LIVE UPDATES
Politike

Nis “lufta” mes Murrizit dhe Briseida Shehajt! Deputeti: Ishe bleta punëtore e Ramës. Ish-drejtoresha e Tatimeve:

7 Tetor 2020, 20:06 Nga DOSJA
Nis “lufta” mes Murrizit dhe Briseida Shehajt! Deputeti: Ishe bleta

TIRANË– Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë deputeti Myslum Murrizi përmendi kalimin e ish-drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj, nga PS tek Lëvizja Sociliste për Integrim.  Thumbi i Murrizit nuk kaloi pa u vënë re nga vetë Shehaj, e cila në një postim në Instastory ironizoi deklaratën e deputetit.

“Nuk e dija që ish-kapteri tatimor Lym Shameti qenka bërë zëdhënës i Rilindjes. Ska thënë kot populli sa do të rrosh do të mësosh,”– shkruan Shehaj duke ironizuar Murrizin.

Mirëpo duket se debati mes Murrizit dhe Shehajt nuk mori fund me aq! Murrizi me anë të një postimi në Facebook nuk ka nguruar që t’i kthejë përgjigje ish-drejtoreshës së Tatimeve. Teksa Shehaj e akuzoi Murrizin si zëdhënës të Rilindjes, ky i fundit i kthehet duke theksuar se “për mbiemër Brisi nuk po përpiqem të të huazoj sipas atyre që ke ndenjur, sepse do të me duhej te përmendja gjysmën e mbiemrave te Kombinatit dhe gjithë Kodrën e Diellit”. Murrizi e cilëson Shehajn si “bletën punëtore” të Ramës, e cila tanimë që çon mjaltin në kosheren e Metës.

POSTIMI I PLOTË

Një përgjigje për Brisidën famoze ish-drejtoreshën e tatimeve 2013-2017 të rilindjes që sot është konvertuar me klering nënkryetare e LSI. E “dashur” Brisi! Partitë e vogla nuk ngjajnë me tufën që je “zgjedhur” Ti udhëheqëse dhe nuk kanë surratin e partisë fole të hajduteve të administratës. Sa për gradën time pyet pak më mirë ndonjë kapterr timin se unë kam qenë me gradë Major në policinë financiare jo tatimore, por Ty Brisi vetëm tatimoren mban mend. Pastaj më mirë Major në policinë financiare Brisi sesa recepsioniste në bankë. Për mbiemër Brisi nuk po përpiqem të të huazoj sipas atyre që ke ndejur, sepse do të më duhej të përmendja gjysmën e mbiemrave të Kombinatit dhe gjithë Kodrën e Diellit. Zakonisht nuk replikoj me recepsioniste por në respekt të gradës tënde si kapterrja e radhës e partisë së një shtëpie dhe strehës së hajdutëve, po të përgjigjem. Për partinë time mos mu vër në merak se më dobësohesh e shëmtohesh dhe pastaj të përzënë nga LSI. Kam shume respekt për Ju Brisi dhe e vlerësoj shumë kohën që harxhuat për të shkruar për mua. Ne nga Myzeqeja për ato që vlerësojmë shumë themi: marshalla dhe kapim hundën me dorë. Suksese në jetë Brisi…………

Por deklaratat vijuan sërish, Shehaj reagoi sërish duke i përmendur jetëshkrimin e saj, që nga puna si arkëtare në bankë deri tek emërimi si drejtore dhe i ka kërkuar të mos e përgojojë më por të bëjë atë që ka për detyrë një deputet, të zgjidhë problemet e popullit. 

REAGIMI I PLOTË:

Disa sqarime të thjeshta për Major Lymin: 1. Të nisësh punën në arkë, në bankë është nisja normale për një sapo të diplomuar. Për pak vite, në moshën 26 vjeçare me logjikën profesionale e meritokraci, u emërova drejtore në bankë(se aty nuk të bën miku drejtor).
2. Jam larguar nga tatimet në vitin 2016 dhe deri me sot as ata që të keqinformojnë me qëllim nuk gjetën dot një akuzë të vetme për mua për korrupsion. 3. Unë pagat e mia i kam patur nga dita e parë e punës e gjer më sot të deklaruara. Burimi im i jetesës. Nuk pres unë leje ndërtimi as nga Kavaja, apo Sauku. 4. Një këshillë, meqë përvoja në media më ndihmoi ta kuptoj edhe më mirë rëndësinë e lajmit përballë shpifjes: para se të deklarohesh mbi mua bën mirë të informohesh saktë, je aq pranë Rilindasve sa për të mos bërë gafa, që as ata nuk ia lejojnë vetes, por të keqpërdorin. 5. Një deputet, qoftë edhe ti Lym bën mirë të merret me hallet e panumërta të një vendi nga ku iket masivisht, e jo të përgojosh gra e vajza, që kanë vendosur të qëndrojnë pa tradhtuar parime. Ti këtë nuk e kupton dot, por të paktën sillu si Major! Se le nam duke përgojuar edhe Kombinat e Kodër Dielli, se ke edhe shokët e tu rilindas, që të mbajnë me të mira ty, sa për mua, kam ca burrëri se ua kam treguar vendin publikisht.

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike briseida shehaj myslim murrizi briseida shehaj myslim murrizi


Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më