Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Dyshohet për vrasjen e foshnjës, përfundon në pranga 20-vjeçarja e huaj

Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

20 Dhjetor 2025, 17:12 Nga E.d
E rëndë në Tiranë! Dyshohet për vrasjen e
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka arrestuar një 20-vjeçare me shtetësi të huaj. Ajo u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet për vrasjen e një foshnje. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, duke theksuar se çështja është në fazë hetimore./Dosja.al

20-vjeçare “vrasja e foshnjës” policia

Sondazh

Poll