LIVE UPDATES
Bota

Ngutja e Grenell për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Albin Kurti akuzon ambasadorin për rrëzimin e tij: Ka dijeni për bisedimet

24 Prill 2020, 15:20 Nga DOSJA
Ngutja e Grenell për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Albin Kurti

PRISHTINË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për “Foreign Policy”, ku edhe ka folur për mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të tij dhe marrëveshjen me Serbinë për shkëmbimin e territoreve. 

Gjatë intervistës, Kurti i qëndroi deklaratave të tij duke u shprehur se ambasadori Richard Grenell nuk ka dijeni të plotë për çfarë shkruhet në marrëveshje pasi atij i duhet vetëm firma. Sipas Kurtit, Grenell dëshron një marrëveshje për t’i treguar botës se konfliktet mund të zgjidhen në mënyrë paqësore. 

PJESË NGA INTERVISTA:

FP: Nëse do të zhvilloni zgjedhje të reja, kur e shikoni të përshtatshme për ta bërë këtë gjë? A do të kërkonit zgjedhje gjatë pandemisë?

AK: Jo, po kërkoj zgjedhje të reja menjëherë pas krizës pandemike. 

FP: Në një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave, ju thatë se i dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, luajti një rol integral në rrëzimin e qeverisë suaj.

AK: Kam takuar ambasadorin Grenell menjëherë pas zgjedhjeve. Në atë kohë, ai tha se Kosova duhej të hiqte tarifën 100 përqind të mallrave serbe dhe si kthim Serbia duhet të hiqte dorë nga fushata e saj për mosnjohjen e Kosovës, si shtet i pavarur. Ai erdhi sërish në janar dhe kërkoi sërish heqjen e takës, por ‘braktisi’ kushtin që Serbia të hiqte dorë nga fushata për mosnjohjen e Kosovës. Ky zyrtar specifik ka një qëndrim specifik, i cili është identik me atë të Beogradit. Kurrë, në marrëdhëniet tona 30-vjeçare që nga viti 1989, një i dërguar amerikan në Ballkan nuk ka pasur një qëndrim të tillë, identik me Beogradin.

FP: Pse mendoni se qëndrimi i tij është kaq i ngjashëm me atë të Serbisë?

AK: Ne kemi një president shumë të dobët që po përpiqet të jetë i ashpër nga brenda ndërsa numëron ditët e tij të fundit në detyrë. Unë mendoj se Ambasadori Grenell po e përdor situatën si një sukses në arenën ndërkombëtare për veten e tij. Ai nuk interesohet shumë për përmbajtjen e marrëveshjes, por për kohën. Atij i duhet që të nënshkruhet sa më shpejt dhe bën presion në anën më të dobët.

FP: Si lidhet kjo në votimin e mosbesimit kundër qeverisë tuaj dhe rolin e Grenell?

AK: Kur Ambasadori Grenell nuk mund të më thyente, ai filloi të bëjë presion ndaj partnerit tim në koalicion. Me sa duket jo vetëm duke i kërcënuar ata, por duke bërë ndoshta ndonjë ofertë tërheqëse për të ardhmen, ku ata do të drejtonin qeverinë, që në të vërtetë është ajo që ata dëshirojnë. Ai u ka thënë atyre: Ju jeni nën hijen e z. Kurti. Thjesht bëni një mocion për mosbesim dhe kështu me radhë.

FP: A mendoni se partnerët tuaj të koalicionit do të kishin kërkuar për një mocion mosbesimi nëse nuk do të ishte për inkurajimin e Grenell?

AK: Unë nuk mendoj kështu. Unë mendoj se motori që qëndron pas mocionit të mosbesimit, ishte padyshim Ambasadori Grenell.

FP: Grenell ka mohuar se ka folur ndonjëherë për shkëmbime territori. Si i përgjigjeni deklaratave të tij?

AK: Ai ka ndihmuar për të ndërmjetësuar disa marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë në lidhje me hekurudhat dhe autostradat dhe (rifillimin) e fluturimeve të drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Unë mendoj se ai mund të mos ketë marrë pjesë në këtë marrëveshje Thaçi-Vuçiç, por jam i sigurt që ai është  i vetëdijshëm për këto bisedime të fshehta dhe e di përmbajtjen e tyre. Ai ka nevojë për një marrëveshje. Ai ka nevojë për një marrëveshje ku të tregojë se krizat ndërkombëtare mund të zgjidhen në mënyrë paqësore, edhe nëse kjo nënkupton një shkëmbim tokash. 

FP: Pra, vetëm për të sqaruar: Grenell nuk ka diskutuar kurrë për shkëmbimet e tokës në praninë tuaj apo të ndonjë prej përfaqësuesve tuaj?

AK: Jo. Unë e takova dy herë. Ai është një njeri i kohës, jo i hapësirës. Ai nuk flet për territoret në Ballkan. Ai thjesht ka nevojë për një marrëveshje.

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua 51 ditë pas mandatimit, me 82 vota pro nga Kuvendi i Kosovës, si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin janë një skenar i pamundur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti marrëveshja kosovë shqipëri richard grenell albin kurti marrëveshja kosovë shqipëri richard grenell

Sondazh

Poll
Bota 24 Prill 2020, 14:19

ZVICËR– Organizata  Botërore e Shëndetit ka publikuar aksidentalisht një draft dokument, në të cilin zbulohet se Remdevisiri, ilaçi i mundshëm antiv...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari