Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TAXHIKISTAN– Një zëvendësministër i Shëndetësisë në Taxhikistan është shkarkuar, pasi ka ngatërruar Korenë e Jugut me atë të Veriut, si dhe ka harruar emrat e përfaqësuesve të UNICEF-it dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference në Dushanbe.
Presidenti taxhik, Emomali Rahmon, më 31 mars liroi nga detyra Samariddin Alizoda, më pak se dy javë pasi ai i bëri këto gafa në një konferencë për media, që u bën virale në rrjetet sociale.
Disa burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë, i thanë Radios Evropa e Lirë se Alizoda u shkarkua për shkak të performacës së tij në konferencën për media më 18 mars, ku ai njoftoi për planet e autoriteteve për shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit të AstraZeneca/Oxford.
Përdoruesit e internetit e përdorën fjalën “katastrofike” për të përshkruar paraqitjen e Alizodas, i cili gjatë konferencës së 18 marsit, nuk iu kujtua ose nuk dinte ta shqiptonte emrin e përfaqësuesit të OBSH-së, Viktor Arshavsky si dhe të të dërguarit të UNIFEC-it, Osama Makkawi.
“Vaksina e AstraZenecas është zhvilluar në Angli dhe po prodhohet në Belgjikë, po ashtu në Indi dhe Kore të Veriut”, kishte deklaruar Alizoda.
Pasi gazetarët e përmirësuan atë, duke i thënë se kjo vaksinë prodhohet në Kore të Jugut, Alizoda u përgjigj:
“Po, e Jugut, Koreja e Jugut”, duke shtuar se “Çfarë dallimi ka? Koreja është Kore”.
Shumë nga pjesëmarrësit në këtë konferencë, pas kësaj deklarate, filluan të qeshnin.
Alizoda nuk kishte reaguar pasi këto deklarata të tij prodhuan shaka e kritika në rrjetet sociale, por më 23 mars, publikisht mori dozën e vaksinës së AstraZenecas.
Alizoda, 55 vjeç, që është doktor me profesion, ishte emëruar në postin e zëvendësministrit në maj të vitit 2020, teksa rastet me koronavirus kishin filluar që të rriteshin në Taxhikistan.
Para se të emërohej zëvendësministër, ai kishte qenë shef i Shërbimit për Kontrollin Sanitar dhe Epidemiologjik të Taxhikistanit.
Marrë nga REL
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
HONG-KONG– Manjati i mediave në Hong Kong, Jimmy Lai, dhe gjashtë ish-ligjvënës u shpallën fajtorë për tubime të paautorizuara.Të pandehurit – përf...
KOSOVË– Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente, por vendimi mund të mos pranohet nga të gjithë deputetë...
ITALI- Hapësira ajrore përreth vullkanit Etna është mbyllur për shkak të emetimit të një reje shpërthyese mbi 9 km të lartë që del nga krateri Jug-Lindor, i vul...
SHBA– Pas një viti të punuarit nga shtëpia, Google vendos që të kthejë sa më shumë njerëz në zyrat e kompanisë.Firma e madhe e teknologjisë do të lejojë të puno...
FRANCË– Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku thekson se shpreson që të vijojë dialo...
EVROPE– Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se situata e virusit në Evropë ishte “më shqetësuese sesa kemi parë në disa muaj”. AFP rap...
KOSOVË- Ismet Miftari mjeku specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës ndërron jetë sot. Lajmi bëhet i ditur nga “Oda e Mjekëve” të Kosovës. &...
AUSTRI– Euro-deputeti austriak, Lukas Mandl, është shprehur se Bashkimi Evropian duhet të liberalizojë vizat për Kosovën.Komentin e tij, diplomati Mandl e dha n...
SHBA– Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin e tyre për, siç thanë, agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës.Deklarata vjen pas raporte...
BRAZIL– Brazili shënoi muajin më vdekjeprurës nga koronavirusi në mars, tregojnë shifrat zyrtare.Rreth 66,570 njerëz vdiqën, apo dyfish më shumë se rekord...