"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Nis rikonstruksioni i portës së digës së Liqenit Artificial, UKT: Po bëjmë një zbrazje të kontrolluar të liqenit, pas r
4 Maj 2021, 10:54Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur rikonstruksioni i digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Ujësjellësi-kanalizimeve në Tiranë ka njoftuar se për shkak të procesitm është zbrazur uji në liqen. Sipas UKT, me përfundimin e rikonstruksionit dhe riparimeve të nevojshme, niveli i ujit në liqen do të rikthehet në parametrat normal.
Njoftimi i UKT:
Me qëllim përmirësimin e performancës së digës së Liqenit Artificial dhe funksionimin normal, si dhe shtimin e kushteve të sigurisë së saj, Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njoftoi sot se ka nisur procesin për rikonstruksionin e portës së digës së Liqenit Artificial.
Procesi fillestar i rikonstruksionit të portës së digës kërkon një zbrazje të kontrolluar të liqenit. Sipas UKT, ky proces ka nisur këtë fundjavë dhe do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
UKT ka siguruar qytetarët, të cilët mund të jenë shqetësuar për uljen e nivelit të liqenit, që është vënë re dy ditët e fundit, se arsyeja lidhet vetëm me ndërhyrjen për rikonstruksionin e portës së Digës së Liqenit. “Me përfundimin e rikonstruksionit dhe riparimeve të nevojshme, niveli i ujit në liqen do të rikthehet në parametrat normalë”, njofton UKT.
Rikonstruksioni do të përfshijë edhe riparimin dhe zëvendësimin e portave fundore të shkarkimit dhe vendosjen e pajisjeve elektro-mekanike për ngritjen dhe uljen e portave. Po ashtu, edhe riparimin apo zëvendësimin e pllakave të betonit në skarpatën e sipërme të digës.
(Kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Hosanatë dhe duartrokitjet për historinë e suksesit me reformën në drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit. Dhe si gjithmonë pë...
BELGJIKË– Tre hetuesë së bashku me prokurorë e përfaqësues të ambasadës së Belgjikës, të cilët erdhën në Elbasan pak ditë më parë për të kryer hetimet që d...
TIRANË–Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, ka kërkuar 63 vite burg në total për grupin e Habilajve. Në seancën e sotme n...
TIRANE– Ky është motori tip Vespa që i ndihmoi autorët e grabitjes së rreth 3 milionë lekëve tek Rruga e Kavajës në Tiranë, të kryenin grabitjen e 55-vje&...
TIRANE- Një grabitje spektakolare ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:05 në afërsi të karburantit kryesor tek Rruga e Kavajës në kryeqytet. Dy persona të...
TIRANË– Ditën e sotme ka përfunduar seanca gjykuese ndaj ish kryeprokurorit, Adriatik Llallës, teksa përpara GJKKO janë paraqitur dëshmitarët e kërkuar për...
TIRANË– Detaje të tjera lidhur me grabitjen e ndodhur paraditen e sotme tek rruga e Kavajës në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga dy grabitës...
TIRANË– Një 55-vjeçar, i cili po transportonte me motor para në disa pika këmbimi valutor ka rënë pre e grabitësve. Rreth orës 09:00 të paradites, 2...