Aktualitet

EMRI/ U gjet i shtrirë në tokë me shenja dhune, përkeqësohet gjendja e 42-vjeçarit, futet në intubim te Trauma

Kaso u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

15 Korrik 2024, 13:47 Nga S.B
EMRI/ U gjet i shtrirë në tokë me shenja dhune,
foto ilustruese

TIRANË- Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit të gjetur mëngjesin e sotëm të shtrirë në tokë me shenja dhune. 42-vjeçari është identifikuar si Rigel Kaso nga Bilishti.

Mësohet se për shkak të dhunës dhe plagëve të shumta në kokë dhe trup, Kaso është futur në intubim në spitalin e Traumës. Kaso u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Vijon puna për identifikimin e autorëve si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

trauma tirane dhune

Sondazh

Poll