LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga blerja e apartamentit deri te BMW/ Problemet e pasurisë së Prokurores së Tiranës

27 Tetor 2021, 16:07 Nga DOSJA
Nga blerja e apartamentit deri te BMW/ Problemet e pasurisë së

TIRANË- Prokurorja e Tiranës, Silvana Lule dha shpjegime për burimet e pasurive të bashkëjetuesit si dhe për një rast të dyshuar të konfiktit të interesit në seancën dëgjimore që u zhvillua të mërkurën në KPK. Ndërkohë, prokurorja Lule mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për Lulen po kryhet nga trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Alma Faskajn dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Silvana Lule përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe u emërua në Prokurorinë e Vlorës. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Në seancë u evidentuan disa probleme me pasuritë e bashkëjetuesit të Lules, që nga sa u relatua dhe deklarua prej subjektit, bëhet fjalë për ish-drejtuesin e ALUIZNI-it në Tiranë, Florjan Hajdini.

Hajdini është hetuar nga prokuroria për “shpërdorim detyre” në dhënien e disa lejeve të legalizimit. Ai është dënuar në shkallë të parë, por çështja është pushuar më vonë nga Apeli.

Balanca më e madhe negative u konstatua nga Komisioni për një apartament të porositur nga bashkëjetuesi i subjektit në vitin 2013 për çmimin 75 mijë euro. Si burime krijimi të kësaj pasurie, është deklaruar vlera 6.3 milionë lekë e përfituar nga bashkëjetuesi prej shitjes së një apartamenti në Vlorë dhe një hua të marrë po nga vëllai në vlerën 15 mijë euro.

Faskaj tha se Hajdini rezulton në pamundësi financiare për shlyerjen e çmimit të apartamentit, ndërkohë që vëllai i tij ka pasur mundësi financiare për dhënien e huasë.

Sipas subjektit, Hajdini e kishte porositur apartamentin në Vlorë që prej vitit 2009 dhe jo në 2012-ën. “Kontrata është nënshkruar më vonë për shkak të hipotekimit të objektit”, sqaroi Lule dhe evidentoi se është pranuar fakti se apartamenti është përdorur para vitit 2012.

“Apartamenti i përket vetëm bashkëjetuesit,” tha ajo, ndërsa shtoi se kishte dorëzuar prova për të provuar mundësinë financiare të tij.

Për një autoveturë tip ‘Citroen” që bashkëjetuesi i subjektit ka blerë në vitin 2014 në shumën 420 mijë lekë, Komisioni ka konstatuar se subjekti ka hetuar administratorin e shoqërisë që ka kryer shitjen. Por relatorja Faskaj sqaroi se kallëzimi është kryer dy vite pas blerjes së mjetit dhe se nuk duket që të ketë konflikt interesi të prokurores Lule në hetimin e kësaj çështjeje. Nga analiza financiare ka rezultuar se bashkëjetuesi nuk ka pasur mundësi financiare për pagesën e gjithë çmimit të makinës në shumën 420 mijë lekë.

Prokurorja Lule deklaroi se nuk ishte e vërtetë se kishte hetuar administratorin e shoqërisë që ka kryer shtijen, pasi personi në fjalë në kohën kur është shqyrtuar çështja prej saj, nuk ka qenë as ortak dhe as administrator i asaj shoqërie. Lidhur me mungesat e burimeve, ajo kërkoi që të përfshihen në analizë edhe kursimet e familjes së origjinës së bashkëjetuesit.

Pamundësi financiare është konstatuar edhe për blerjen nga bashkëjetuesi të një automjeti tip BMË në vitin 2014 për çmimin 1 milion lekë. Si burim krijimi të kësaj pasurie është deklaruar vlera e përfituar nga shitja e një mjeti tjetër, por sipas Komisionit shitja është realizuar më vonë dhe shuma e përfituar nga ai transaksion nuk mund të ketë shërbyer për blerjen e BMË-së.

Nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se me këtë mjet kanë udhëtuar edhe persona të tjerë, ku njëri prej tyre ka qenë i hetuar nga prokurorja Lule në vitin 2009, çështjen ndaj të cilit e ka dërguar për gjykim. Prokurorja Lule theksoi se shitja e mjetit të mëparshëm dhe blerja e BMË-së ishte kryer në të njëjtën ditë, brenda dy minutave. “Qëllimi i palëve ka qenë blerja dhe shitja në të njëjtën kohë”, vijoi ajo duke pretenduar se veprimet janë kryer tek i njëjti noter.

