Aktualitet

VIDEO/ “O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren", iu vu tritol shtëpisë ku jetonin dy motrat në Elbasan, dalin detaje të reja

Mësohet se banesa është marrë me qira nga Alda Nikolli, ku jetonte së bashku me motrën e saj të njohur për mediat sociale Xhovana Nikolli.

15 Korrik 2024, 12:16 Nga S.B
VIDEO/ “O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren", iu vu tritol
Xhovana dhe Nuredin

ELBASAN- Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Në derën e apartamentit të dy motrave të cilat jetonin me qira, u vendos tritol ku nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i tyre që banonte përballë, Enea Themollari.

Mësohet se banesa është marrë me qira nga Alda Nikolli, ku jetonte së bashku me motrën e saj të njohur për mediat sociale Xhovana Nikolli. Vetëm një ditë para shpërthimit të tritolit, Xhovana ka postuar në rrjetet e saj sociale një video ku përmend të arrestuarin për disa ngjarje kriminale Nuredin Dumanin.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani, se ke iden çfarë mund ti bëj se më njëh mirë.” thot Xhovana Nikolli në video.

 

Kur u pyetën lidhur me ngjarjen e rëndë dhe lidhjen e tyre me të, motrat kanë mohuar çdo gjë, si dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd.

Pistë tjetër ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pronari i shtëpisë me qira, Besnik Braka i cili rezulton me precedentë penal. Më parë Brakës i është vrarë edhe një vëlla. Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës.

 

 

tritol ne elbasan xhovana nikolli nuredin dumani

Sondazh

Poll