Aktualitet

Mjegulla mbulon aksin Kalimash-Morinë/ Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Sipas policisë, për shkak të prezencës së mjegullës, ku shikueshmëria është e reduktuar, të ulet shpejtësia dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të shërbimit rrugor.

20 Dhjetor 2025, 13:40 Nga D.S
Mjegulla mbulon aksin Kalimash-Morinë/ Policia apel qytetarëve: Ulni
Kalimash- Morinë

KUKËS- Policia Rrugore e Kukësit, ka njoftuar përmes një njoftimi zyrtar, qytetarët që lëvizin në aksin e Tunelit të Kalimashit-Morinë, të shtojnë kujdesin gjatë udhëtimit. Sipas policisë, për shkak të prezencës së mjegullës, ku shikueshmëria është e reduktuar, të ulet shpejtësia dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të shërbimit rrugor.

Uniformat blu bëjnë me dije se, shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

Njoftimi i Policisë

“Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve”, thuhej në njoftim./Dosja.al

njoftim kalimash-morine

Sondazh

Poll