolegjiumi I gazetës, cdo mëngjes. Dhe thoshte që do trajtohet kjo temë, kjo temë.. dhe kaq mbaronte puna e tij me shefat, ata ngarkonin gazetarët dhe në darkë shkrimet do të ishin gati. Pasta jai do të kontrollonte shkrimet, do vinte në orën 20:00 do kontrollonte faqet dhe në 20:30 ikte. Nga njëra anë shkrimi i Popes, nga ana tjetër njoftimi, më tej thotë do shkruajmë edhe për pronën private. Madje njëri iu kthye ‘ e ke fjalën për pronën vetjake”, rrëfen Jupe.
(Marrë nga BalkanWeb)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Për ngjarjen që tronditi vendin pak ditë më parë ku u gjetën pajetë nënë e bijë në banesën e tyre, për psikiatren Ariana Rreli nuk lidhet domosdosh...
TIRANË- Sotir Kristollari, kunati i Zhaneta Josfit, gruas që u vetëflijua bashkë me vajzën në banesë, rrëfen në një intervistë ekskluzive për gazetaren Ani...
TIRANË- Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka njoftuar sot se të hënën do të rinisin punë të gjitha linjat e urbanëve në Tiranë. Në një njoftim për me...
LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në hyrje të qytetit të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se tre makina janë përplasur m...
BERAT- Policia e Skraparit ka vijuar kontrollet për zbulimin e parcelave të kanabisit dhe ka zbuluar se në Njësinë Administrative Çepan ka zbuiluar 295 b...
KORÇË– Situata e Covid-19 në Shqipëri është shumë e paqëndrueshme. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e përditshëm të të dhënave l...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me jetën e tre grave, Zhaneta, Anisa dhe Blerta, të cilat vendosën që të vetëflijoheshin në mënyrë që të “ringjal...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Task- Forca anti-COVID do të vijojë intensifikimin e kontrollev...
VLORË– Zjarr pranë një magazinë peshku në lagjen “Pavarësia”. Magazina përdorej si banesë për persona të pastrehë. Në momentin kur ka rënë zjarr, fatmirësi...
TIRANË– Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë apel qyetarëve që të shmangin sa më shumë përdorimi...