LIVE UPDATES
Bota

Nga ushqimet deri te nafta, rriten sërish çmimet në Kosovë

9 Mars 2022, 20:42 Nga DOSJA
Nga ushqimet deri te nafta, rriten sërish çmimet në Kosovë

KOSOVË- Buka, vaji, mielli, derivatet e naftës, biletat e autobusëve dhe taksitë janë vetëm disa produkte dhe shërbime, të cilat, nga e mërkura e 9 marsit, janë shtrenjtuar sërish në tregun e Kosovës. Një litër naftë ka arritur në 1.75 euro, ndërsa një litër benzinë në 1.66 euro. Nga produktet ushqimore, një litër vaj, nga më pak se 2.00 euro, është bërë 2.39 euro; një bukë nga 0.40 euro është bërë 0.50 euro, një kilogram miell ka arritur deri në 0.99 euro dhe një kilogram sheqer po ashtu deri në 0.99 euro.

Çmimet janë në trend të rritjes gjithandej, për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës. Lufta në Ukrainë ka rritur në veçanti çmimet e energjisë, naftës dhe gazit. Disa qytetarë të anketuar në Prishtinë thonë se rritja e çmimeve në tregun e Kosovës e ka përkeqësuar gjendjen e tyre sociale. Bedriu, pensionist, ishte interesuar të mërkurën për të blerë 100 kilogramë miell në Lagjen Vranjevc të Prishtinës. Ai thotë se familja e tij është katëranëtarëshe dhe se jeton me ndihmë sociale prej 90 eurosh në muaj.

Më thanë kushtojnë 60 euro 100 kilogramë miell; 52 euro ka qenë të martën, më 8 mars; tetë euro është rritur çmimi brenda natës. Nuk e bleva, sepse jetoj me ndihmë sociale – 90 euro – dhe kjo vlerë shpenzohet vetëm për miell”, thotë Bedriu.

Mihane Hajdari, një 52-vjeçare nga Prishtina, thotë se është e papunë dhe se jeton vetëm me bashkëshortin e saj – po ashtu me ndihmë sociale. Ajo tregon se për të siguruar produktet elementare ushqimore, është detyruar të heqë nga shporta e saj disa produkte higjienike.

Nuk do t’i blej disa produkte, si zbutës për rroba dhe pastrues të lëngshëm të banjës”, thotë ajo.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se biletat e autobusëve janë shtrenjtuar në të gjitha destinacionet. Çmimi, sipas tij, është rritur deri në një euro, varësisht nga largësia.

“Sot, çmimi i biletës Prishtinë – Prizren është bërë pesë euro, nga katër euro sa ka qenë”, shprehet ai.

Adriatik Berisha, i cili thotë se punon në sektorin privat, kërkon që Qeveria e Kosovës të ndërhyjë me masa lehtësuese për konsumatorët.

Qeveria duhet të gjejë zgjidhje, duhet të bisedojë me ministritë përkatëse dhe të ndërmarrë masa. Kjo situatë është e papërballueshme për konsumatorët”, thotë ai.

Ngjashëm shprehet edhe kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë (OAK), Skënder Krasniqi. Sipas tij, Qeveria duhet të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Në këtë drejtim, OAK-ja ka kërkuar që TVSH-ja të ulet në pesë për qind për produktet ushqimore. Në këtë mënyrë do të mbrohen konsumatorët dhe do të ketë rritje të konsumit. Vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, e kanë bërë një gjë tillë”, thotë ai.

TVSH-ja është një tatim që i ngarkohet konsumatorit në mallra dhe shërbime. Ligji për TVSH-në përcakton dy norma të tatimit: normën standarde 18 për qind, si dhe normën e reduktuar 8 për qind. Të mërkurën, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur për lirimin e akcizës për karburantet dhe për heqjen e TVSH-së për artikujt ushqimorë bazë, si: mielli, buka, vaji, mishi, sheqeri, vezët e disa prodhime të tjera. Autoritetet qeveritare në Kosovë, deri më tash, kanë vendosur marzhë tregtare – që do të thotë çmim maksimal – për derivatet e naftës dhe kanë hequr akcizën e karburanteve për fermerët.

Sa i përket mundësisë së reduktimit të akcizës – që është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, si ato energjetike, duhani apo alkooli – dhe TVSH-së, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, nuk e mohoi se në të ardhmen mund të shqyrtohet kjo çështje.

Ne po mundohemi të gjejmë mesin e artë, sepse nëse rritet buxheti i shtetit, është për të mirën e qytetarëve, bizneseve dhe shtetit. Nëse ne, si Qeveri, dëgjojmë vetëm palë, ndoshta nuk dalim mirë, sepse buxheti është për të shtuar rezervat shtetërore, për të shtuar grantet për bizneset, por buxheti është edhe për shëndetësi, arsim dhe fusha të tjera”, tha Hajdari pas mbledhjes së Qeverisë, të mbajtur më 9 mars.

Ajo i ftoi qytetarët që të mos krijojnë panik për mungesë të produkteve, pasi, sipas saj, tregu ka mjaftueshëm.

A duhet blerë rezerva ushqimore?

Skënder Krasniqi, nga Oda e Afarizmit në Kosovë, thotë se qytetarët nuk kanë nevojë të furnizohen me rezerva ushqimore, nga frika e mungesës së tyre. Ai thotë se rritje të mëtejshme të çmimeve mund të ketë, por jo edhe mungesë të produkteve. Sipas tij, rritja e çmimeve do të varet nga situata në Ukrainë dhe sanksionet që i ka vendosur Perëndimi Rusisë.

“Situata, në përgjithësi në botë, nuk jep indikacione që duhet të kemi rezerva shumë të mëdha në shtëpi. Në këtë drejtim, Qeveria duhet të ketë rezerva të mallrave, por jo qytetarët”.

“Qytetarët duhet të kenë kontroll dhe të mos blejnë sasi të mëdha të produkteve, sepse kjo do t’i dëmtojë edhe ata, por edhe do t’i rrisë çmimet në treg”, thotë Krasniqi.

Rusia është prodhuesja e tretë më e madhe e naftës në botë, pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Ajo ka paralajmëruar se mund të ndërpresë furnizimin e Evropës me gaz, nëse Perëndimi ndalon importet e naftës nga shteti rus, si masë sanksionimi për pushtimin e Ukrainës. Ukraina dhe Rusia janë, po ashtu, ndër eksportueset më të mëdha të grurit në botë. Kosova, si shumë vende të tjera të botës, është përballur me rritje çmimesh edhe para shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në janar të këtij viti ka arritur në 7.1 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në janar të 2021-shit.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni adriatik berisha mihane hajdari adriatik berisha mihane hajdari

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë