LIVE UPDATES
Insights

Një opozitë e (për) mjer(r)ë!!!

12 Janar 2022, 12:36 Nga DOSJA
Një opozitë e (për) mjer(r)ë!!!

Nga Armida Plangarica ,Sociologe!

-Si cdo fenomen banal , që 30 vitet e fundit në Shqipërinë e tranzicionit bëhet HIT dhe personat banalë quhen VIP , kështu dhe përmjerrja e ambienteve të Partisë Demokratike , u komentua si veprim i merituar kundrejt kryetarit X , që i ka hapur luftë ish Kryrtarit Y.
Asgjë më shumë e asgjë më pak në mentalitetin e nje turme që të vret babën për tifozllëkun partiak, ama bëhet pulë sot e 30 vjet përpara imoralitetit, varfërisë, gjakut që vërshon rrugëve cdo ditë nga makinat kamikaze, vrasjeve të paralajmëruara për pazare të frikshme droge , përpara tokave të ” xanuna”, përpara pronarëve të shpronësuar përfundimisht në mënyrën më të paskrupullt që mund tê mendonte dikush.
Një popull që sheh përfaqësuesit e tij të parakalojnë cdo të enjte përpara kamerave , të veshur me fjalën e fundit te modës, ku një takë e këpucës së deputetes super sexy , kushton sa rroga mujore e varfanjakut që përfmorri pllakat e një godine partiake.
Një turmë që kënaqet me show-n parlamentar të një opozite që artikulon vetëm dy fjalë ” UNË ” dhe “TI” ,duke e kthyer foltoren e parlamentit në një arenë personale miljardash ,punësh të zeza e të pista dhe populli habitet me botoksin dhe veshjet firmato të deputetëve të tij.Diku në mes ka edhe nje polici që vrapon te mbledhë morinë e hallakatur të shofereve të dehur e të turbulluar nga tymi i hashashit, rininë e aksidentuar që po lan me gjak rrugët kombëtare, tokat e mbjella me ” mall të cilësisë së parë” dhe në fund edhe protestuesit. Ata që adhurojnë Djajt e veshur me Prada, packa se vetë akoma vishen tek Gabi, ata , fëmijët e të cilëve për një vend pune, do të puthin këmbët që shkelin pllakat e përmjerra . Ata që kalojnë ditën kafeneve të tymit duke bërë tifozllëk politik dhe në darkë kthehen me kokën kazan në shtëpi ,e po u doli e shoqja fatkeqe përpara, ndoshta edhe e therin. E pra, kjo polici duhet të mbledhë gjithë këtë përmjerrje shoqërore të një opozite të zhytur ne plehun më të madh organik, të cilin e prodhoi vetë ajo. Një opozitë që këto ditë duhej të jepte të paktën prezencën e saj në parlament , për dhjetra aksidentet që ndodhin cdo ditë dhe për rininë që po shuhet e vendin që po vdes nën kotësinë e shpejtësisë vrasëse, nën rrotat e makinave superluksoze dhe nën hijen e krimit që kjo opozitë ogurzezë, në emër të demokracisë, e mbolli pa u ndëshkuar kurrë.

Turma protestuese në darkë qetëson nervat me skena nga Big Brother, Opozita lan pllakat e përmjerra dhe i ve fajin Edi Ramës që këtij populli do t’i hapi dyert e Europës, duke i hapur më përpara sytë.

Kutërbon kjo faqe e historisë dhe vazhdon akoma të permirret e të ushqehet me kërrmën e vet. Djalli vesh Prada dhe turma vishet tek Gabi, bën tifozllëk e është krenare për prejardhjen e saj letargjike.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog armida plangarica opozita partia demokratike armida plangarica opozita partia demokratike


Sondazh

Poll
Insights 11 Janar 2022, 13:34

“Kali” ka ngordhur, na duhet një i ri

Nga Genc Sejko‘Stop flogging a dead horse,’ është një shprehje në anglisht që në shqip përkthehet, ‘Ndalo fshikullimin e një kali të ngordhur’. Shprehja nënkupt...

Insights 10 Janar 2022, 19:17

Sot, kur edhe ti, Bert, mbush 80!

Nga Pëllumb KullaTI, Robert Ndrenika, duhet ta ndjesh që kjo është një ditë e lumtur për njerëzit e tu të afërt, por edhe më shumë: është një ditë e bukur për a...

Insights 30 Dhjetor 2021, 07:47

Big Brother në vend të DEAS…

Nga Ilir GjiniTIRANË – Limoz Dizdarit, kompozitorit të mirënjohur që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare, aq i dashur për publikun për krijimet e tij...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet