Berisha nxjerr emrat e kandidatëve për Kryesinë e PD, 'suprizë' Ina Zhupa
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka depozituar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për të...
Foto ilustruese TIRANË- Mbaron mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Në takimin e sotëm, i cili ka ni...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Parisit, bashkë me gruan dhe djalin për të parë në stadium ndeshjen e ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur të gjitha aktivitetet që do të lejohën që prej datës 1 qershor, si pjesë e skenarit për lirimin e masave ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për shtyp, Manastirliu ka deklaruar se prej datës 1 Qershor do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, do të hapen çerdhet e kopshtet dhe do të lejohen një seri aktivitetesh të tjera.
Duke nisur nga 1 qershori, do të lejohen edhe kampionatet sportive por pa praninë e publikut. Gjithashtu do të rihapen edhe parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat.
Një detaj tjetër i rëndësishëm është edhe heqja e kufizimit të orarëve për qytetarët dhe bizneset gjatë fundjavës. Megjithatë nuk do të lejohet lëvizja e rezidentëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta deri të hënën.
Mbyllur deri në një moment të dytë do të jetë edhe transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve, i cili do të publikohet së shpejti. Ndërsa deri më datë 23 Qershor do të mbeten të mbyllura aktivitetet kulturore, kinematë, teatret, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike.
“Nisur nga vlerësimi epidemiologjik deri tani, sipas vendimit të Komitetit Teknik është vendosur që të ndjekim planin e miratuar në strategjine e rihapjes dhe nga data 1 Qershor: Lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, pa kufizim. Do të hapen çerdhet dhe kopshtet, duke zbatuar protokollet e sigurisë së miratuar. Do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes së karantines dy/javore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC”, tha Manastriliu.
Duke bërë të ditur se edhe plazhet do të hapen prej 1 Qershorit, Manastirliu theksoi se kush nuk zbaton procedurat e publikuara do të penalizohet.
“Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posatcme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur peër këtë periudhëe dhe që do të administrojë lejet per cdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet”, tha Manastirliu.
Në fund të deklaratës së saj për shtyp, Manastirliu ka ripërsëritur se gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk ka përfunduar duke bërë sërish thirrje për kujdes në mënyrë që të shmangin infektimet.
“Një thirrje për më shumë përgjegjshmëri për të gjithë aktorët, palët politike, organizatat, që së bashku të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të mos rrezikojmë, duke thyer rregullat në një kohe kur virusi nuk është zhdukur dhe ku grumbullimet publike favorizojnë përhapjen e tij. Situata e epidemisë nuk ka përfunduar. Ndaj kjo fazë e hapjes së madhe dhe lirisë aq shumë të dëshiruar për të gjithë duhet patjeter të shoqërohet me vetëndergjegjësim të lartë, për të zbatuar ato që secili prej nesh ka në dorë: Distancimin fizik; Masat e Higjenës Personale; Zbatimin e Protokolleve në aktivitetin e përditshëm. Vetëm kështu mund ta gezojmë lirinë në normalitetin e ri”, u shpreh Manastirliu.
Megjithatë edhe me hapjen, ka edhe kufizime. Sipas autoriteteve, vendi ngre ‘frenat e emergjencës’ në momentin kur numri i personave të shtruar në spital të shkojë 80 pacientë. Deri më tani në Shqipëri janë shënuar gjithsej 1099 persona të infektuar. Në spitalin Infektiv aktualisht po trajohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANW-Pak momente më parë është mbyllur takimi i radhës i Këshillit Politik. Në përfundim të takimi 3 orësh, Rudina Hajdari u shpreh se palët nuk ranë dakord p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar skenarin sesi vendi do të ‘lirohet’ nga masat e marra për përhapjen e koronavirusit duke nisur nga 1 qershori.Në...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi ditën e sotme në selinë blu, krerët e partive opozitare, ku temë kryesore diskutimi ishte reforma...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka përfunduar shpejt e shpejt konferencën me gazetarët, për të cilën lajmëroi mëngjesin e sotëm. Kreu i shtetit nxitoi dhe dha për...
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konferencë për gazetarët është shprehur edhe për lajmin e publikuar fillimisht nga Dosja.al lidhur me opinionin e Komis...
Tiranë- Presidenti i vendit Ilit Meta ka deklaruar në konferencën e sotme se deri më 31 maj duhet të përfundojë Reforma Zgjedhore. Ai tha se mezi pret që të fi...
TIRANË– Biseda me Ambasadoren Yuri Kim ishte e sinqertë dhe interesante. Sidoqoftë ishte jo-rekord dhe kishte pak për të raportuar përtej disa informacione...
Tiranë- Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me bizneset në njësinë numër 8 në Tiranë. I shoqëruar nga Jorida Tabaku, ...