Aktualitet

E pazakontë në Sarandë! Persona të paidentifikuar dëmtojnë gomat e tetë automjeteve gjatë natës

Sipas informacioneve paraprake, në lagjen nr. 4 autorët kanë shpuar gomat e tetë automjeteve.

20 Dhjetor 2025, 15:11 Nga E.d
E pazakontë në Sarandë! Persona të paidentifikuar
Foto ilustruse

SARANDA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Disa automjete, të cilat ishin të parkuara gjatë natës, janë dëmtuar nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia. Sipas informacioneve paraprake, në lagjen nr. 4 autorët kanë shpuar gomat e tetë automjeteve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi rastin dhe identifikimin e autorëve. Nga hetimet e deri tanishme dyshohet se kjo mund të jetë kryer nga persona nën efektin e alkoolit./Dosja.al

saranda automjete autor

Sondazh

Poll