LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Nga kontradiktat me Ermal Mamaqin tek operacionet plastike, rrëfimi në karantinë i Kejvina Kthellës. Zbulohet emri i reperit

3 Maj 2020, 13:37 Nga DOSJA
Nga kontradiktat me Ermal Mamaqin tek operacionet plastike, rrëfimi në

TIRANË– Zgjat tetë javë dhe është intensiv. Çdo ditë nisim në orën 9:00 dhe mbarojmë në orën 18:00”, është shprehur Kejvina Kthella në një intervistë të zhvilluar në “Instagram”, me doktorin e VIPave, Skerdi Faria.

Më pas, duke folur për rolet në filmat e Ermal Mamaqit, ajo tha: “Mua Ermali s’më mori tek filmi ‘I love Tropoja’, prandaj erdha këtu, të bëhem aktore e mirë…”,ku zbuloi edhe disa kontradikta nga puna me Ermalin, siç ishte rasti kur e kishte paralajmëruar për pushim nga puna, pasi kishte shumë vonesa në punë.

Në lidhje me mënyrën e të folurit ndërsa u bënte pyetjen pikante të ftuarve VIP, Kejvina sqaroi se: “Unë jam nga një fshat i Lezhës dhe nuk kam turp ta pranoj origjinën time. E ngaqë vij nga fshati, e kisha pak të vështirë me gjuhën, duke qenë se më vonë kam jetuar në Itali”.

Ajo zbuloi se në SHBA ka shkuar edhe për të mësuar anglisht, pasi nuk di anglisht. Kejvina u shpreh gjithashtu se është pro operacioneve plastike. Ajo pranoi se ka kryer ndërhyrje, por ka preferuar të mos japë më shumë detaje. Mirëpo, pak kohë më parë, e ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, ajo la të kuptohej se ka bërë ndërhyrje në gjoks.

Ndërkohë, komentuesit kanë hedhur dritë mbi një tjetër fakt të qëndrimit të saj në Amerikë, duke kaluar këtë periudhë të karantinës atje si pa dashje. Sipas tyre, arsyeja është një lidhje me këngëtarin reper Seven Saraqi, për të cilin u përfol pak kohë më parë. Historia u ngatërrua në atë kohë pasi u komentua edhe për një lidhje me reperin tjetër të njohur në Kosovë, 28-vjeçarin Getinjo.

Kejvina së bashku me Taynën ishin në eventin e organizuar për 50 Cent në “Walk of Fame”, ku shoqëroheshin nga reperi shqiptar Seven Saraqi. Pas publikimit nga ana e reperit e disa pamjeve në krah të Kejvinës, ku shfaqeshin shumë intimë lindën dyshimet se ishin në një lidhje.

Thashethemet u ndezën edhe më shumë, pasi Seven, për arsye që s’dihen, e fshiu videon ku shfaqej i afërt e duke shijuar momente të bukura me Kejvinën. Por ish-velina i hodhi poshtë dyshimet, duke thënë se mes tyre kishte thjesht shoqëri dhe asgjë më tepër. E nuk vonoi shumë dhe në skenën e thashethemeve u shfaq vetë dhe me dëshirë të plotë, Getinjo, vëllai i Mozzik. Ndërkohë që Kejvina ndodhet në SHBA, ajo nuk ka reshtur me postime fotosh seksi në “Instagram”-in e saj.

Në një prej tyre shfaqej e veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse, si rrallëherë pa dekolte, tek e cila komentonte reperi Getinjo: “Rifreskim i Merilyn Monroe”, shkruante reperi në foton e saj, ndërsa Kejvina iu përgjigj me disa emoji të qeshurash. Ky komunikim publik virtual u ra në sy komentuesve, të cilët mendojnë se mes tyre ka nisur një histori dhe kjo ishte arsyeja pse reperi tjetër, Seven Saraqi, i fshiu videot me Kejvinën.

Por duket se tashmë e ka rregulluar marrëdhënien me Seven, përderisa jetojnë dhe në të njëjtin vend. Kujtojmë që para se të vendosej në Amerikë, Kejvina u përfol jo pak në faqet e kronikës së zezë, ndërsa shfaqej në ekran si kërcimtare e spektaklit të VIP-ave, “Dance with me”.

Një javë pas atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja, që ndodhi në mbikalimin e Shkozetit, u zbuluan detaje të reja lidhur me ngjarjen, por edhe me personin e vetëm që u arrestua në fillim si i akuzuar për atentatin, Redjan Rraja.

Burime nga Policia bënë të ditur për “Balkanweb” se u mor në pyetje mikesha e personit të arrestuar si autor i dyshuar i atentatit, Redjan Rraja. Fjala ishte për modelen dhe ishvelinën e programit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthellën, një nga vajzat e njohura të showbizit shqiptar, edhe për stilin e jetës që reklamonte në rrjetet sociale. Hetimet zbuluan se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Burime policore thanë se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Mes Kejvinës dhe Redjanit, i njohur ndryshe si “Dara” i Krujës, u tha se kishte komunikime të shpeshta, ndërkohë që u mësua se Kejvina kishte në përdorim një makinë superluksoze, që ishte në pronësi të tij. Nuk e dimë se çfarë marrëdhënieje ka pasur mes Rrajës dhe Kthellës, por kur është pyetur për jetën private dhe shoqërinë me djem, Kejvina është treguar gjithnjë e kujdesshme.

Me të njëjtën strategji u është përgjigjur edhe ngacmimeve të prezantueses në spektaklin “Dance with me” kur u pyet për jetën private, duke e lënë të paqartë faktin nëse është e lidhur apo jo. Po cila ka qenë jeta private e Kejvina Kthellës jashtë kamerave dhe a ka një partner, ishin pyetjet që i bëheshin shpesh Kejvinës gjatë karrierës së saj të shpejtë në televizionet shqiptare.

Pasi mohoi lidhjen me futbollistin e Kombëtares, Bekim Balaj, la të kuptohej se ajo nuk donte të fliste me emra të përveçëm sa i takonte jetës private dhe ndoshta për këtë kishte arsyet e saj. Po ç’rrëfeu në ekran para se të karantinohej në Los Angeles?

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ish-velina tregoi se si duhet të ishte një mashkull që të rrinte në krahët e saj. Një gjë është është e sigurt, që partneri ideal i Kejvina Kthellës është një person që duhet të ketë më shumë para sesa ajo. Ndër të tjera, Kejvina theksoi se s’ka shanse ta mbajë njeri me sufllaqe, por që partneri i saj ideal duhet të ishte një djalë në karrierë e që të ketë më shumë të ardhura se ajo.

Rudina Dembacaj e ngacmoi: “A quhet karrierë kur merresh me kështu (drogë)?” dhe Kejvina iu përgjigj: ”Jo, ajo nuk është karrierë”.

Më tej, Rudina e ngacmoi: “Ok, iku një, ata që merren me kështu punësh s’kanë shanse me Kejvinën….

Kujtojmë që Kejvina u largua papritur mes lotësh nga programi “Xing”, një lajm i dhënë nga show televiziv, që njoftonte se ajo nuk do të ishte më pjesë e programit të të shtunave.

Marrë nga Panoramaplus

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella kejvina kthella

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 3 Maj 2020, 13:29

ITAKA, brenda dhe jashtë karantinës

TIRANË– Në jetën e përditshme,  një pjesë e njerëzve lëvizin me maska edhe kur nuk ka pandemi. Maska që tek këta persona, me kalimin e kohës, bëhet a...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin