"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Nga nesër në Ballkan do depërtojnë masat e nxehta”/ Parashikimi i sinoptikanëve për dy ditët në vijim, ja si do të
27 Gusht 2020, 16:54Nga DOSJA
TIRANË– Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditët në vazhdim bë vendin tonë. Sipas SHMU-së, gjatë ditëve në vazhdim në vendin tonë pritet që të mbizotërojë kohë e kthjellët dhe me temperatura të lartë. Ndërsa gjatë fundjavës, vranësirat do të shtohen gjatë zonave malore.
Temperaturat parashikohet që të variojnë nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta. Ndërsa sa i përket erës, ajo pritet që të fryjë kryesisht e lehtë dhe shpejtësi 1-10m/s.
Njoftimi i plotë i SHMU:
Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë vijojnë edhe ditët me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Por, duke nisur nga dita e nesërme gradualisht mbi rajonin e Ballkanit depërtojnë masat e nxehta nga Afrika e Veriut.
Në këtë mënyrë edhe nesër pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin por njëkohësisht i nxehtë. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 grad dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta.
Po kështu edhe dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Era për këto dy ditë do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut kryesisht e lehtë dhe shpejtësi 1-10m/s.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Berat, ku humbi jetën një punëtor i Drejtorisë së Bujqësisë, në bashki. Mësohet se 46-vje&cce...
ELBASAN– Pesë persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Librazhd, mes tyre edhe personel mjekësor.Mësohet se të prekurit nga pandemia ushtroj...
KAVAJË– Ish-depot e kripores në fshatin Karpën të qytetit të Kavajës janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme.Depot, të cilat kanë qënë funksionale...
KROACI– Komisioni për Vendosjen e Konflikteve të Interesit në Kroaci po kërkon shpjegime nga zyra e Presidencës në vendin e tyre, për udhëtimin e Zoran Milanovi...
TIRANË -Instituti i Shëndetit Publik ka hapur ditën e djeshme një tender me fond limit 50,515,000.00 Lekë, për blerjen e kiteve për testimet për COVID-19....
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një ndër institucionet e reja të formuara pas miratimit të reformës në Drejtësi. Pas akomodimit në ndërt...
BERAT– Një 46-vjeçar me iniciale Sh.M., ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, në vendin e qujtuar “Ura e Goricës” në Berat...
PEQIN– Dasmat nuk lejohen në kohë pandemie por kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të vijojnë me festat, duke dalë kundër shtetit.Pasditen e sotme, në fshatin Pa...