Vuçiç takim me Kallas për zgjidhjen e rastit "Banjska" dhe vendosjen e sanksioneve për Rusinë! Presidenti serb: Do ...
Politike
Nis tryeza për Reformën Zgjedhore, Borchardt: Vendi ka nevojë për dialog, pres nga partitë propozime
25 Shtator 2019, 08:04Nga DOSJA
Tiranë– Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt në tryezën për Reformën Zgjedhore ka deklaruar se vendi ka nevojë për dialog.
“Vendi ka nevojë për dialog. Pres nga partitë të japin propozime konkrete që t’i kthehemi dialogut. Ky proces do të ndikojë edhe në Reformën Zgjedhore. Tryeza të nxisë bashkëpunimin për zgjidhjen e krizës.Është e rëndësishme t’i rikthehemi dialogut, pasi kjo do të ndikojë patjetër te Reforma zgjedhore. Shpresoj që kjo konferencë të ndikojë në procesin e mëtejshëm. Është një zgjedhje që duhet ta bëjnë partitë shqiptare. Duhet të jeni të hapur për të diskutuar për këtë çështje. Pjesëmarrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të merret vendimi, a duhet ta ndryshojë Shqipëria sistemin zgjedhor. Ne nuk mund të bëjmë imponime, kemi dhënë rekomandimet tona” tha ai.
Me dabate ka nisur tryeza për Reformën Zgjedhore. Por pas fjalës së Bernd Borchardt, Damian Gjiknuri ka dashur t’i japë fjalën Ivi Kasos. Menjëherë ka reaguar Kujtim Gjuzi, i cili është shprehur se para Hajdarit nuk do të flasë asnjë njeri në tryezë.
Më 25 shtator OSBE-ja deklaroi se do të zhvillohte një tryezë të përbashkët për diskutimet mbi Reformën Zgjedhore. Ftesa për pjesëmarrje iu dërgua edhe liderit demokrat Lulzim Bashës, i cili fillimisht deklaroi se nuk kishte marrë ende një ftesë, por mesa duket është marrë vendimi për pjesëmarrje.
Reforma Zgjedhore është prioriteti kryesor i ndërkombëtarëve aktualisht në Shqipëri, pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Theksojmë se kjo reformë ishte edhe një nga nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Nis me debate tryeza për Reformën Zgjedhore. Pas fjalës së ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. Damian Gjiknuri ka dashur t’i japë fjalë...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PD-së. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se “Po-ja” me kushte ishte...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se Reforma në Drejtësi nuk është bërë enkas për Shqip...
TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ka folur lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.Gjatë një interviste në RTSH, Borchardt ësh...
Politike24 Shtator 2019, 20:56
TIRANË– Gazetari Arjon Sulo është përplasur me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun. Të ftuar në emisionin “Top Shoë”, ku ...
TIRANË– Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” janë të ftuar politikanë dhe analistë të njohur për të folur për situatën aktuale politike n...
TIRANË–Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosë...
TIRANË– Kryetari i Kristian-Demokratëve Nard Ndoka në fjalën e tij në emisionin “Real Story” ka zbuluar një fakt tepër interesant.Ndoka tha se aleatë...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm ei Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi ka reaguar pasi Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CS...
TIRANË– Dega 8 e PD në Tiranë ka bërë një denoncim në rrjetet sociale ku shkruarn se zyratri i bashkisë Tiranë, Bujar Xhafa ka dhunuar qytetarët. Par...