Lidhur me personin që kishte hetuar, për të cilin u konstatua se ka udhëtuar me mjetin e bashkëjetuesit, Lule pohoi se ata janë persona të ndryshëm, me gjeneralitete të ndryshme. Për një autoveturë jetër tip Audi të blerë nga Hajdini dhe vëllai i tij, G.H. në vitin 2011 kundrejt çmimit 600 mijë lekë, është konstatuar se mjeti ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi ka rezultuar i vjedhur.

Ndërkohë, ka rezultuar se prokuorja Lule ka hetuar një çështje të shitësit të mjetit R.N, por është konstatuar se ka ndodhur para bashkëjetesës së subjektit me Hajdinin. Faskaj konsideroi të dyshimtë faktin se mjeti është blerë dhe shitur ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar dhe se nga rezultatet e hetimit duket se bashkëjetuesi i Lules e ka ditur këtë fakt.

Lule sqaroi se bashkëjetuesi ishte blerësi i tretë i mjetit dhe se ishte deklaruar si makinë e vjedhur 4 vite pasi ishte kryer ai transaksion. Ajo këmbënguli se bashkëjetuesi nuk kishte pasur njohje me R.N. dhe se nuk mbante mend ta kishte hetuar atë shtetas. Subjekti është pyetur edhe lidhur me mosdeklarimin e zotërimit të aksioneve nga bashkëjetuesi në një shoqëri me veprimtari në fushën e ndërtimit, e themeluar në vitin 2014. Lule ka shpjeguar se shoqëria ku bashkëjetuesi rezulton aksioner nuk ka pasur aktivitet dhe të ardhura.

Nga analiza financiare për periudhën 2006-2008 ku janë përfshirë edhe pasuritë dhe veprimtaria financiare e bashkëjetuesit, ka rezultuar një balancë negative totale në shumën 3.3 milionë lekë. Lule e kundërshtoi analizën financiare dhe kërkoi që të pranohen provat për mundësinë e bashkëjetuesit për blerjen e apartamenteve në Vlorë e Tiranë, si dhe të vëllait të tij për blerjen e apartamentit në 2013-ën. Gjithashtu, ajo kërkoi që të pranohet se shitja e mjetit të mëparshëm dhe blerja e BMË-së janë kryer në të njëjtën ditë.

“Përfundimisht kërkoj që në vlerësimin tërësor të vlerësohet se pasuritë e bashkëjetuesit janë 100% të tijat dhe se nuk kam asnjë përfshirje. Jemi në bashkëjetesë, por veprojmë në mënyrë të pavarur për pasuritë,” tha ajo.

Problemet për profesionalizmin

Raporti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për prokuroren Lule ishte pozitiv. Subjekti ka marrë vlerësim pozitiv edhe për tre dosjet e përzgjedhura prej saj dhe pesë të shortuarat. Po ashtu, pjesa më e madhe e 10 denoncimeve nga publiku kanë rezultuar pa probleme, ndërsa që u relatuan gjerësisht tre denoncime, ku u ngritën edhe dyshime për ushtrimin e detyrës në kushtet e konfliktit të interesit, për të cilat Lules i janë kërkuar shpjegime.

Denoncuesi F.A. ka pretenduar se subjekti nuk ka kryer hetime lidhur me kallëzimin e bërë prej tij ndaj djemve të dajës, duke pretenduar se kishin manipuluar dëshminë e trashëgimisë duke falsifikuar provat, e për rjedhojë kishin përjashtuar nga trashëgimia nënën e tij.

Megjithëse kallëzimi ka qenë për falsifikim dokumentesh, prokurorja Lule ka vendosur mosfillimin e hetimit për “shpërdorim detyre” me argumentin se fakti nuk parashikohet si vepër penale. Ndërkohë, ka rezultuar se nuk ka hetuar lidhur me pretendimin për falsifikimin e dokumenteve me arsyetimin se nuk janë pretenduar dokumente konkretë. Faskaj vërejti se kallëzuesi kishte evidentuar se falsifikimi ishte kryer në dëshminë e trashëgimisë së pretenduar.

