LIVE UPDATES
Aktualitet

“Një çati mbi kokë”/ Familja shqiptare me dy fëmijë ‘gjunjëzon’ Kölnin, vendimi që mori gjykata gjermane

14 Dhjetor 2019, 10:42 Nga DOSJA
“Një çati mbi kokë”/ Familja shqiptare me dy

GJERMANI- Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm. Kështu shkruhet në nenin 1 të Kushtetutës së Gjermanisë. Një familje shqiptare e vuri në provë këtë nen dhe fitoi në gjykatë. Qyteti i Kölnit është kështu i detyruar të strehojë përkohësisht familjen shqiptare në një qendër të të pastrehëve derisa ajo të largohet nga Gjermania. Sipas Gjykatës Administrative të Kölnit, të huajt megjithë detyrimin për t’u larguar nga Gjermania kanë të drejtë të strehohen në qendrën e të pastrehëve. Ky vendim u mor të enjten (12.12) pas një kërkese për trajtim të përshpejtuar nga familja shqiptare, që me sa duket nuk kishte parë rrugë tjetër, sepse ndryshe do mbetej e pastrehë e do duhej të flinte në rrugë bashkë me fëmijët.

Familja shqiptare donte që deri në pranimin një qendër pranimi, të strehohej diku tjetër. Autoritetet e Kölnit e kishin kundërshtuar këtë fillimisht. Sipas tyre, familja është e detyruar të largohet nga Gjermania dhe mund ta shmangë situatën e të qenit e pastrehë me kthimin në Shqipëri. Drejt Tiranës e marrin rrugën përditë autobusët, argumentuan autoritetet.

Gjykata Administrative, Köln

Gjykata i dha fund paqartësisë. Për shkak se familja shqiptare nuk është në gjendje me forcat e veta të sigurojë një strehë, qyteti, si autoritet i rregullit është i detyruar t’i strehojë në qendrën e të pastrehëve deri në pranimin në një qendër pranimi. Pretendimi për strehim nuk shfuqizohet me detyrimin për largimin nga vendi, por është i shkëputur nga problematika e së drejtës të të huajve, argumentuan gjykatësit. Për sa kohë personat janë të pastrehë dhe jetojnë në hapësirën, për të cilën është përgjegjës qyteti i Kölnit.

Familja shqiptare shkel afatin e largimit nga Gjermania

Sipas të dhënave të gjykatës, jo shumë ditë më parë kishte ardhur një çift nga Shqipëria bashkë me dy fëmijët në Gjermani. Agjencia e lajmeve dpa, shkruan, se familja shqiptare kishte në plan të qëndronte në Gjermani, pa bërë as kërkesën për azil. Dihet, se për shkak se Shqipëria është vend i sigurtë origjine, shanset për azil janë gati zero.

Zyra e të Huajve reagoi dhe i dha familjes shqiptare një dokument detyrues për kalimin e kufirit. Me këtë dokument, personave që janë të detyruar të largohen nga Gjermania, se nuk kanë të drejtë qëndrimi iu vihet një afat i caktuar për largimin vullnetar. Por familja shqiptare nuk u kthye vullnetarisht. Zyra e të huajve veproi më tej duke e dërguar çështjen në një qendër shpërndarjeje të refugjatëve, por asgjë nuk ndodhi. Familjes nuk iu caktua një vend në qendrën e pranimit.

Kështu shqiptarët e mbetur pa mbështetje u detyruan të kërkojnë strehë në qendrën e të pastrehëve në Köln, ku edhe kaluan një natë. Por më pas familja duhej të largohej nga kjo qendër, për shkak të dokumentit detyrues për largim nga Gjermania. Në një situatë të tillë, familja shqiptare nuk pati rrugë tjetër dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë për trajtim të përshpejtuar të çështjes.

Marrë nga: DW 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani qyteti i kelnit strehimi i familjes shqiptare gjermani qyteti i kelnit strehimi i familjes shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj