Aktualitet

Tentuan të fusnin në Shqipëri pajisje të ndryshme të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona në Dibër

Mbi dy të arrestuarit 54 dhe 40 vjeç, rëndon akuza për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.

20 Dhjetor 2025, 15:57 Nga E.d
Tentuan të fusnin në Shqipëri pajisje të ndryshme të
Foto ilustruese

DIBËR-  Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Dibër. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi gjatë  kontrollit të automjetit u gjetën pajisje të ndryshme, të cilat shërbejnë për kompletimin e pajisjeve të lojërave të fatit, pa u shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Mbi dy të arrestuarit 54 dhe 40 vjeç, rëndon akuza për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Degës Doganore Bllatë, në hyrje të R.SH.-së, në Pikën e Kalimit kufitar Bllatë, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin A.D., 40 vjeç, banues në Shkodër, dhe pasagjer shtetasin A.H., 54 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën pajisje të ndryshme (kasa metalike, qarqe elektrike, çelësa, butona), të cilat shërbejnë për kompletimin e pajisjeve të lojërave të fatit, pa u shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve të lartpërmendur, A.D. dhe A.H., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

dibër pajisje të ndryshme të lojërave të fatit 2 persona

Sondazh

Poll