Aktualitet

Çfarë ndodhi në Shkodër? Sherr e grushte mes adoleshentëve, njëri me thikë në dorë (VIDEO)

Bëhet me dije se nxënës nga zona e Vaut të Dejës, pas përfundimit të mësimit, kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur pranë vendqëndrimit të furgonëve me të cilët ata udhëtojnë çdo ditë drejt shkollës dhe në kthim.

20 Dhjetor 2025, 13:37 Nga E. D
Çfarë ndodhi në Shkodër? Sherr e grushte mes
pamje nga sherri

SHKODËR- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme mes adoleshentëve në Shkodër. Bëhet me dije se nxënës nga zona e Vaut të Dejës, pas përfundimit të mësimit, kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur pranë vendqëndrimit të furgonëve me të cilët ata udhëtojnë çdo ditë drejt shkollës dhe në kthim.

Siç shihet edhe në pamje, dy grupe adoleshentësh fillimisht përplasen me grushte dhe më pas situata përshkallëzohet kur njëri prej tyre shihet duke mbajtur në dorë një thikë. Ai e nxjerr armën e ftohtë, vendos kapuçin e xhaketës në kokë dhe tenton të sulmojë rivalët. Fatmirësisht, nga ky konflikt nuk ka persona të plagosur apo të dëmtuar nga thika.

Gjithashtu në përplasjen mes adoleshentëve ka ndërhyrë edhe një zonjë, duke i ndarë të miturit dhe duke shmangur pasoja më të rënda. Ky nuk është rasti i parë që nxënës të shkollave pas mësimit zihen me thika me njëri-tjetrin dhe si pasojë konfliktet mes nxënësve të shkollave vijojnë të mbeten shqetësuese./Dosja.al

sherr mes adoleshenteve ne shkoder

Sondazh

Poll