Aktualitet

Tregtonin lëndë piroteknike, nis hetimi për 2 pronare marketesh në Kolonjë

Në kuadër të kësaj janë sekuestruar 52 kuti me lëndë piroteknike, të ndaluara për tregtim.

20 Dhjetor 2025, 14:51 Nga E.d
Tregtonin lëndë piroteknike, nis hetimi për 2 pronare marketesh
Foto ilustruese

KORÇË- Policia ka kryer kontrolle në disa markete në Kolonjë, me qëllim ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Si rezultat i kësaj, policia ka nisur procedimi penal për dy pronare marketesh që i tregtonin lëndë piroteknike. Në kuadër të kësaj janë sekuestruar 52 kuti me lëndë piroteknike, të ndaluara për tregtim.

Njoftimi i policisë

Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Si rezultat i kontrolleve, u konstatuan 2 markete, në të cilat mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim shitjen e tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetase, pronare të marketeve që i tregtonin, konkretisht: T. R., 67 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në marketin e saj u gjetën 49 kuti me lëndë piroteknike (2918 kapsolla); Z. I., 56 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në marketin e saj u gjetën 3 kuti me lëndë piroteknike (170 kapsolla).

Në total u sekuestruan 52 kuti me lëndë piroteknike (3088 kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm dhe të rrezikshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

kolonjë 2 pronare lëndë piroteknike

Sondazh

Poll