LIVE UPDATES
Bota

Nga puthja e Enver Hoxhës, te vrasja e babait dhe arratisja nga Shqipëria, kush është ministrja e re e Jashtme e Kosovës

25 Mars 2021, 12:36 Nga DOSJA
Nga puthja e Enver Hoxhës, te vrasja e babait dhe arratisja nga

“Kush nuk e di nga vjen, nuk mund ta dijë se për ku është nisur“. Me këto fjalë, Donika Gërvalla-Schwarz hapi mesazhin falenderues në llogarinë e saj në Facebook, të hënën në mbrëmje, më 22 mars, menjëherë pasi u zgjodh si Ministre e jashtme nga Kuvendi i Kosovës. 49-vjeçarja nga Kosova jeton prej vitit 1991 në Gjermani, dhe jo gjithmonë ka qenë e ekspozuar në jetën politike. Por kur hedh një vështrim në jetën e saj, sheh se ajo ka dhënë kontributin e saj jo pak të vogël në momentet vendimtare të historisë më të re të shqiptarëve

Plagë të hapura

Një nga vetitë më të spikatura të saj: Të folurit troç, pavarësisht çmimit që mund të paguajë. Një veçori që do ta ketë trashëguar nga i ati, Jusuf Gërvalla, poet, muzikant dhe gazetar kulturor, por edhe një kritik i ashpër i regjimit të Titos. Në vitin 1979, u detyrua të arratisej në Gjermani, së bashku me familjen e tij. Donika Gërvalla në atë kohë ishte tetë vjeçare dhe dy vjet më vonë, në janar 1981, do ta ndiente mbi supe brutalitetin e sistemit komunist jugosllav, kur shërbimi i fshehtë i atëhershëm do t’i vriste të atin dhe axhën, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, si dhe shokun e tyre, Kadri Zekën, jo larg banesës ku ajo jetonte në Stuttgart.

“Fakti që autoritetet gjermane nuk kanë qenë në gjendje ta zbardhnin vrasjen, ka të bëjë pikërisht me moskooperimin e autoriteteve serbe,” tha ajo para ca kohësh në një intervistë televizive në Prishtinë. Dhe ky është një nga mijëra rastet e kosovarëve të zhdukur nga dhuna e regjimit të atëhershëm.

“Ne kemi disa plagë të hapura në këtë vend që nuk mund t’i fshehim. Ne nuk mund t’u themi thjesht qytetarëve tanë: Harrojeni të zhdukurit, të vrarët dhe krimet” tha Gërvalla duke iu referuar negociatave me Serbinë.

Pranvera shqiptare

Pas vrasjes së të atit, familja kërkoi strehim në Shqipëri, asokohe një nga diktaturat më të egra staliniste. Regjimi komunist u përpoq ta përdorte strehimin e familjes së njohur kosovare për të përmirësuar imazhin e tij në botë. Donika e vogël do të shihej në televizionin publik të Shqipërisë, duke i dorëzuar buqetën e karafilave nga Gjermania udhëheqësit ose duke luajtur si flautiste në koncertet propagandistike të regjimit.

Por më vonë, si studente e Akademisë së Arteve do të ishte nga të parat që do të merrte pjesë në grevën e urisë në pranverën e vitit 1991 që do të çonte përfundimisht në rrëzimin e regjimit komunist të Ramiz Alisë.

Në shërbim të Kosovës

Prej atëherë angazhimi i saj politik do t’i kushtohej Kosovës, e cila më 2 korrik 1990 ishte shpallur shtet i pavarur. Në Hamburg, si studente e drejtësisë por edhe nënë e re, e shihje ato kohë mes ambienteve të Universitetit, çerdheve dhe protestave kundër sistemit shtypës të Milosheviçit në Kosovë.

Si zëdhënëse e degës gjermane të LDK-së, do ta shihje në ato vite jo rrallë duke debatuar në televizionet gjermane me asokohe ende opozitarë serbë, si Zoran Xhinxhiç apo Vesna Peshiç. Në këto debate ajo argumentonte me qetësi dhe rrjedhshëm se përse Milosheviçi duhet ishte në Hagë dhe se përse Kosova duhet të ishte shtet i pavarur.

E padëshiruar në LDK

Kush i sheh këto video më parë është çuditur se përse një personalitet si Gërvalla po hyn me aq vonesë në vendimmarrjen e Kosovës. Por në Kosovën e pasluftës, nuk kishte vend për politikanen e re, e cila nuk kishte frikë të tregoheshe „e guximshme edhe ndaj miqve“ (për ta shprehur me poeten austriake Ingeborg Bachmann). Pas një periudhe të gjatë, e shkëputur nga jeta publike e teksa punonte si përkthyese në Bon dhe jetonte së bashku me pesë fëmijë dhe bashkëshortin gjerman, ish-deputetin demokristian Stefan Schwarz, në vitin 2018 ndërmori përpjekjen e parë për të hyrë në parlamentin e Kosovës si kryetare e degës gjermane të LDK-së.

Qëllimi i saj dhe i disa të tjerëve rreth Vjosa Osmanit ishte reformimi i LDK-së. Por aktivistë  si ajo, të ardhur nga mërgata, pa varësi ekzistenciale nga pushteti politik, nuk i duheshin Kosovës asaj kohe. Isa Mustafa e nxori Donika Gërvallën me forcë nga mbledhja e kryesisë.

Gërvalla nuk rreshti aktivitetin e saj për reformimin e Kosovës, ndërtimin e shtetit ligjor, denoncimin e korrupsionit dhe krimit në politikën e deritanishme në Kosovë. Derisa  e ftoi Albin Kurti, i cili gjithnjë ka pasur një sy të veçantë nga mërgata dhe ajo garoi në kuadër të listës “Guxo” të Vjosa Osmanit.

Tani dyshja Kurti-Gërvalla do të shihen më shpesh së bashku duke përfaqësuar interesat e Kosovës në dialogun me Serbinë. Megjithëse që të dy kanë besim te BE-ja, te administrata e Joe Bidenit dhe Gjermania, as Gërvalla, as Kurti, nuk janë nga ata që nënshkruajnë symbyllur si në rastin e marrëveshjes Vuçiç-Hoti, vitin e kaluar në Uashington, e cila u arrit nën presionin e Presidentit Trump.

Gërvalla pritet të drejtohet në politikën e saj nga vlerat gjermane. Në një intervistë, Gërvalla tha para ca kohësh, se për të arritur një nivel me Kosovën, Serbia, duhet të ndjekë shembullin e reflektimit të Gjermanisë ndaj së shkuarës naziste dhe të ndihmojë së pari në mbylljen e plagëve të së kaluarës para se të nisim bisedimet për të ardhmen.

Edhe përsa i përket Bashkimit kombëtar në një hapësirë territoriale ajo flet me karta të hapura dhe sërish merr një shembull nga Gjermania: “Gjermanët asnjëherë nuk u shprehën kundër bashkimit të tyre. Edhe unë nuk kam sesi të jem kundër. Por sesi do të realizohet ky bashkim, në kuadër të BE-së ose jo, këtë nuk mund ta them. Por mund të them se kjo do të ndodhë në mirëkuptim të plotë me fqinjët.”

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla donika gërvalla

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!