Aktualitet

VIDEO/ Arrestohet 40-vjeçari i dënuar për dhunë në familje! Policia gjen në banesë e tij arsenal armësh

Personi me iniciale Q.D, ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit me 5 vite e 8 muaj pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje.

20 Dhjetor 2025, 14:27 Nga D.S

VIDEO/ Arrestohet 40-vjeçari i dënuar për dhunë në

Policia Kukës

KUKËS- Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar, banues në fshatin Mamëz të Kukësit, pasi ishte shpallur në kërkim një vit më parë. Personi me iniciale Q.D, ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit me 5 vite e 8 muaj pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje.

Gjithashtu , policia bën me dije se, 40-vjeçari akuzohej se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura. Unifromat blu, gjatë kontrollit në banesë, gjetën dhe sekuestruan, 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku. Këto materiale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim: Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite e 8 muaj burgim, ku i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“.

Në prill të vitit 2024, ky shtetas u arrestua pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje, si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura.Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan: 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

kukes

Sondazh

Poll