Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Pak, veç rrëfimeve të atyre që i kanë mbijetuar Qafë-Barit, dëshmojnë për torturat e ushtruara në këtë burg dhe revoltën e 22 majit 1984. Por nga sot, do të jetë edhe një memorial i thjeshtë, në nderim të të burgosurve politikë dhe në kujtim të atyre që vdiqën nga puna e rëndë, në tortura apo u pushkatuan pas revoltës së 22 majit.
Memoriali i financuar nga Kujto.al u vendos sot, 35 vjet nga revolta e Qafë-Barit, gjatë një pelegrinazhi përkujtimor, të organizuar nga Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), në bashkëpunim me Fondacionin Kujto.al dhe Shoqatën e ish-të Përndjekurve Politikë Antikomunistë, në ish-burgun e Qafë-Barit në Fushë-Arrëz, si një gur më shumë në ngrehinën e zbardhjes së krimeve të komunizmit, që edhe pse mbi 25 vjet pas shembjes së diktaturës, është ende në fazat e saj fillestare.
Dy ditë më parë, me propozim të Kujto.al dhe themeluesit të saj, Z.Agron Shehaj, Bashkia Fushë-Arrëz miratoi emërtimin “Revolta e Qafë-Barit” të rrugës që bashkon rrugën nacionale me ish-burgun famëkeq.
“Ngritja e memorialit dhe emërtimi i rrugës në përkujtim të revoltës së Qafë-Barit, është një moment i rëndësishëm për të kujtuar një prej akteve të qëndresës më të rëndësishme kundër regjimit komunist. Me qindra të rinj shqiptarë kanë vuajtur një dënim të padrejtë dhe çnjerëzor në këtë burg. Vetëm në arkivin online kujto.al, listohen mbi 52.000 profile viktimash të regjimit, të pushkatuar, të dënuar me burg ose të internuar. Në të vërtetë, viktimat janë shumë më shumë, dhe është detyrë e shtetit shqiptar të zbulojë dhe kujtojë të gjitha viktimat. Por shteti shqiptar, jo vetëm nuk zbardh apo kujton ato, por është mohuesi më i madh i atyre krimeve”, tha Agron Shehaj gjatë përurimit të memorialit. Në këtë aktivitet, ishin të pranishëm edhe ish-të dënuar politikë që kanë vuajtur dënimin dhe punën e detyruar në këtë burg.
Ky aktivitet vjen pak kohë pas një debati publik, mes të dënuarve dhe ish-komandantit të policisë së këtij burgu në vitin kur shpërtheu revolta, por edhe përplasjeve të Spartak Brahos me kryetarin e ISKK, Agron Tufës.
“Sulmi dhe kërcënimi i përfaqësuesit të maxhorancës kundër Agron Tufës, kryetarit të ISKK, përveçse i turpshëm, tregon që persekutorët që shtypën shqiptarët për 45 vjet, nuk kanë asnjë ndjenjë faji mbi krimet që janë bërë. Janë pikërisht këta ish-gjykatës, ish-prokurorë, hetues, politikanë që sot pretendojnë të ndërtojnë një Shqipëri demokratike dhe të drejtë për fëmijët tanë. Akti i këtyre djemve që ngutën kohën në kushtet më të vështira të mundshme, na frymëzon që të mos ndalemi në betejën tonë për të zbardhur dhe kujtuar krimet e regjimit komunist”, vazhdoi Shehaj.
Revolta e Qafë-Barit përfundoi me pushkatimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës dhe torturat dhe ridënimin e rreth 10 të burgosurve të tjerë, duke treguar një nga fytyrat më çnjerëzore të pushtetit komunist, përballë të rinjve që refuzuan ridaljen në punë të detyruar, duke organizuar një prej të paktave akte rezistence gjatë viteve të terrorit komunist.
Marrë nga Kujto.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Mithat Tola, drejtor i Policisë Rrugore, i ftuar në “Dita Jonë” në A2 CNN, deklaroi se në vendin tonë ka 1800 aksidente në vit, me 213 persona të vdekur vitin e...
TIRANE-Fredi Bejleri është rithirrur për t’u pyetur në Prokurori për Masakrën e Peshkëpisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Greqi është dërguar një letë...
DIBËR- Banorët e krahinës së Çidhnës në Dibër kanë protestuar në Ujëvarën e Sopanikës, pas masakrës mjedisore në lumin e Setës, në mbrotje të monume...
TIRANË- Dosja 339 vazhdon të prodhojë lajm për drejtësinë shqiptare, por duket se e përfshirë është edhe drejtësia italiane.Dosja.al ka mësuar se drejtësia...
Prokuroria për Krime të Rënda mori në pyetje Fredi Belerin, i cili është vënë nën hetim për akte terroriste.Pas 25 vitesh nga ngjarja, disa muaj më parë, Prokur...
TIRANË-Flasin familjarët e Ervin Dervinës që humbi jetën dje në aksident në Rumani bashkë me gruan e tij.Familjarët e Dervinës, që jetojnë në Elbasan, janë...
Tiranë- Në protestën e minatorëve ka përplasje mes protestuesve dhe policisë pasi këta të fundit kanë tentuar të afrohen te godina e Parlamentit duke kaluar gar...
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të rënda ka thirrur sot 8 persona për t’u pyetur për “Masakrën e Peshkopisë”. Mes të thirrurve, mësohet se është edhe Mihallaq Kok...
TIRANË- Minatorët janë mbledhur sot përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet seanca plenare e radhës. Ata po protestojnë lidhur me “stat...
BERAT- Një 35 vjeçar është arrestuar në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 32-vjeçare në Berat.I arrestuari...