LIVE UPDATES
Insights

Drejtuesit ‘out’ papërgjegjshmëri apo nevojë?!

30 Dhjetor 2021, 12:59 Nga DOSJA
Drejtuesit ‘out’ papërgjegjshmëri apo nevojë?!

Nga Fitnete Gruda

TIRANË – Nuk inspiron as gëzon, veç trishton, deklerata e  kryeministrit Rama, për drejtimin, në mbi 8 vite, e një pjese jo të vogël të shkollave në vendin tonë, nga drejtues “out”. Kjo për faktin se këto terma etiketimi janë të rënda, marrë jo në rrafshin personal të tyre – si cilësi individi (edhe kështu vlen ta marrësh), por në rrafshin e sferës (arsimi ) ku kanë operuar këta drejtues “out”, dëmit që i kanë sjell arsimit dhe aktorëve në arsim.Kryeministri harroi se drejtues “out’ të komanduar ka patur Tirana në Zyrën vendore Arsimore dhe jo vetëm. Ishte pranim realiteti ky prononcim i kryeministrit, apo strategji për të dhënë imazhin se po hapet një faqe e re qeverisje kjo mbetet për tu parë. Por, sido që të jetë nuk mund të ndërtohet një faqe e re, mbi gërmallat e të shkuares  8 – vjeçare, pa pastruar rrenjësisht këto gërmalla që do të thotë edhe pa marrë sejcili përgjegjësi. Çështja nuk shtrohet nëse ka të drejtë kryeministri, kjo as që diskutohet, por sa seriozisht është marrë kjo problematikë dhe pse pikerisht tani u pranuar ky fakt (!!)

Tani që kanë kaluar dy mandate qeverisje dhe jemi futur në të tretin, kur për këtë këtë kategori drejtuesish dhe shumë të tjera që shqetësojnë arsimin kanë folur e stërfolur vit pas viti, jo pak të interesuar për arsimin (le ti quajmë dhe kritikë ) – midis tyre dhe unë. Por ata – përfishi këtu edhe ministra, që e mbushin kryeministrin me përralla , “kjo ecën shumë mirë; 100%, drejtuesit sipas meritës të zgjedhur me konkurse …) dilnin e sulmonin si të mundeshin këta ngritës të problematikës. Po tani që kryeministri doli publikisht me këtë prononcim, çdo t’iu thonë këtyre kritikëve apo “kritizerëve”, “të paditur” ,… ,” inatçor” siç ata i etiketonin, apo komuniteteve kur dëgjuan kryeministrin atë ditë që paskan shkolluar fëmijët në shkolla me të tillë drejtues!? Asgjë! As që u bën përshtypje. Nëse është marrë seriozisht drejtimi i shkollës (gjasat të pakta ) le të dalin e të kërkojnë falje publike ( që kurrë s’kanë për ta berë) dhe të tregojnë përtej dekleratës së kryeministrit, konkretisht dëmet që i kanë sjell arsimit këta drejtues “out” dhe ata që “u ka ikur koha”.

Nuk është thjesht zëvëndësimi i tyre, pasi orjentinin e dha kryeministri – ” të gjenden mësueset më të mira” edhe pse përvojat në konkurse kanë treguar të kundërtën. Kur thuhet, “të gjenden…” harrohet se drejtuesit e shkollës zgjidhen me konkurs, sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe nuk ka nevojë për hulumtime të tilla që tashmë i bën më shumë DPA-ja. Le të mos bëhen  konkurset false, le tu jepet mbështetje drejtuesve të aftë në punën e tyre dhe kjo do të shërbejë si një motiv që mund ti shtyjë mësueset e mira të konkurojnë. Po realisht të mira, jo siç ndodh rëndom, aty -këtu, që të vlërësohen si të mira ato që plotësojnë shijet e drejtuesve. Unë mendoj se, nuk duhet të kalohet lehtë ky problem vetëm me një zëvendësim të tyre, pa marrë  përgjegjësi këta drejtues për dëmet komplekse, që kanë i kanë sjell shkollës, arsimimit të fëmijëve, e deri në emërimet dhe largimet e mësuesve pa kriter dhe procedur.

