"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Nga Kostandin Xhuvani te Fran Marashi/Të burgosurit e rrezikshëm të prerë para ministres Gjonaj: Do futemi në grevë urie n
11 Gusht 2019, 11:09Nga DOSJA
Fushë-Krujë: Një urdhër i Ministrisë së Drejtësisë që kthen burgun e Fushë-Krujës nga një burg i sigurisë së lartë, në një burg të sigurisë së zakonshme, ka revoltuar të dënuarit e këtij institucioni. Ata janë kundër ndryshimit të klasifikimit të sigurisë dhe urdhrit për transferimin e tyre në masë në burgje të tjera në vend.
88 prej tyre, mes të cilëve të dënuar përjetë për krime të rënda, i janë drejtuar me një peticion ministres Etilda Gjonaj dhe zinxhirit drejtues të shtetit, ku kërkojnë rishikimin e vendimit.
Në peticionin me 88 firma, një kopje e të cilit u sigurua ekskluzivisht nga A2CNN, të dënuarit pretendojnë se transferimi i tyre është në kundërshtim me ligjin “për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burg”.
“Duke qenë se transferimi jonë në Peqin dhe Korçë do të krijonte një distancë të madhe me familjarët dhe rrethin tonë shoqëror, një ngarkesë më të madhe ekonomike dhe një shkëputje nga programet trajnuese të organizatave jo-fitimprurëse, transferimi jonë do të binte në kundërshti të plotë me interesat e shoqërisë për riedukimin dhe rehabilitimin tonë”.
Mes firmëtarëve spikasin Fran Marashi, një nga të arratisurit nga burgu i Drenovës në vitin 2013, Ilir Kupa i bandës së “Babagjyshëve”, Endrit Dokle i “bandës së Durrësit”, apo Kostandin Xhuvani, i vrasjes së 4-fishtë tek Rruga e Elbasanit. Në rast mosplotësimi të kërkesës, të dënuarit kanë paralajmëruar grevë urie.
Shqipëri- Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Një sasi prej 233 mijë litra benzinë e padeklaruar është kapur Porto Romano në Durrës, në një subjekt priva...
Elbasan- Në Elbasan është arrestuar një 50-vjeçar pasi pasi ka rrahur me sende të forta ish-bashkëshorten dhe djalin.Sipas policisë N. J., 50 vjeç...
Durrës- Në prangat e policisë së Durrësit kanë rënë dy persona pasi gjatë kontrollit nga Policia Kufitare , në mjetin autobuz tip Sptinter iu gjetën fishekë.A....
Kavajë- Vijon operacioni “Plazh i lirë”. Sipas policisë janë liruar plazhin e Qerretit dhe në Spille rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.Po ...
Fushë-Krujë:Me mijëra besimtare myslimanë kanë falur sot Kurban Bajramin në qytetin e Krujës dhe Fushë-Krujës. Dita për myslimanet ne Fushë-Krujë filloi herët n...
Imami Ibn Uthejmin është shprehur se për të therur një kafshë në festën e Kurban Bajramit dhe ajo të quhet kurban duhet të plotësojë 10 kushte sipas Kuranit.Kaf...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...