LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga Ukraina në Shqipëri/ Nëna me dy fëmijë iku nga lufta në Kharkiv, strehohet në Laknas

14 Mars 2022, 19:50 Nga DOSJA
Nga Ukraina në Shqipëri/ Nëna me dy fëmijë iku nga

Nga Kharkiv i Ukrainës, fati e solli familjen Kriachko në një vend të panjohur deri dje për ta, në Laknas, pranë Tiranës. Gjithçka mundën të merrnin me vete ishin vetëm rrobat e trupit.

“Ne jemi gjallë. Nuk kemi humbur jetët tona. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Do duhet të nisim çdo gjë nga fillimi”, tha Helena.

Me frikën dhe pasigurinë Helena me dy fëmijët e saj udhëtuan 10 ditë për t’i shpëtuar tmerrit të luftës. Ata kanë tre ditë që kanë mbërritur në Shqipëri, pasi kaluan një makth me tren përreth Ukrainës drejt Sllovakisë, më pas në Vjenë dhe nga aty fluturuan drejt vendit tonë.

“Jam më se e sigurt që nëse nuk do të ishin fëmijët, unë nuk do të largohesha. Do luftoja për vendin tim. Ukrainasit janë më të fortë se kurrë. Ne do të mundemi të ringrejmë gjithçka ata kanë shkatërruar”, tha ajo.

39-vjeçarja është me origjinë ruse dhe mjaft e lidhur me ta që u kthyen në agresorët e shtëpisë së saj, e Helena ende nuk mund ta besojë këtë.

“Babai im ka lindur në Rusi dhe ishte student në Ukrainë kur njohu mamanë time e më pas qëndruan aty. Ne kemi marrëdhënie të ngushtë me rusët. Çdo verë unë kaloja pushimet atje te gjyshërit të cilët nuk jetojnë më. Kisha shumë miq në Rusi, jemi rritur bashkë. Por tani ata nuk reagojnë. Përpiqem të kontaktoj me ta në rrjete sociale, I pyes “çfarë mendoni?” Dua të di çfarë dreqin po bëjnë? Dhe nuk marr asnjë përgjigje. Nuk e kuptoj. Kjo është e dhimbshme!”, tha Helena.

Për fat të keq jetesa në Kharkiv nuk ishte e sigurt. Shtëpia e familjes Kriachko ishte vetëm 30 km larg kufirit me Rusinë. Shenjat që ka lënë lufta te dy fëmijët janë të dukshme nga heshtja e Marias 9-vjeçare, Por sytë e Sergios 16-vjeçar janë ende nga atdheu.

“Jam shumë i mërzitur. Mu ndërprenë ëndrrat në mes. Situata në Ukrainë është e tmerrshme. Ata po sulmojnë shtëpitë tona, shkollat, spitalet. Nuk më besohet. Ngjan si një film horror. Gjyshërit e mi nuk duan të largohen, duan të japin jetën për vendin e tyre. Dhe e kuptoj këtë edhe pse më mungojnë shumë, edhe shokët. Gjithashtu dhe unë nuk do doja të largohesha e të jepja ndihmën time, por dëgjova mamin. Tani jemi të sigurt”, tha Sergio.

Flori hapi dyert e fermës së tij për një familje që nuk e njihte, por që ishin miq të shokut të tij.

“Nuk jam vetëm unë apo familja ime. Kështu janë shqiptarët. Siç kanë ndihmuar kosovarët, kemi bërë për çdo vend tjetër. Mikpritja virtyti ynë”, tha Flori Uka.

Shqiptarët kanë mikpritur ukrainasit e parë, të cilët janë organizuar në mënyrë individuale përmes të njohurve të tyre për ardhur këtu. Jeta e tyre ka ndryshuar, por nuk mund të thurin plane.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë