Aktualitet

Drejtonin automjetet pa patentë, procedohen penalisht tre të mitur në Shkodër

Me rastet do të merret Prokuroria Shkodër.

15 Korrik 2024, 12:40 Nga S.B
Drejtonin automjetet pa patentë, procedohen penalisht tre të mitur
foto ilustruese

SHKODËR- Procedohen tre të mitur në Shkodër. Mësohet se të miturit të moshave 17, 16 dhe 14 vjeç, janë kapur duke drejtuar automjetet pa patentë.

Me rastet do të merret Prokuroria Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Sektori i Policisë Rrugore Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (17 vjeç, 16 vjeç dhe 14 vjeç), pasi u kapën ne akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.

shkoder patente

Sondazh

Poll