Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Sport
Një përshendetje e gabuar i shkatërroi karrierën, piloti rus në lot;Nuk ishte gjest nazisti
12 Prill 2022, 14:31Nga DOSJA
PORTUGALI- Artem Severiukhin kërkoi falje për atë që ndodhi gjatë ceremonisë së çmimeve të një gare karting në Portimao, por mohoi të ketë bërë përshëndetjen naziste. Piloti 15-vjeçar rus me patentë italiane, i cili përfundoi në lumë kritikash për gjestin e tij dhe u shkarkua gjithashtu nga ekipi i tij ëard Racing, ka folur për rastin në një postim në Instagram: “Dua t’u kërkoj falje të gjithëve për atë që ndodhi gjatë kampionatit europian të kartingut. Duke qëndruar në podium bëra një gjest që shumë e perceptuan si një përshëndetje naziste. Kjo nuk është e vërtetë, “tha Severiukhin pothuajse i përlotur.
Më parë, ishte Federata Ruse e Automobilave ajo që transmetoi videomesazhin e shoferit të ri. “Kjo nuk është e vërtetë, unë kurrë nuk e kam mbështetur nazizmin. Unë e konsideroj atë një nga krimet më të këqija kundër njerëzimit. E di që kam qenë budalla dhe jam gati të ndëshkohem, por ju lutem më besoni: nuk kishte asnjë qëllim në veprimet e mia.”, shtoi ai. Nga ana e saj, RAF e dënoi episodin, duke cilësuar si të papranueshëm “madje edhe një shfaqje aksidentale të fashizmit dhe nazizmit në sportin motorik rus, apo mesin e sportistëve rusë”.
Megjithatë, në një pasazh të paqartë të mesazhit të tij, Severiukhin i referohet një ‘zakoni’ të papërcaktuar italian, të bërë për të kënaqur djemtë që po e duartrokisnin nën podium. “Vetëm doja të bëja gjestin dhe nuk mund ta shpjegoj si lindi”, ishte sqarimi i tij i pakuptueshëm.
ANGLI – Valë e vogël tronditëse te Manchester City. Mesfushori brazilian Fernandinho njoftoi në një konferencë për shtyp të marten, se nuk do ta vazhdojë ...
ANGLI- Rilindja e Dejan Kulusevskit me fanellën e Tottenhamit është evidente. Që kur suedezi shkeli në Premier League, ai ka shënuar tri gola dhe gjashtë asisti...
ITALI – Bashkëpronari i Boston Celtics la të kuptohet të martën se ishte gati të largohej nga “Dea” bergamaske për të blerë Chelsean. “Më vonë, deri të en...
ITALI – Një vit pezullim u kërkua të martën kundër presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli dhe njëmbëdhjetë muaj ndaj presidentit të Napolit, Aurelio De...
TURQI – Ish-mesfushori i katalanasve, Miralem Pjanic, nuk është më pjesë e planeve të Besiktas, ka bërë të ditur këtë drejtori sportiv Ceyhun Kazanci.“Ai ...
ITALI – Plaga e skualifikimit nga finalet e Kupës së Botës “Katar 2022” është e hapur, askush nuk ka arritur ende ta harrojë humbjen kundër Maqedonisë. As...