KPK ka verifikuar edhe proceset civile lidhur me këtë çështje, ku të paditurit janë mbrojtur nga vëllai i bashkëjetuesit të subjektit. Faskaj sqaroi se vendimi i mosfillimit është marrë në tetor të vitit 2012, ndërkohë që subjekti ka e ka deklaruar bashkëjetesën një vit më vonë. Por nga hetimi administrativ është konkluduar se tre javë pas marrjes së vendimit të mosfillimit për këtë çështje, prokurorja Lule ka udhëtuar me bashkëjetuesin për të takuar vëllanë e saj në Itali.

“Ky fakt ngre dyshim se në kohën e marrjes së vendimit, subjekti ka patur njohje me bashkëjetuesin prandaj ngrihen dyshime se ajo e ka hetuar këtë çështje në kushtet e konfliktit të interesit,” pohoi Faskaj.

Prokurorja Lule deklaroi se nuk rezultonte të kishte pasur dokumente të falsifikuara dhe se kjo çështje mund të marrë zgjidhje vetëm nëpërmjet procesit civil. Lidhur me përcaktimin e veprës penale “shpërdorim detyre”, Lule tha se mund të ishte gabim nga pakujdesia pasi mund të ishte punuar mbi ndonjë vendim tjetër.

Ajo tha se nuk njihej me vëllanë e bashkëjetuesit G.H. në kohën e hetimit të kësaj, cështje. “Me bashkëjetuesin jam njohur në tetor të vitit 2013,” deklaroi ajo dhe sqaroi se udhëtimi nuk ishte kryer me të njëjtën makinë. Lule sqaroi se G.H. kishte qenë avokat i të kallëzuarve një vit më parë në çështje civile dhe se nuk kishte nga ta njihte. Ajo këmbënguli se nuk kishte qenë në konflikt interesi në hetimin e kësaj çështjeje.

Komisioni konstaton se subjekti nuk ka kryer hetim edhe mbi kallëzimin e kryer nga denoncuesi tjetër A.C., i cili ka pretenduar se Lule ka zvarritur në mënyrë të qëllimshme hetimet dhe më pas ka vendosur mosfillimin e hetimit. Por prokurorja tha se: “Gjykata është shprehur se hetimet janë të plota”. Në fund prokurorja Silvana Lule kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 29 tetor, ora 09:30.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Aktualitet Aktualitet KPK Prokurorja e Tiranës Silvana Lule KPK Prokurorja e Tiranës Silvana Lule

Sondazh

Poll

Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ka dakortësi

Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ka dakortësi

Spaho: Kontrolloni veten, na keni quajtur bagëti e tufë, ju respektojmë si motrat tona

"Mungon insulina", Manastirliu: Kemi 17 lloje, dysheku i duhet spitalit, jo Ficos

Berisha për Ramën: Nuk e shplani dot! Spiropali: Atje çove djalin e preferuar me flokë të lyera

"Stolisni kolltukun", Spiropali-Dules: Ju protestën e katranit, kapeni pas flokëve të Saliut

Berisha e krahasoi me Gaddafin, Ekonomi: Rama është brand ndërkombëtar, s'kemi ç'të bëjmë

Berisha lexon mesazhin: Prej 30 ditësh nuk gjejmë insulin, ju quani ‘brend’ Ramën

Berisha denoncon vëllain e komandantit të Gardës: Artan Sako mori tender me 99.9% të fonfit limit

Berisha paralajmëron Ballën:6i kam gati për ty,shumë shpejt do shpallesh në kërkim si Gentian Sharra

Zhupa: Më 7 korrik proteston fermeri, i riu dhe pensionisti, i keni ndarë të nënës e të njerkës

"Bëtë festë për grurin", Balla-Zhupës: kemi 5-fishuar eksporter, për 1 hektar japim 80 litra naftë

Akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit, Salianji: Politikë zhvatje

Salianji: Rama dhe Braçe kanë shqetësim të madh, iu kanë humbur lopët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ish-zv.drejtori i Policisë Nushi i drejtohet mediave: Ikni na lini rehat

'Nëse votojmë kundër i bëjmë nder qytetarëve'/ Tabaku: Akti normativ ka hyrë në fuqi