Drejtues “out” rrjedhimisht bëjnë veprime “out” dhe tërë shkollën e kthejnë né “out”. Përgjegjësia bie edhe mbi  ata që i emëruan shumicën pa konkurse, me vite të komanduar, disa me konkurse false, disa që “u ka ikur koha” i ruajtën apo  i promovuan, siç tha vetë kryeministri, disa edhe pse i gjenin me shkelje i mbanin, … , Përgjegjësia nis nga ministra e ish minstra, DPAP-ja, DRAP-et, Drejtora të Zyrave Arsimore e deri përgjegjësit e financave që kanë pranuar ti paguajnë këto. Të gjitha këto nisën në kohën kur arsimi drejtohej nga ish ministre Lindita Nikolla, sot e promovuar kryetare parlamenti, e cila e nisi “tura-vrapi” me konkurse publike false, duke ftuar dhe kryeministrin dhe i la stogje drejtuesit e komanduar si në shkolla dhe në ZVA, ato që “u kishte ikur koha me kohë” me bëmat e tyre. Kështu vazhduan dhe ministret e tjera. Nuk ngelet pa përgjegjësi edhe vet kryeministri që “sot” pranon se drejtimi i shkollës “out”.

Kalimi me një të thënë të problematikës dhe me një zëvëndësim të drejtuesve ” out” ( prit dhe se kur do të zëvëndësohen se i duhen fushatës që do vijë) tregon më së miri që drejtuesit “out” nuk janë thjeshtë një papërgjegjshmëri në emërime, por nevojë për të emëruar dhe larguar ata që u duheshin, por edhe për atë të famshmen “kap ç’të kapësh” sepse një “out” apo “i dalur boje” syrin e ka tek mbushja e xhepit dhe pislliqet. Mbi shpinën e këtyre përgjegjësve rrëndon korrupsionin, pesha e keqarsimimit të fëmijëve dhe dhimbja e shumë mësuesve  që u hodhën në rrugë për hakmarrje të natyrave të ndryshme, deri pse  i kritikonin, apo cmirë se ishin shumë më të mirë se ata. U rrëndon  edhe vuajtja e familjarëve të tyre, që kjo dhimbje nuk i lë të festojnë siç duhet as Vitin e Ri. Por, mos harrojnë se koha i nxjerr të gjitha të palarat e tyre – me pislliqe dhe korrupsionin që kanë bërë.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog fitnete gruda fitnete gruda

Sondazh

Poll
Insights 30 Dhjetor 2021, 07:47

Big Brother në vend të DEAS…

Nga Ilir GjiniTIRANË – Limoz Dizdarit, kompozitorit të mirënjohur që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare, aq i dashur për publikun për krijimet e tij...

Insights 28 Dhjetor 2021, 11:46

Radha e Kadaifit…

Nga Ilir GjiniKadaifi, ëmbëlsira tradicionale që zbukuron tryezat e festave, për brezat e lindur para 90-s, ishte një produkt i rrallë! Kaq i rrallë, sa orë e o...

Insights 26 Dhjetor 2021, 08:07

Pse largohen besimtarët nga kisha?

Ky është një moment historik simbolik: vetëm më pak se gjysma e gjermanëve i përkasin njërës prej dy kishave të mëdha të krishtera. Të ashtuquajturat kisha popu...

Insights 16 Dhjetor 2021, 07:42

SPAK – Drejtësia e re, apo kobure e Kryeministrit?

Nga Ilir GjiniSPAK, ose ajka e “ajkës” së vetinguar të drejtësisë së re, më më fund ka filluar të shfaqet në skenë. Arrestimi i ish ministrit Koka po vetpropoga...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet