Aktualitet

Ushtroi dhunë ndaj nënës dhe dëmtoi orenditë e shtëpisë, arrestohet i riu në Tiranë

Ndaj të riut rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe "Shkatërrimi i pronës".

15 Korrik 2024, 11:53 Nga S.B
Ushtroi dhunë ndaj nënës dhe dëmtoi orenditë e
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohet një 23-vjeçar në Tiranë. Mësohet se 23-vjeçari A.B ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij si dhe ka dëmtuar orenditë në shtëpinë e tyre.

Ndaj të riut rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe "Shkatërrimi i pronës".

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës". 23-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij si dhe ka dëmtuar orenditë e banesës së tyre.

dhune tirane arrestim

Sondazh

Poll