'Ministria ka dhënë 22 mln mbështetje' Krifca: 5 muajt e parë të vitit ishin të mirë për fermerët

'Akti serviret gabim'/ Sula: Pse të kompensohen kompanitë që marrin fonde publike

Pyetet për protestën e 7 korrikut, Alizoti: Po më duket vetja superstar, s'më ka njoftuar njeri

Protesta e 7 korrikut, ankohet Arbi Agalliu: Ma vunë emrin në listë pa më pyetur fare

Deklaratat e Alibeajt/ Këlliçi: Kushdo që tenton të vrasë protestat është në shërbim të qeverisë

Braçe kundër Ramës: Se thoni i ka numëruar gabim lopët Erioni. Bujku po del me humbje, duhet bursa

Rezoluta për Srebenicën, Balla:Shumë shpejt dorëzojmë në Kuvend dokument me rëndësi edhe për Kosovën

PS nuk e "lëshon" Olta Xhaçkën, Balla: Akuzat, flluska sapuni

Kriza e çmimeve, ministrja Ekonomi: Ekonomia jonë ka rezistuar, njerëzit kanë vënë lekë në bankë

Rama "kap" tek Samiti i NATO presidentin bullgari, i flet gjithë këmbë e duar: Mbase lajm i mirë

Duma: Ju shqetësoheni që aksionerët e peshqve të mëdhenj, votojeni për ato të 10-të. Tallje!

'Kursimet janë rekord'/ Ahmetaj: Do prezantojmë paketë tjetër ndihme, çmimi i naftës është i lartë

'Ekonomia po rritet'/ Ibrahimaj: Po të mos kishim bordet, do ishte shtrenjtuar çmimi i naftës

'Ankohet' për ministren, Spaho: Ka fjalimin e njëjtë si për Butrintin e Ukrainën

Kompensimi i çmimeve/ Dhurata Çupi: Minatorët e Bulqizës s'u jepet asnjë investim

Refuzon thirrjen e Berishës! Protesta e 7 korrikut, Xhaferraj: S'do marr pjesë

Protesta e 7 korrikut, Flamur Hoxha: E kemi për detyrë të bashkohemi

Java çame/ Idrizi i përgjigjet Dendias: Kush nuk ekziston? Duam falje publike nga Greqia

7 korriku, Salianji konfirmon pjesëmarrjen: Kemi 1001 arsye për të protestuar

Protesta e 7 korrikut, Ina Zhupa konfirmon pjesëmarrjen: Detyra minimale e çdo deputeti

Protesta e 7 korrikut, Gazment Bardhi: Gjithmonë krah qytetarëve, jo autokratëve

Protesta e 7 korrikut/ Agron Duka i bashkohet Berishës: Do jemi prezent për të dhënë një mesazh

7 Korriku/ Grida Duma: Jam pro, Berisha ka bërë shumë mirë që i ka përfshirë deputetët

Protesta e 7 korrikut/ Alibeaj: Para se Berisha të shkojë te sheshi, të vijë të flasë për oligarkët

S'merr pjesë në protestën e Berishës, Açka: S'do jem fizikisht, i bëj me fjalë

Protesta e 7 korrikut, PD përgatit terrenin, ngre dy grupe pune, kush merret me Tiranën e qarqet

Aksidetohet turistët çekë në Tamarë, makina del nga rruga

Aksion në Elbasan/ Mbajti peng një person, arrestohet në mes të ditës Thanas Beko

Komisioni për Hartën gjyqësore/ 'Më vjen të qesh', Maks Haxhia: Më morën në telefon, ishte anulluar

Policia Rrugore kontrolle në Tiranë, vendosen 268 masa administrative dhe pezullohen 21leje drejtimi

Rama takohet me Biden, e prek në kurriz e i thotë diçka, presidenti i SHBA-së ngel me gojë hapur

Reforma Territoriale, Xhelal Mziu: Të bejmë një tur, marrim eksperienca, është çështje komplekse

Komisioni për Reformën Territoriale, caktohen ekspertët teknikë! Mziu: Të bëjmë tur në rajon

Rama dhe bashkëshortja e tij priten nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe mbretëresha

Policia “aktivizon” dronët, shoferët që nuk respektojnë këmbësorët në vizat e bardha do ndëshkohen